• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I akuzuar për drogë dhe armë/ Drejtori i shkollës në Durrës u arratis nga avllia kur pikasi Policinë

18:46 : 08/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni “Summer” i ekzekutuar një ditë më parë në Durrës, teksa një prej tre personave të shpallur në kërkim është edhe drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti.

Gjykata e Durrësit caktoi ditën e sotme masat e sigurisë ku 4 persona u lanë në “arrest me burg”, 7 të tjerë në “arrest në shtëpi” dhe 4 në “detyrim paraqitje”, nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike dhe dy prej tyre për “armëmbajtje pa leje”.

Nga dosja e Prokurorisë, mësohet se drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti ndodhej në oborr të banesës së tij në momentin kur kanë shkuar efektivët e Policisë së Shtetit për ta arrestuar. Por, ai i ka pikasur dhe sipas dosjes, është është larguar me vrap duke u hedhur nga avllia e shtëpisë në drejtim të banesave të tjera në lagje dhe duke u humbur nga sytë e uniformave blu.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët e Policisë i kanë gjetur 41-vjeçarit një pistoletë, pranga, tre targa makinash, celularë të ndryshëm dhe dy makina, një Benz GLK dhe një Opel Corsa.

Përveç Dashamir Mehmetit, në kërkim nga Policia janë shpallur edhe 20-vjeçari Orgito Mema si dhe 46-vjeçari
Enis Piro.

Lexo edhe:

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

Ndërkohë, Policia arrestoi ditën e djeshme babë e bir nga Nishtulla, Durim dhe Muhamet Meta. Atyre iu gjet në shtëpi një pistoletë, të cilën e mori përsipër ky i fundit që u la në burg dhe babai në “arrest në shtëpi”.

Gjatë seancës së sotme, një kamarier restoranti në Gjirin e Lalëzit, Xhuliano Xhaferri, pranoi që lënda narkotike e gjetur te vendi i punës, ishte e tija, 3,8 gramë kokainë dhe 150 gramë kanabis, duke i kushtuar masën “arrest në burg”, pronari i restorantit Mateo Jeshili u la në “detyrim paraqitje”. Në aksionin e një dite më parë, policia sekuestroi në total 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte dhe municion luftarak.

Për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shitjes së drogës, Policia e Durrësit mundi të gjejë jo vetëm një, por 4 burime konfidenciale, të cili ishin të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të kryer blerje te stimuluara tek të gjithë persona e dyshuar të shpërndarjes së drogës.

Diamant Shkina, 33 vjeç, në bashkëpunim me të tjerë, shpërndajnë kokainë dhe kanabis, pranë lokalit të tallavasë “Number One”. Shkina rezulton të jetë truprojë në këtë lokal bashkë me një tjetër. Çdo person merr kontakt me Shkinën, i cili qëndron pranë derës hyrëse të lokalit, ndërsa lëndën narkotike e mbajnë të fshehur në një ambient te mbyllur me derë druri pranë asaj kryesore, e ndarë në porcione 0.2 dhe 0.5 gramë, përkatësisht që kushtojnë 2.500 dhe 5.000 lekë. Në lagjen 13 Plazh, pranë pastiçeri Pelikanit ndodhet Florjan Karafili, i njohur ndryshe si “Danzi”, i cili shpërndan kokainë dhe kanabis. Ai lëviz në këmbë dhe drogën e mban në një çantë marsup të zezë.

Gjatë sezonit veror ai punëson dhe dy të tjerë për shpërndarjen e drogës. Ata qëndrojnë përgjatë vijës bregdetare në zonën e rërës, kryesisht tek çadrat e vendosura në rërë ku qëndrojnë ata që japin varka me qira. Karafili dhe bashkëpunëtorët drogën e sigurojnë nga një i paidentifikuar. Në lagjen numër 4, pranë Caffe Polis, Arbi Haxhiu, i njohur me nofkën Boli, shpërndan kokainë dhe kanabis me një makinë tip “Ford Fusion” dhe me motor “Skuter” pa targa.

Katër personat që shërbyen si burime konfidenciale, me të cilët u lidh marrëveshje bashkëpunimi për të kryer blerje të simuluara të drogës, e kryen këtë aktivitet nga 20 maji deri më 30 qershor. Ata fillimisht u treguan agjentëve të Antidrogës se narkotikët shiteshin pranë shkollave, qendra tregtare dhe lagje te ndryshme. Në vazhdën e punës së tyre për të blerë drogë me simulim, Durim Metës iu bënë 4 blerje të tilla të kokainës më vlera 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë dhe 5 mijë lekë për porcion, pranë zonës së Nishtullës.

Florian Demirit, iu bënë 3 blerje te simuluara me shuma të ngjashme. Në këtë mënyrë, bashkëpunëtorët konficencialë bënë blerje të simuluara edhe te persona e tjerë të arrestuar.

Masat e sigurisë të dhëna ditën e sotme:

Arrest në burg

Zamir Hoxha
Klodian Seiti
Xhuliano Xhaferri
Muhamet Meta

Arrest në shtëpi

Durim Meta
Florian Demiri
Flamur Tare
Sadik Lako
Rustem Kolgjini
Marenglen Liçi
Saimir Sina

Detyrim paraqitje

Diamant Shtina
Mateo Jeshili
Elgert Patlli
Gerald Tare

Etiketa: ArmeDashamir Mehmetidroge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
Para

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA thirrje Serbisë të sjellë para drejtësisë përgjegjësit

TË GJITHA

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com