• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali te Onkologjiku/ Rama nuk shkarkon ministren, por mbledh shefat e QSUT për “show”

08:53 : 01/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama duket se do të reagojë pas rreth një jave në lidhje me skandalin tek spitali Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.

Burime për mediat bëjnë me dije se paraditen e kësaj të hëne kreu i Qeverisë ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e QSUT-së, ku kryeministri Edi Rama pritet të bëjë të paditur dhe të jetë i ashpër përballë bluzave të bardha, veç për propagandë dhe për “show”.

Rasti i Onkologjikut, por edhe në spitale të tjera është denoncuar me qindra herë nga mediat dhe gazetaret, po ashtu edhe nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është vetë Ministria e Shëndetësisë e cila i bën tenderat e barnave, duke i lënë spitalet pa ilaçe, si për ata të sëmurët me kancera, por edhe për ata me azmë, të cilët  i kanë jetike ato ilaçe.

Është vetë kjo Qeveri, e cila sipas raporteve, rezulton me shpenzimet më të ulëta në rajon për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale, zhvendosje të pajustifikuara të prioriteteve në zërat buxhetorë, si edhe probleme me konsolidimin dhe transparencën e të dhënave financiare nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe:

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA. Rrezatimi i kësaj aparature dyshohet se iu ka shkaktuar sëmundujen me kancer edhe vetëm stafit mjekësor të spitalit.

Për këtë rast ka një hetim të cunguar nga prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, teksa aktualisht asnjë person nuk ndodhet në burg. Për këtë rast ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpi” mjeku Edmond Gashi, Halil Gashi dhe farmacisti Florian Marku. Ndërsa mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, janë lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Qytetarët mbajnë një protestë pasditen e 26 Qershorit para Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkuan dorëheqjen e ministres Albana Koçiu dhe gjithë zinxhirit drejtues të QSUT-së, ndërsa sërish sot në orën 19:00 kanë planifikuar të mbajnë protestën e radhës.

Etiketa: Edi Ramakancermjeketonkologjikuqsutshowskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

Ndërron jetë shkrimtari Ismail Kadare

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com