• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse

20:07 : 15/07/2024
në BOTA

Një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Britanisë tregon se shumë vende perëndimore ende mbështeten tek lënda djegëse bërthamore ruse për përdorim në centralet bërthamore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, pavarësisht se Perëndimi është përpjekur të shkëpusë lidhjet ekonomike me Kremlinin pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, vendet perëndimore ende varen nga lënda djegëse bërthamore ruse për të prodhuar energji elektrike.

Franca ka 56 reaktorë bërthamorë, që prodhojnë rreth dy të tretat e energjisë elektrike të vendit. Franca është gjithashtu një nga klientët më të mëdhenj të Rusisë për uraniumin e pasuruar që përdoret në centralet bërthamore, sipas një raporti të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, shkurtimisht RUSI, me seli në Londër.

Analiza vë në dukje se pavarësisht masave për të ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë, disa vende perëndimore ende varen tek lënda djegëse bërthamore që tregtohet nga Rusia. Zëri i Amerikës bisedoi me autoren e raportit, Darya Dolzikova.

“Që nga fillimi i vitit 2022 Franca ka shtuar ndjeshëm importin e uraniumit të pasuruar nga Rusia. Një rritje prej 184%”.

Lexo edhe:

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

Madje kompania franceze EDF po planifikon një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë shtetërore ruse, Rosatom për përpunimin e uraniumit në Gjermani. Por nuk është vetëm Franca. Raporti detajon eksportet ruse për Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Holandën.

“Rusia vazhdon të jetë eksportuesi më i madh në botë i uraniumit të pasuruar dhe shërbimeve të pasurimit. Në shkallë botërore, Rusia mbulon rreth 44% të kapacitetit total të shërbimeve të pasurimit”, thotë Darya Dolzikova me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Mbështetja botërore për energjinë bërthamore pësoi rënie pas incidentit në centralin bërthamor Fukushima të Japonisë në vitin 2011.

Mes përpjekjeve për uljen e ndotjeve nga karboni, shumë vende e kanë përqendruar vëmendjen tek energjia bërthamore. Në një takim të kohëve të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Bruksel, disa udhëheqës bënë thirrje për riinvestim në energjinë bërthamore.

“Për të përshtatur zinxhirët e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithashtu për t’u shkëputur nga furnizimi rus. Por duhet që ne t’i balancojmë gjërat. Nëse duam të ulim ndotjet nga dioksidi i karbonit, ne duhet të sigurohemi që centralet tona bërthamore funksionojnë”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.

Instituti me seli në Londër, RUSI, vlerëson se gjatë vitit 2023 Rusia shiti në tregun global uranium të pasuruar me një vlerë prej rreth 2.7 miliardë dollarë.

Raporti thotë se janë rritur eksportet drejt Kinës, duke ngritur dyshime se Pekini mund të importojë uranium të pasuruar nga Rusia për të lehtësuar eksportet më të mëdha të furnizimit me uranium të pasuruar nga Kina.

“Sanksionet, ose çdo lloj kufizimi, duhet të jenë shumëpalëshe. Ose në të kundërt, si rezultat i kompleksitetit të furnizimit me uranium të pasuruar dhe zinxhirëve të furnizimit me lëndë djegëse, Rusia do të gjejë hallkën më të dobët të kufizimeve në përpjekje për vazhduar qasjen në tregjet perëndimore”, thotë Darya Dolzikova me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Vendet perëndimore po përpiqen të rrisin pavarësinë e tyre bërthamore. Franca po rrit kapacitetin e pasurimit të uraniumit me mbi 30%, sipas raporteve të industrisë bërthamore.

Firma amerikane Westinghouse dhe firma ukrainase Energoatom kanë filluar prodhimin e uraniumit të pasuruar që mund të furnizojë ish-reaktorët sovjetikë në Evropën Lindore, nga një objekt në Suedi.

Raporti thotë se do të duhen të paktën dy vjet që Perëndimi t’i japë fund varësisë nga lënda djegëse bërthamore ruse./VOA

Etiketa: lende berthamoreRusiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025
BOTA

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

20:48 : 21/07/2025
BOTA

Tarifë 250 dollarë për vizat jo-imigruese për në SHBA

19:42 : 21/07/2025
BOTA

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

18:09 : 21/07/2025
BOTA

VIDEO/ Makina përplas turmën në Los Angelos, 28 të plagosur

14:26 : 19/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
Para

FOTO/ 11-shja ideale, ky është formacioni më i mirë i EURO 2024

TË GJITHA

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, zbardhet vendimi që nxori nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

16:41 : 22/07/2025

47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët

16:39 : 22/07/2025

Dhurata e DSHQ-së për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com