• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ i hoqi mandatin Belerit/ Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet e reja në Himarë

16:26 : 05/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushin si datë për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot (5 korrik) heqjen e madatit të Fredi Belerit.

Kryeministri Edi Rama pritet të kandidojë ish-ministrin e LSI-së, Vangjel Tavo, me të cilin ka filluar prej kohësh fushatën, duke e emëruar dhe prefekt të Qarkut Vlorë. Ndërsa nga krahu i PBDNJ-së së Vangjel Dules po përflitet emri i Petros, djalit të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor, teksa u bë kandidati i parë në zgjedhjet lokale që fiton zgjedhjet nga qelia, teksa garonte për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak. Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Lexo edhe:

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Zgjedhjet në Kosovë, hidhet shorti për numrat e partive në fletëvotim

  • Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë. I dënuar me 2 vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Celibashi, kreu i KQZ-së.

  • Njoftimi i plotë nga Presidenti i Republikës:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Celibashi shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

Etiketa: belerihimareZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

18:20 : 04/09/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, hidhet shorti për numrat e partive në fletëvotim

15:50 : 04/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja nga QV në Divjakë: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

15:57 : 29/08/2025
AKTUALITET

Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Maji! Komisioni Rregullator mbyll procesin

12:46 : 28/08/2025
Para

Tirana vijon punën në merkato, 16-vjeçari i akademisë firmos me ekipin e parë

TË GJITHA

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com