• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koçiu jep “llogari” sot në Kuvend për skandalin te Onkologjiku, votohen dhe vakancat në KLP e KLGJ

08:17 : 04/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të zhvillohet me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, pasi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për skandalin në spitalin Onkologjik. Veç kërkesës së Partisë Demokratike zyrtare, interpelancë me ministren Koçiu ka kërkuar edhe deputeti i grupit të Lulzim Bashës, Arbi Agalliu.

Në spitalin Onkologjik në QSUT mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private, duke mos u dhënë trajtimin e duhur në spitalin publik.

Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA. Rrezatimi i kësaj aparature dyshohet se iu ka shkaktuar sëmundujen me kancer edhe vetëm stafit mjekësor të spitalit.

Ditën e hënë kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Koçiu bën një takim për “show” dhe propagandë me mjekët e QSUT-së. Rama sulmoi bluzat e bardha, teksa rastin e Onkologjikut e konsideroi si krim kundër njerëzimit.

Lexo edhe:

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Xhaferit: Ke qenë në listë të mbyllur, e ke marrë falas karrigen

Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

“Të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet është krim jo kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit. S’mund të thuhet që sistemin shëndetësor është çliruar nga kthetrat e korrupsionit, rrjeta e merimangave në QSUT ishte edhe më keq, krim kundër të gjithë njerëzimit, krim kundër njerëzores…”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Ndërsa, ministrja Albana Koçiu, njësoj si shefi i saj, nuk e konsideroi si një problem të sistemit, por si një problem të vetëm disa mjekëve, për të cilët kërkoi dënimin me zero tolerancë. Ajo bëri me dije se do të marrë masa të reja, ku mjekët që do të punojnë dhe në shtet dhe në klinika private, duhet të marrin autorizim nga drejtuesit e spitalit dhe konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë.

Albana Koçiu tha se mjekët që kanë hapur klinika private nuk do të mund të mbajnë funksione drejtuese në spitale publike apo në Universitetin e Mjekësisë. Gjithashtu, ajo tha se do të ndalohen që mjekët që të ndjekin të njëjtët pacientë edhe në shtet edhe në klinikat private.

Për skandalin e O)nkologjikut ka një hetim të cunguar nga prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, teksa aktualisht asnjë person nuk ndodhet në burg.

Ndërkohë, ditën e sotme në Kuvend do të jetë dhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Ndërkohë për këtë votim duhen të paktën 84 vota. Në rend dite në seancën e sotme plenare janë edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2023; raporti vjetor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2023; raporti vjetor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2023; si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2023.

Po ashtu, në seancën plenare deputetët e Kuvendit do të diskutojnë dhe më pas hedhin për miratim edhe disa projektligje, sikurse janë: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë”; Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar”; Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar” si dhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mbrojtjen e biodiversitetit””.

Etiketa: kuvendllogarionkologjikuskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Xhaferit: Ke qenë në listë të mbyllur, e ke marrë falas karrigen

17:25 : 29/09/2025
AKTUALITET

Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

15:18 : 29/09/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë ‘bashkon’ forcat me opozitën: Të kthehet për diskutim programi i qeverisjes

14:27 : 29/09/2025
AKTUALITET

Boçi-PS: Parlamenti, vend për pazare të pista. Miratoni ligje kundër interesit qytetar

13:54 : 29/09/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare/ Noka përplaset me Peleshin: Po talleni me shqiptarët

13:39 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi pritet t’i hapë rrugë sot punës së 11 komisioneve parlamentare/ EMRAT e propozuar

08:34 : 29/09/2025
Para
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99

Digjet gjatë natës makina në Gjirokastër, ja çfarë e shkaktoi zjarrin

TË GJITHA

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025

Horoskopi, e enjte, 2 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 01/10/2025

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet

22:59 : 01/10/2025

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com