• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’tregon 4 Gushti për zgjedhjet e ardhshme

20:27 : 09/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme farsë do të kemi në pranverën e ardhshme.

Ajo që pati ndodhur deri më tani përbënte më vete një skandal. Edi Rama përdori një polici që fabrikon prova, të mbështetur nga një dyzinë delenxhinsh në SPAK dhe në GJKKO, për të shndërruar në nul verdiktin e votuesve të 14 majit.

Në këtë kalvar 14 mujor, ne pamë të sfilonin dëshmitarë të rremë si Arsen Rama, kryepolicë me mendësinë e KGB-së, si Ermal Hajdini, procesverbale të fallcifikuara përgjimesh, prova të marra në mënyrë ilegale, para blerjesh votash nga të cilat ishin “zhdukur” gjurmët e paguesit, çertifikata penaliteti të fallcifikuara, vendime gjykatash për dëshmitarin e rremë që u mbajtën të fshehura.

Ky zinxhir manipulimesh, që është shumë më i gjatë, përmban brenda vetes një konkluzion të thjeshtë: zgjedhjet, vota e lirë, loja demokratike kanë vlerë, vetëm nëse përfituesi prej tyre i pëlqen Edi Ramës. Nëse është e kundërta, në vend që të gëzojë mandatin e popullit, ai përfundon në burg.

Lexo edhe:

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

Prandaj, prej kësaj fabule ngrihet pyetja se, ç’vlerë ka të hysh në garë, jo thjeshtë kundër kandidatit të rilindjes, por edhe kundër oligarkëve që e financojnë, gazetarëve që e zbukurojnë, banditëve që e trimërojnë, bashibozukëve të policisë që punojnë për të, mercenarëve të SPAK-ut që i shërbejnë dhe nëse ndodh mrekullia që mund të ngjajë një herë në njëqind raste, pra nëse arrin ta mundësh këtë koalicion të murmë, në fund ta zerojnë gjithçka duke të hedhur prangat.

Mjafton edhe kaq për të kuptuar farsën e votimeve tona. Por procesi Beleri nuk rresht së na surprizuari. Shpënia me këmbëngulje e planit të eleminimit politik të tij njollosi ditët e fundit edhe institucione të tjera. Ndërkohë që mandatin si kryebashkiak, pasi dënimi i tij mori formë të prerë, ligjërisht duhet ta ndërpriste kryeministri, ky i fundit i shkoi deri në fund lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Ai ia la në derë KQZ-së. Dhe me kokën ulur e rrokjet që me zi i dilnin Ilirian Celibashi, përdori trukun e ligjit të dekriminalizimit për ta marrë ai përsipër mbi vete këtë barë. Por, sado i zellshëm të tregohet ish ministri i Ramës që tani bën arbitrin e zgjedhjeve, ligji parashikon që i dëmtuari të ketë kohë për ankimim. Por meqë Rama i donte se s’bën zgjedhjet në 4 gusht, për t’i kapur rivalët të papërgatitur, për të shfrytëzuar një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e ulët, në lojën e shërbëtorit u thirr ushtar Begaj.

Presidenti i Republikës pa u konsultuar me kërkënd, sikurse ia kërkon posti, pa pritur afatet e ankimimit të Belerit, e mori të mirqenë djegjen e mandatit të tij dhe i shpalli zgjedhjet fiks në ditën që e urdhëruan. Pra shkurt, zinxhirit të “institucioneve të pavarura”, si policia, SPAK e GJKKO, që në garën e Himarës treguan se u bënë palë, i’u shtuan së fundi edhe KQZ e Presidenca. Ai që do të vendosë të konkurojë kundër rilindjes në 4 gusht, do ti ketë të gjitha këto kundër, duke u lutur që të humbasë, për ti shpëtuar më të keqes…burgut.

Natyrisht, fati i tij është i paracaktuar, por ai na shërben për të kuptuar një gjë: farsën gjithnjë e më të lexueshme të zgjedhjeve tona. Në këtë këndvështrim, Himara e 4 gushtit, është prova gjenerale e garës së 2025, kur kush do të tentojë të dalë kundër Ramës, do të ketë përballë gjithë shtetin e tij të presonalizuar./Lapsi

Etiketa: 4 GushtiBajram BegajEdi RamafarsehimareIlirjan Celibashivangjel tavoZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon SPAK-un

21:26 : 17/11/2025
AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

19:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025
Para

Alcaraz siguron gjysmëfinalen e Wimbledon, mposht me lehtësi Tommy Paul

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com