Komisioni Rregullator në KQZ nuk ka miruat në mbledhjen e kësaj të marte projekt-vendimin për afatet e zgjedhjeve të 4 Gushtit për kreun e Bashkisë së Himarës.
Pas debateve të shumta, anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim të projekt-vendimit, duke e bërë kështu të pamundur miratimin, pasi duhej një shumicë votash 4 me 1.
Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj tha se vendimarrja e KQZ-së për ta shpallur mandatin e Fredi Belerit si të pavlefshëm nuk ka patur bazë ligjore, pasi sipas tij, ligji i dekriminalizimit bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit, duke shtuar më tej se vendimarrja është e pavlefshme.
Për shkak të vendimit të pavlefshëm të KQZ-së, sipas tij edhe dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj është akt i pavlefshëm, teksa shtoi se ai nuk priti afatin prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së në KAS.
Muharrem Çakaj gjithashtu deklaroi se data 4 Gusht për zgjedhjet e reja në Himarë ka qenë e paracaktuar, pasi sipas tij, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme nga të gjithë institucionet.
Ai kërkoi që të pritet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, ku Fredi Beleri ka ankimuar dekretin e kreut të shtetit dhe i ka kërkuar
“Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm. Pavarësisht kësaj, edhe në hipotezën se ky akt do vlerësohet nga gjykatat, në pikën 3 të këtij akti ne kemi të parashikuar që mund të bëhen ankim në KAS. Po ditën që është marrë vendimi i KQZ, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme gjithë institucionet kanë caktuar datën, që ishte e paracaktuar, datën 4 gushte për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt.”, tha Çakaj.
Ndërkohë, Ilirjana Nano u shpreh se anëtarët e Komisionit Rregullator nuk kanë kompetencë që të vlerësojnë vendimmarrjen e KQZ.
“S’jemi për të vlerësuar vendimmarrjen e KQZ. Nëse do ketë ankim është një organ tjetër që vlerëson mbi bazë ankimi vendimmarrjen”, tha Nano.
Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji deklaroi se Komisioni Rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ-së për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Sipas tij po pengohet procesi zgjedhor.
“Me atë çka ne gjykojmë, që ka të bëjë me llogaritjen e afateve, jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave. Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga. Po shkelni ligjit, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera. S’mund të pengoni procesin zgjedhor jashtë kompetencave”, tha Salianji.
Këtij të fundit iu kundlrpërgjigj anëtari Muharrem Çakaj, i cili tha se ky është intimidim dhe kërcënim dhe kërkoi nga kryetarja të merren masa për Salianjin. Gjithashtu, ai tha se socialistët kanë zgjedhur të bëjnë teatër, ku caktojnë datën e zgjedhjeve më 4 Gusht, teksa vendimin e marrin as 1 muaj larg, më 5 Korrik.
Muharrem Çakaj: Ajo që sapo tha Salianji, ishte intimidim dhe kërcënim. E ftoj të ruajë qetësinë dhe ta përdorë jashtë kësaj salle. Jeni të lirë të thoni çfarë të doni, nuk funksionon në këtë sallë. Sapo përmendi shpërdorim detyre, e ftoj ti thotë, por jashtë kësaj salle. Atë qasje është i lirë ta përdorë jashtë kësaj salle. S’mund të përdorë shprehje intimiduese apo kërcënuese. Nëse ne e kapërcejmë kompetencën ka një organ tjetër që shprehet, jo juve. Më bën çudi se si paskeni lëvizur ju nga qëndrimi, kur në këtë sallë, në 2019, ju keni mbështetur një ish kolegun tonë të asaj kohe, që e ka quajtur nul dekretin e presidentit. Pikërisht se po pezullimi në gjykatë i efekteve të dekreteve, përsëris që ky akt është i nxituar. Nuk cenon njeri procesin, por duhet që gjërat ti marrim brenda ligjshmërisë. Kemi nja 8 muaj që i kemi bërë me dije KQZ për uzurpim kërkesash dhe ankesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Ruani etikën.
Eridjan Salianji: Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova.
Muharrem Çakaj: Kanë zgjedhur të bëjnë teatër këtu, 4 gusht data e zgjedhjeve, dhe e marrin vendimin me 5 korrik, refuzoj të kem këtë qasje për zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj të kem çfarëdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga çdo lloj përfaqësues. Merrni masa për atë çfarë deklaroi Salianji këtu, përndryshe e kemi shkelur rregulloren.
Sipas projekt-vendimit që ishte planifikuar të miratohej në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator të KQZ-së, kandidatët do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, e cila do të nisë më 26 Qershor.
Sipas KQZ, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve, duke mos dhënë arsye pse është kaq me ngut për të mbajtur zgjedhje në Himarë në mes të Gushtit.
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, duke u garantuar kohë të mjaftueshme subjekteve zgjedhore për të shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve”, thuhet në projekt-vendim.
Gjitashtu, thuhet se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik. Nëse KQZ i kthen subjektit për plotësim kërkesën, atëherë ai ka 24 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin.
Kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës do të jetë Vangjel Tavon, të cilin Rama e kishte paracaktuar që prej më shumë se një viti, duke e emëruar në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorë. Me të Rama ka filluar prej kohësh fushatën, teksa janë fokusuar tek legalizimet.
Vangjel Tavon nuk e ligj asgjë me Himarën, teksa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kur ai garonte për deputet në Qarkun e Gjirokastrës nën siglën e LSI-së, akuzonte socialistët se kundër tij kishin blerë deri në 500 euro një votë, teksa denonconte dhe një sërë abuzimesh të tjera për krime zgjedhore nga mazhoranca kundër tij.
Emrin e Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama ia propozoi qeverisë greke si kryetar për Bashkinë e Himarës që një vit më parë, për të sheshuar përplasjet, duke qenë se ai i përket komunitetit grek, por në atë kohë u refuzua nga Athina zyrtare.
Ndërkohë, nuk dihet ende se si do të veprojë opozita për Bashkinë e Himarës, teksa emri që po qarkullon për kandidat është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.