• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Beqajt, si fshihej korrupsioni përmes faturave fiktive/ Roli i Ermal Kurtulajt

21:36 : 05/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi sot çështjen e arrestimit të Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Beqaj u arrestua me urdhër të SPAK lidhur me abuzimin me fondet e BE gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, ndërsa ai hetohej lidhur me aferën 100 mln euro të konçensionit të sterilizimit.

Ilir Beqaj është tashmë një nga shumë ministrat e qeverive Rama, të cilët do të duhet të përballen me drejtësinë.

Dhe të provojë se akuzat e ngritura ndaj tij, nuk qëndrojnë. Ndërsa pritej të ndalohej për aferën 100 milion euro të konçesionit të sterilizimit, në fakt Beqaj i njohur për shprehjen e tij ‘suksese në jetë’, u ndalua mëngjesin e të mërkurës së datës 4 korrik, për një tjetër aferë të dyshuar korruptive.

Atë të abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian, gjatë kohës kur ai drejtonte SASPAC (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Lexo edhe:

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Një nga rastet më të habitshme se si një ministër i cili ndërkohë që ishte në hetim për një tjetër aferë korruptive ndaj tij, pikërisht gjatë hetimit ndaj tij nga SPAK, përfshihet nëse dyshimi i Prokurorisë së Posaçme është i vërtetë, në një tjetër skandal korruptiv.

Ku bashkë me të tashmë janë të ndaluar edhe 5 persona të tjerë, pjesë e onturazhit të tij. Edhe këta të dyshuar si pjesë e skemës ku paratë e BE-së në ndihmë të zhvillimit të biznesve të vogla, i shpërdoronin duke i fshehur në biznese private kryesisht në fushën e kulinarisë.

Apo duke krijuar fatura fiktive, për dreka dhe darka të pakonsumuara në këto restorante, ku shpesh të ftuar ishin edhe delegacione të huaja, ndër to edhe të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Dosja Hetimore

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se shtetasi Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtula i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj  në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës ‘Facility Point’ për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive.

Por çfarë janë këto procedura fiktive të cilat janë zbuluar nga SPAK, dhe si fshihej korrupsioni përmes këtyre marifeteve, ku si koperturë e Beqaj thuhet të ketë shërbyer njeriu i tij Ermal Kurtula, të cilin e merrte me vete në çdo dikaster që shkonte.

A është kaq e thjeshtë që nëpërmjet këtyre procedurave të grabiten paratë e taksapaguesve, qoftë edhe ata evropianë si në rastin konkret.

Dhe pse janë ndjerë kaq të sigurtë Beqaj dhe të tijët në zhvillimin e kësaj afere, që nuk do të zbulohen?

Dosja Hetimore

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: ‘Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri’, si dhe ‘Konferenca e Energjitikës’, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Në hetimin e tij SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë mundur të zbulojnë se urdhërues i këtyre procdurave fiktive që më pas përfunduan në gllabërimin apo tjetërsimin e fondeve të BE-së, ishte Ilir Beqaj, në këtë kohë në krye të zyrës së SASPAC, që merrej pikërisht me menaxhimin e këtyre fondeve.

Dosja Hetimore

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës./ BW

Etiketa: Arrestimi i BeqajtdosjaErmal Kurtulajhetimeilir beqajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
Para

Shqipëria, e 11-ta në botë për karburantet më të shtrenjta

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom