• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Dhënia e godinave shtetërore aferë e re! Fitues të paracaktuar miqtë e Ramës

11:32 : 06/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike vazhdon denoncimin e skandalit të dhënies së godinave shtetërore në Tiranë për ndërtimin e kullave nga investitorë privatë.

Anëtari i kryesisë, Grigels Muçollari thotë se dhënia e godinave shtetërore është një aferë e re dhe një farsë me fitues të paracaktuar. Sipas tij,  ky plan jotransparent është një mundësi pasurimi për miqtë e Edi Ramës.

“Plani jo transparent që ka Edi Rama për godinat shtetërore, i fshehur pas një emërtimi si; energjizimi i qytetit, është në fakt një aferë e re, një farsë me fitues të paracaktuar, një mundësi pasurimi për miqtë e tij.”– deklaron ai.

Sipas PD-së, disa godina që do të shndërrohen në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave.

Lexo edhe:

Kush e normalizon regjimin Rama

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

“Të parat godina shtetërore që janë në listën e Ramës për t’u shndërruar në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave. Sipas thirrjes qe Korporata e investimeve me një njoftim gjysmak dhe jo me të dhëna të plota, katër zonat më të shtrenjta në trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa garë.

Behët fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona. Shteti përfiton më pak se 35 përqind të ndërtimit. Sot, në Tiranë, ne këto zona të lakmuara ajo që pronari i tokës përfiton është të paktën 45 përqind.”

Muçollari shprehet se kryeministri Rama po sillet si pronar i këtyre godinave, por në fakt ato i përkasin qytetarëve shqiptarë.

“E para gjë që bie në sy në këtë projekt jo transparent, është se Kryeministri sillet si pronar i këtyre godinave.

Ato nuk janë prona të Edi Ramës. U përkasin qytetarëve, janë ngritur nga puna, nga mundi, nga taksat që ata kanë paguar në vite.”– shprehet Muçollari.

PD denoncon se nuk gjendet dot interesi publik në këtë plan jotransparent dhe shton se përfituesi i madh është ndërtuesi.

“Sipas njoftimit, përfiton administrata, se merr zyra dhe ambiente të reja. Po mirë, zyrat aktuale e kanë penguar administratën që të ketë sukses. Është për faj të këtyre zyrave që ka korrupsion dhe qytetarët nuk gjejnë të drejtën që u takon. Zyrat e reja do ta bëjnë Kadastrën të ndershme dhe funksionale?

Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, se konkurs nuk do të ketë, do të ketë farsë. Eshtë një mik personal i Edi Ramës.

Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë në këmbim të ndërtimin të zyrave për qeverinë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.

Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, në këmbim të zyrave për qeverinë, do të fitojë mbi 40 milionë euro.

Ku është qytetari në këtë mes? Ku është përfitimi i publikut, i taksapaguesit? Askund. Sepse këto kulla nuk do të zgjidhin aspak nevojën për strehim, pasi çmimet do të jenë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm.

Është pra e gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë.”- deklaron Muçollari.

Partia Demokratike e cilëson këtë projekt një aferë korruptive dhe fton qytetarët që të reagojnë dhe të bëhen pjesë e aksionit për ta ndalur këtë zhvatje.

“Bashkohuni me 11 Korrik në Bulevard të ngremë zërin ndaj hajdutërisë qeveritare, ndaj shkeljes së të drejtave, ndaj nëpërkëmbjes së shqiptarëve.”– deklaron Muçollari.

Etiketa: Edi Ramagodinat shteterorekullaleje ndertimiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor

TË GJITHA

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com