• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Beleri shkon në PE, por Berisha nuk lejohet të marrë pjesë në parlamentin shqiptar

20:02 : 12/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Burimi 

Kjo drejtësi apo kjo qeveri shqiptare që përbëjnë dy anet e të njëjtës medalje po humbasin dhe pikën më të fundit të moralit dhe dinjitetit në publik.

Shumë lajme zbulojnë sot se po realizohet ultimatumi i datës 16 korrik që kryeministri grek Micotaqis i vuri Edi Ramës: ose Fredi Beleri të lejohet atë ditë të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin europian meqënëse tani është eurodeputet, ose Rama të gjejë « vrimë ku të futet ». Nëse ky ultimatum transformohet në realitetin e imponuar nga Greqia , Shteti shqiptar i parë në tërësinë e tij si Qeveri dhe Drejtësi nuk mund t’i bëjë bish kësaj pyetje uluritëse :

Si është e mundur që nje person i dënuar me dy vjet burg nga drejtësia shqiptare, Fredi Beleri, të autorizohet të shkojë në Parlamentin europian dhe të kryejë misionin e tij si i zgjedhur përpara atyre që e kanë zgjedhur në Europë, ndërsa i padënuari Sali Berisha, me asnjë ditë burg, nuk lejohet që edhe ai po ashtu të kryejë minimalisht funksioin e tij si i zgjedhur përpara zgjedhësve të tij shqiptarë! Ka diçka që nuk shkon në këtë paralele asimetrike, diçka që të fyen jo vetëm llogjikën dhe intelektin por dhe qënien si demos, si anëtar i një shoqërie demokratike ku shpreson se Shteti të respekton.

Pse disa zgjedhës, ate europianë trajtoihen në këtë histori sitë nënës dhe u lejohet të përfitojnë nga i zgjedhuri i tyre, europarlamentari Beleri ndonëse ky është shpallur kriminel nga drejtësia e një vendi sovran, ndërsa zgjedhësit shqiptare trajtohen si të njerkës bash nga qeveria dhe drejtësia shqiptare dhe nuk kanë të drejtë të përfitojnë edhe ata nga deputeti i tyre Sali Berisha!

Lexo edhe:

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

Nëse kjo ndodh, kjo do të përbëjë një njollë të pashlyeshme në demokracinë e brishtë shqiptare. Kjo do të jetë një mohim i vetë demokracisë! Për t’u pajtuar me Kryeministrin grek që po ngre Ëashingtonin dhe Brukselin kundra homologut të tij shqiptar, Edi Rama nuk e ka fare problem të sakrifikojë parimet bazë të demokracisë dhe vetë popullin shqiptar.

Po asistojmë në momentin simbolik sesi shfryhet Edi Rama, si një gjel të cilit Greqia ia shkuli puplat një nga një dhe që sillet tani në mënyrën më burracake që mund të egzistojë , autorizon politikanin e Greqisë të shkojë tek të zgjedhësit grek dhe shkel me këmbë politikanin shqiptar duke mos i lejuar atij, ndonëse i padënuar të bëjë poltikë pranë zgjedhësve shqiptarë. A imagjinihet Biden dhe Drejtësia amerikane të pengojë Trumpin të bëjë politikë jo vetëm kur ishe nën hetim por as dhe tani që ish presidenti figuron si i dënuar. Fakti është se Drejtësia dhe qeveria shqiptare në menyrën më të perulët po përgatiten sipas shumë burimeve të lajmeve të organizojnë transferimin e një të burgosuri deri në Strasburg thjesht për t’iu nënshtruar Greqisë. Cfarë justifikimi do të gjejnë tani ata që nuk e lejojnë Berishën, i padënuar fare të shkojë në këmbë vetëm 500 metra deri në Kuvendin e shqiptarëve ku dhe ai të betohet se do të vazhdojë deri në fund luften e tij politike kundra këtij sistemi kleptokratik e aspak demokratik !

Po aq fyes qe dhe angazhimi i menjehershëm i drejtësisë shqiptare të përshpejtojë hetimin ndaj ish ministrit Beqja sapo rezultoi se ky ka prekur interesat e taksapaguesve europiane. Por, kur bëhet fjala për dëmet e pësuara nga taksapaguesit shqiptarë të vjedhur dhe të grabitur edhe ata nga koncesionet dhjetëra milionëshe të ministrisë së shendetësisë, Drejtësia shqiptare nuk tregon po të njëjtin zell qe ndërmerr për të shërbyer taksapaguesin europian! C’është ky vend ku dy kategori qytetarësh jane krijuar, ata europianë dhe ata shqiptarë. Të të diskriminojnë në tokë të huaj edhe ndodh, dhe këtë do kish bërë pa teklif Le Pen po të kish marrë pushtetin në dorë në Francë.

Por që të ndodhë e kundërta, të diskriminohesh në vendin tend sepse prioriteti i jepet zgjedhësve europianë, ky është një rekord kobzi që vetëm Shqipëria e Edi Ramës e mban.

Ndaj nuk duhet toleruar transferimi i Fredi Belerit në Parlamentin e Europës pa lejuar më parë Berishën të rivërë dhe ai këmbën në Parlementin e Shqipërisë. Nëse kjo ndodh për njërin dhe nuk lejohet për tjetrin, për këtë arsye por edhe për shumë te tjera në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës duhet të gdhendet me germa të mëdha për tokësorë dhe jashtetokësorë që vijnë në Shqipëri : Këtu, Ligjin e bën Maliqi

Etiketa: beleriBerishaburgimGenc Burimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Takimi në Aruba/ Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist

18:09 : 26/09/2025
Para

Kuvendi kërkesë KLGJ-së: Zgjidhni stokun e çështjeve dhe boshllëqet me gjyqtarë

TË GJITHA

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com