• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censi 2023/ Si po gërryen emigrimi gjeneratën e re të shqiptarëve

13:37 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Të dhënat e Censit 2023, të krahasuara me të dhënat e lindshmërisë në Shqipëri, tregojnë se emigrimi po gërryen një pjesë domethënëse të të rinjve të paktë të vendit, por edhe të vetë fëmijëve, të cilët duket se janë larguar në emigrim bashkë me prindërit.

Mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve të lindur në vitin 1990 nuk ishin të pranishëm në Shqipëri në kohën kur u bë Censi 2023, shifër kjo që duket se tregon emigrim masiv mes të rinjve, me një shkallë edhe më të lartë se sa norma e përgjithshme e emigrimit në vend që vlerësohet të jetë 48%.

Por edhe gjeneratat më të reja të shqiptarëve, përfshirë gjeneratën e lindur në fillim të viteve 2000, dukshëm kanë një shkallë të konsiderueshme emigrimi, veçanërisht mes meshkujve, bëhet e ditur nga të dhënat e Censit dhe të lindjeve të publikuara nga INSTAT dhe të analizuara nga BIRN.

Të dhënat sugjerojnë se emigrimi i dekadës së fundit i ka prekur të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe se vendi përballet me rrezikun që të humbasë edhe ata pak fëmijë që kanë mbetur aktualisht në vitet në vijim, nëse nuk ndërmerren politikat e nevojshme për t’i mbajtur në vend.

Në tërësi, në Shqipëri kanë mbetur 2.4 milionë banorë, nga të cilët, vetëm 488 mijë janë nën 18 vjeç, ndërsa 436 mijë janë mbi 65 vjeç. Të dhënat mbi gjeneratat që pritet të hyjnë në tregun e punës në dekadën e ardhshme dhe atyre që pritet të dalin në pension, pra gjeneratat e shqiptarëve që sot janë 9-18 vjeç dhe atyre që janë 56-65 vjeç, tregojnë se grupi i të rinjve është 277 mijë vetë, ndërsa grupi i njerëzve në prag pensioni është 373 mijë vetë, gjë që do të thotë se sakaq ka 3 pensionistë të ardhshëm për çdo dy punëtorë të ardhshëm.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

Por ky raport ka rrezik të përkeqësohet në rast se një pjesë e brezit të ri të shqiptarëve zgjedh emigrimin përkundrejt jetës në Shqipëri. Dhe krahasimi mes numrit të lindjeve në vite dhe numrit të popullsisë së pranishme në vend tregon se në fakt, e gjithë gjenerata e re e shqiptarëve është e prekur nga emigrimi, qoftë individualisht, qoftë familjarisht.

Censi i INSTAT i kryer në vitin 2023 gjeti më pak fëmijë të moshës 2 vjeç, pra shqiptarët e lindur në vitin 2022, se sa ishte numri i lindjeve në këtë vit dhe të numëruarit e Censit janë gjithnjë e më pak në krahasim me lindjet sa më pas në kohë të shkosh.

BIRN mori të dhënat e lindjeve nga viti 1990 deri në vitin 2023 si dhe të dhënat e Censit 2023 sipas popullsisë të pranishme të moshës nga 0 deri në 33 vjeç për të parë se sa nga qytetarët e lindur në një vit të caktuar gjatë kësaj periudhe ishin në Shqipëri në kohën e Censit dhe sa mungonin, supozohet për shkak se kanë emigruar.

Për periudhën 1990-2023, në Shqipëri kanë lindur 1.5 milionë qytetarë në total, ndërsa Censi gjeti për këtë grupmoshë gjithsej 928 mijë vetë. Rreth 40% e të gjithë të lindurve gjatë kësaj periudhe nuk janë më në Shqipëri.

Për gjeneratën e lindur në vitin 1990, norma e emigrimit është 61%. Norma e emigrimit zbret në 53% në vitin 1999 dhe në 44% në vitin 2001. Pas vitit 2005, norma e emigrimit, bie në 29%, shifër kjo gjithsesi shqetësuese pasi shqiptarët e lindur në vitin 2004 janë sot vetëm 19 vjeç dhe sakaq, gati një në çdo tre prej tyre sakaq ka ikur nga vendi.

Të dhënat e analizuara veçmas meshkuj dhe femra sugjerojnë se për gjeneratat e lindura mes viteve 1990 dhe 1999, emigrimi ka prekur pak a shumë njësoj të dyja gjinitë, me një epërsi fare të lehtë të emigrimit më të lartë mes meshkujve. Por për shqiptarët e lindur në fillim të viteve 2000, shkalla e emigrimit mes meshkujve është në mënyrë të theksuar, më e lartë se sa e femrave.

Kjo është gjenerata në të cilën, raporti gjinor në lindje është prekur dukshëm nga fenomeni i abortit selektiv, në të cilin, prindërit, duke synuar të kenë fëmijë meshkuj, kanë tendencën të kryejnë abort në rast se identifikimi i gjinisë para lindjes del vajzë. Pabarazia jonatyrore në lindje, me lindshmëri më të lartë të foshnjave meshkuj ka qenë e pranishme në Shqipëri që nga fillimi i viteve 1990 por kulmi u shënua në vitet 2004-2010, kur u lindën deri në 114 meshkuj për 100 femra.

Pabarazia gjinore në lindje ka ardhur në reduktim gjatë viteve të fundit, duke rënë në 107 meshkuj për 100 femra, duke qenë pranë raportit 105 meshkuj për 100 femra, të cilët shkencëtarët e konsiderojnë në përgjithësi si raporti natyror.

Diferenca mes të dhënave të marra nga Regjistri Civil dhe të dhënave të grumbulluara nga Censi tregojnë gjithsesi se një dallgë emigrimi të adoleshentëve, kryesisht meshkuj, shumë prej të cilëve u panë në filmime dramatike gjatë viteve 2021 dhe 2022 duke kapërcyer La Manshin për të kaluar nga Franca në Britani me gomone apo mjete të tjera të improvizuara, duket se e kanë përmbysur raportin gjinor në lindje për këtë gjeneratë, nga mbipopullimi i dukshëm i meshkujve, në mbipopullim të dukshëm të femrave.

Kështu, për gjeneratën e shqiptarëve të lindur në vitin 2003 dhe që sot janë 20 vjeç, raporti gjinor në lindje ishte 111 meshkuj për 100 femra, ndërsa në Cens, raporti gjinor në lindje për këtë gjeneratë ishte 90 meshkuj për 100 femra. Llogaritur veçmas për secilën gjini, shkalla e emigrimit për 20 vjeçarët është 40% për meshkujt dhe 26% për femrat. Me pak fjalë, katër në çdo dhjetë djem të lindur në vitin 2003 sot janë emigrantë.

Situata është e ngjashme edhe për gjeneratat e tjera përreth 20 vjeçarëve, ndërsa “normalizohet” për gjeneratat e lindura pas vitit 2010, pra për fëmijët, të cilët, duke qenë se emigrojnë bashkë me prindërit, pasqyrojnë një shkallë emigrimi neutrale nga pikëpamja gjinore./BIRN

Etiketa: CensiemigrimifemijetgerryenlargimeShqiperite rinjte

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Kur u tregojmë miqve në Europë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, u duket e pabesueshme

21:51 : 03/06/2025
AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
Para

Protesta e 11 korrikut, Noka: Mosbindje civile dhe kryengritje! Do t’i themi ndal të keqes

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com