• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celibashi shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

11:40 : 05/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i bashkisë Himarë. Ky vendim është marrë pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor.

Tashmë, Fredi Beleri ka të drejtë të ankimojë vendimin e KQZ-së për pavlefshmërinë e mandatit në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Celibashi argumentoi në mbledhjen e KQZ-së se në kushtet ku ndodhet Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë për postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.

“Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të largojë gjithë ata funksionarë publikë, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Për rastin kur kandidon është e qartë për të gjithë, diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe merr një masë, a është subjekt i ligjit apo jo. Ky është diskutimi. Nuk është cështje e KQZ se cfarë bëjnë institucionet e tjera. Vendimmarrja e KQZ nuk kushtëzohet nga kjo, vendimmarrja e KQZ përcaktohet nga Kodi zgjedhor.

Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për arsye që dihen tashmë, edhe pse me vendim të KQZ është shpallur fitues, por nuk është në kushtet e ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo nuk ka rëndësi, mund të ishte edhe në kushtet e ushtrimit të detyrës. Po e marrim sikur do ishte kryetar dhe mbetet diskutimi, a e ka komptencën KQZ për të zhvleftësuar këtë mandat sipas dekriminalizimit, jam i bindur që PO. Nuk mund të ushtrosh detyrën kur verifikohen kushtet e ndalimit.

Lexo edhe:

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

Ndoshta kaq qartë në ligj kjo nuk është e shkruar, por në përmbatjetje kjo është shumë e qartë. Jo vetëm për Belerin, port ë gjithë kam keqardhje që humbasin mandatin ata që i kanë marrë këto funksione. Por ky është ligji, kur i zgjedhuri ka një vendim penal të formës së prerë, për një vepër penale që ligji të ndalon të kandidosh dhe të mbash funksionin publik. Me bindje të plotë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandate.” – tha Celibashi.

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ishte dhe vetë Fredi Beleri, i cili parashtroi argumentet e tij. Ai ka pretenduar se shqyrtimi i mandatit të tij nuk kishte bazë ligjore, pasi sipas tij, fillimisht duhet të lejoj të betohet si kryebashkiak dhe më pas të shkarkohej. Ai deklaroi se vullneti politik që e lejoi sot për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ-së mund ta kishte lejuar për t’u betuar edhe si kryebashkiak i Himarës.

Beleri tha se është i qartë që mandati i tij si kryetar bashkie ka mbaruar por sipas tij, duket qartë arroganca e mazhorancës që t’i bëjë votimet në muajin gusht. Ai i kërkoi më tej Celibashit që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për ta zgjidhur këtë situatë.

“Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Siç erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë.” – tha Fredi Beleri.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari e cila tha në mbledhjen e KQZse procedura është e pavlefshme. Sipas saj, KQZ po i tejkalon kompetencat e saj pasi organi nuk ka kompetencë të shqyrtojë mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në kushtet kur ia kishte dhënë këtë mandat.

“Konstatoj që KQZ nuk e ka kopetencën për të marrë këtë iniciativë, pasi nuk ia parashikuar as kodi zgjedhor dhe as neni 138 të drejtën që të vlerësoj vlefshmërinë e zgjehdjeve në këtë fazë, ku Beleri e ka marrë mandatin nga KQZ. Duke qenë se nuk ka asnjë dispozitë që i jep të drejtë KQZ që të marrë iniciativa të tilla. Procedura është absolutisht e pavlefshme, pasi organi administrativ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji. Ne kërkojmë pushimin e procedurës” ,- tha avokatja.

Me shpallje e pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj pritet të shpallë zgjedhjet e reja për Bashkinë e Himarës.

Kryeministri Edi Rama pritet të kandidojë ish-ministrin e LSI-së, Vangjel Tavo, me të cilin ka filluar prej kohësh fushatën, duke e emëruar dhe prefekt të Qarkut Vlorë. Ndërsa nga krahu i PBDNJ-së së Vangjel Dules po përflitet emri i Petros, djalit të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor, teksa u bë kandidati i parë në zgjedhjet lokale që fiton zgjedhjet nga qelia, teksa garonte për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak. Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Etiketa: Fredi BeleriIlirjan CelibashiKQZmandatipavlefshëm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

19:52 : 08/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
AKTUALITET

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

19:15 : 06/07/2026
AKTUALITET

Ilirjan Celibashi refuzon t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

15:08 : 01/07/2026
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, Braho: Mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

10:56 : 01/07/2026
Para

Malkaj: Rama bëri premtime për shëndetësinë dhe arsimin, por nuk mbajti asgjë

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş