• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Silicon Valley’ forcon masat për të shmangur spiunët kinezë

22:15 : 05/07/2024
në BOTA

Sipas njoftimeve kompanitë kryesore amerikane të teknologjisë kanë rritur kontrollin mbi të shkuarën e punonjësve dhe atyre që aplikojnë për punë, gjë që ekspertët thonë se është e nevojshme për t’iu kundërvënë kërcënimit që paraqet Kina në fushën e spiunazhit kibernetik.

Ndërsa kontrollet mbi të shkuarën po shtohen për aplikantët dhe punonjësit e të gjitha racave, ata me lidhje familjare me Kinën mendohet se janë kryesisht subjekt i presionit që ushtrohet nga qeveria e Pekinit.

Zheng, një student kinez, i diplomuar në shkenca kompjuterike në një universitet amerikan shpreson t’i shndërrojë lidhjet e tij me Kinën, në një mundësi për përfitim.

Ai nuk pranoi të zbulojë emrin e tij të plotë, nga frika e hakmarrjes së mundshme nga qeveria kineze. Por shtoi se kohët e fundit është përqendruar tek siguria kibernetike me shpresën për të rritur shanset punësimit në Shtetet e Bashkuara.

“Objektivi është disi ambicioz, por mendoj se di më shumë për Kinën si një person i lindur dhe i rritur atje. Shpresoj që karakteristikat e mia të shndërrohen në një pikë të fortë në fushën e sigurisë kibernetike, e të luajnë një rol në luftën kundër sulmeve kibernetike kineze”, thotë Zheng, i cili ka aplikuar për azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe:

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

Ai thotë se nuk është shumë i shqetësuar se kontrollet e shtuara mbi të shkuarën e tij, do të ndikojnë në perspektivat e tij të punësimit, por shton se shumë studentë ndërkombëtarë me të cilët ka studiuar, shqetësohen se nuk do të arrijnë të sigurojnë një punë, në fushën e sigurisë kibernetike.

‘Google’, ‘OpenAI’ dhe ‘Sequoia Capital’ janë mes atyre kompanive të teknologjisë që ofrojnë kapital investues, që kanë shtuar kontrollet e sigurisë për punonjësit apo ata potencialë, sipas një raporti të fundit të gazetës ‘The Financial Times’.

Gazeta citoi burime nga këto kompani që thanë se ata po i përgjigjeshin paralajmërimeve nga qeveria amerikane për një kërcënim në rritje nga spiunazhi kinez gjatë dy viteve të fundit.

Në një mesazh të dhënë në muajin prill drejtori i FBI-së Christopher Wray tha se qeveria kineze është përpjekur të vjedhë “pronësi intelektuale, teknologji dhe materiale kërkimore” nga industritë amerikane.

Si përgjigje, qeveria amerikane ka rritur masat e sigurisë gjatë dy viteve të fundit, përfshirë përditësimin e rregulloreve të kontrollit të eksportit me synimin për të kufizuar aftësinë e Kinës për të siguruar mikroprocesorë të avancuar kompjuterike dhe inteligjencë artificiale.

Pjesë e kësaj përgjigjeje janë dhe paralajmërimet e përforcuara ndaj kompanive amerikane.

Ivan Kanapathy, përfaqësues i lartë i ‘Beacon Global Strategies’, një kompani që operon në fushën e sigurisë kombëtare i tha Zërit të Amerikës se drejtuesit e ‘Silicon Valley-it’ ndajnë të njëjtin shqetësim me atë të qeverisë amerikane.

“Në vitet e fundit, kompanitë e teknologjisë janë bërë më të kujdesshme, ato nuk duan të bien viktimë e strategjisë kineze për të marrë teknologji”, tha ai.

“Kompanitë nuk kanë luksin të përballojnë konkurrentë që do t’i nxirrnin ata nga tregu dhe e kemi parë këtë të ndodhë në shumë industri. Është e natyrshme për kompanitë amerikane dhe ato aleate në fushën e teknologjisë, që të jenë të shqetësuara dhe të ndërmarrin hapa për të minimizuar rreziqet e spiunazhit të sponsorizuar nga shteti kinez”, tha ai.

Ray Wang, drejtues ekzekutiv i kompanisë ‘Constellation Research’, me bazë në ‘Silicon Valley’, tha se vjedhja e pronësisë intelektuale amerikane është bërë më e shfrenuar që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19. Ai shton se Pekini vinte në shënjestër persona që kanë lidhje me Kinën.

Zoti Kanapathy thotë se Kina gjithashtu mund të marrë teknologjinë amerikane përmes asaj që njihet si “praktika e vjedhjes së talenteve”, që do të thotë se ata rekrutojnë dikë me përvojë në një teknologji të caktuar dhe i kërkojnë atij të marrë informacion mbi teknologjinë për të hapur një kompani të re në Kinë. Edhe pse nga pikëpamja etike kjo praktikë është e diskutueshme, ndonjëherë është e ligjshme.

“Ka të ngjarë që Kina të përpiqet gjithashtu të vendosë njerëzit e saj, përfshirë inxhinierë, në disa kompani të cilat kanë teknologji me interes për të. Është një strategji shumëplanëshe”, shton ai.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i ambasadës kineze, Liu Pengyu, tha se ishte në dijeni për akuzat, por shtoi se qeveria amerikane “nuk ka arritur të japë prova të forta”.

“Ne kundërshtojmë me vendosmëri akuzat dhe shpifjet e pabaza ndaj Kinës dhe shpresojmë që palët përkatëse ta shohin zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive dhe të drejtë”, shkroi ai.

Zëdhënësi Liu gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e renditi ekonominë kineze të parën në botë ndër vendet me të ardhura të nivelit të mesëm dhe të 12-tën në përgjithësi për sa i përket krijimit në mënyrë të pavarur të të drejtave të pronësisë intelektuale shkruan VOA.

“Arritjet shkencore dhe teknologjike të Kinës nuk bëhen kurrë përmes “vjedhjes”. Populli kinez, përfshirë intelektualët, kanë shënuar arritje të tilla me talentin dhe punën e palodhu”, shkroi ai.

Etiketa: inteligjencakineSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
AKTUALITET

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025
BOTA

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

22:20 : 22/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20:33 : 20/08/2025
Para

Gruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin, detaje dhe motivet e krimit në Fier (PAMJET)

TË GJITHA

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

13:16 : 25/08/2025

Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë

13:07 : 25/08/2025

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Ja si u v*a 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi

13:05 : 25/08/2025

11 Maji/ Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë

12:55 : 25/08/2025

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave, 23-vjeçari i arrestuar specialist në Ministrinë e Brendshme

12:46 : 25/08/2025

U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

12:30 : 25/08/2025

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

12:09 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com