• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rrno me protestue e mallkimin “Rama” me e rrzue

10:06 : 11/07/2024
në BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

At Zef Pllumi pas daljes nga ferri burgjeve të diktaturës shkroi librin e tij testament “Rrno për me tregue”. Plot rrëfime tronditëse të vuajtjes, sakrificës, genocidit, laboratorit të torturës së regjimit vrasës. Duke dëshmuar trishtimin se kur një komb nuk mundet me kontrollue bijtë e tij të këqij, si ka punët mirë me fatin.

Sot burgu i ndërtuar nga Rama dhe çeta e tij, trashëgimtarët e keqbërësve të diktaturës, është më i madh, në dukje modern, por në përmbajtje vrasës. Plaçkitje deri në qindarka. Privatizim e kriminalizim zyrash publike. Me katër ministra në burg, mbi 25 bashkiakë në qeli e rrotull tyre, me miliarda euro nga Mafia nëpër duar, qeverisja është bërë Armiku te Porta.

Kryeministri nuk ikën duke e lutur. Nuk largohet duke e qortuar. Pandeh se është shpallur mbret. Kujton se ia kanë lënë trashëgimi. Nuk lëviz fundshpinën sa kohë është bërë sundues i gjithçkaje. Një qeveri kontrolluese e gjykatave dhe prokurorive, po ndërton regjimin e ri diktatorial me shtrat modelin e vjetër.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

Rama ka rikthyer sistemin nga është prodhuar, atë të etërve të qoftëlargut. Moszbatimi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të përsëritur është shembja e sundimit të ligjit dhe njohja e ligjit të vetëm partiak.

Burgosja politike e liderit të opozitës, Berishës, është tregues dhune për çdo rezistencë kundër autoritarit qeverisës. Kartelet e Mafias ndërkombëtare si Sinaloa, Ndrangheta, Cosa Nostra, Soros, Sacra Corona, Camorra, etj, janë qiramarrësit kriminalë të Shqipërisë.

Protestues sot është një komb.

Sepse janë larguar nga banesat e tyre trojet e tyre, pronat e tyre, duke u hequr çdo mundësi.

Duke i ndëshkuar me papunësi. Duke i vrarë me shëndetësi. Duke i injoruar me arsim. Duke u pakësuar liritë në ekstrem. Duke i taksuar edhe për frymën. Duke u ndotur ajrin si të jetë shpërthyer një luftë kimike. Duke shpartalluar mundësinë se një gjykatë ka mundësi t’i thotë jo, çmendurive të pushtetit. Ku një bashkiak si Veliaj në Tiranë privatizon qytetin dhe zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur ato të oborrit familjar e sejmenëve të tij.

Kjo është pengmarrje e qytetit prej një milionë banorësh.

Shqipëria po zhbëhet, po tkurret, po denatyralizohet. Po mpaket duke u bërë një magazinë mbetjesh. Po shkon drejt të bërit ish. Qoftëlargu i çmendur ka krijuar ishujt e shpopullimit. Kemi me mijëra, kinezë, ujgurë, bangladeshas, afganë, iranianë, sirianë, filipinas, indonezianë, afrikanë, e një turli i pafund racash. Vetëofruesi Kryeministër për ta bërë Shqipërinë një azil për halle shtetesh në këmbim të pushtetit, është tregti me vdekjen tonë si komb. E gjitha për lajthitjet e shëndetit mendor të një individi.

Kjo është kohë përballjeje.

Kohe lufte me të keqen.

Është beteja e fundit për të mos u dorëzuar, për të mos kapitulluar. Është përballja për të mos noterizuar Diktaturën e dytë, 34 vjet pas gjysëm-shembjes së të parës. Ai nuk do ikë nga një protestë. Por do të largohet me çdo kusht, nëse ne e bëjmë çdo orë jete protestë e rezistencë. Nëse çdo shqipdashës kudo qoftë në planet, ngrihet e vjen të heqë mallkimin “Rama” nga kurrizi i vendit të vet. Sot nuk duhet të rrojmë si dëshmitarë, por si luftëtarë. Protestë për t’i treguar çdo banditi në zyrat publike dhe ortakëve jashtë, se populli ka vendosur.

Asgjësimin tuaj shpëtimin e Shqipërisë. Ndaj Rrno me protestue e me rrzue të keqen e madhe. Nis në orën 20 me 11 korrik 2024 në Tiranë, përfundon kur kanibalët sundues të rrëzohen..

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Ramaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

17:44 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

16:48 : 03/11/2025
AKTUALITET

Projektligji për barazinë gjinore, Berisha: Rama po mohon familjen tradicionale nën ndikimin e Sorosit

16:35 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Palloshi i gjatë”, Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

15:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025
Para

Kërkon lirinë, Dritan Dajti mbërrin në Gjykatën e Elbasanit/ VIDEO

TË GJITHA

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

21:01 : 03/11/2025

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com