• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të parët në Botë/ OECD: Shqipëria vendi me numrin më të madh të banesave bosh në glob

11:17 : 29/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shpopullimi i vendit për shkak të emigrimit masiv, por edhe zgjerimi agresiv i ndërtimit e kanë ngjitur Shqipërinë në majën e botës për një tregues problematik. Atë të banesave bosh.

Kapitali ka kryqëzuar të dhënat e publikuara një muaj më parë nga OECD me ato të shpallura nga Censusi i popullsisë dhe banesave të INSTAT. Sipas tyre rezulton se Shqipëria është sot vendi me përqindjen më të madhe të banesave bosh në glob.

Përqindja e banesave bosh sipas vendeve

Por si arriti Shqipëria në këtë pikë? Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se pesha e banesave bosh ka ardhur në rritje që nga viti 2001. Por rritja duket se është përshpejtuar në dekadën e fundit, teksa vendi përballet me valët e reja të emigracionit masiv, ndërsa ndërtimi rritet me ritme të frikshme.

Në Censusin e vitit 2001, pesha e banesave të pabanuara në Shqipëri ishte sipas INSTAT vetëm 11.3 për qind e totalit. Në vitin 2011 shifra u rrit në 21.7 për qind, ndërsa në Censusin e fundit të vitit 2023, pjesa e banesave bosh arriti në 32.9 për qind. Kjo do të thotë se aktualisht në Shqipëri ka 356 mijë banesa të pabanuara.

Përqindja e banesave bosh në vite

Fillimisht pesha e madhe e banesave të pabanuara i është atribuar emigracionit jashtë, por edhe migrimit të brendshëm, pra zhvendosjes së popullsisë nga fshati në qytet. Por të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se këto nuk janë më arsyet e vetme. Sipas INSTAT, pesha më e madhe e banesave bosh gjendet në pallate dhe nuk janë banesa individuale të braktisura në fshat.

Lexo edhe:

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

‘Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë’, Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë

Sipas INSTAT, aktualisht 40 për qind e apartamenteve në pallate janë bosh, të pabanuara. Kjo i korrespondon një shifre prej gati 180 mijë apartamenteve të pabanuara. Pra tashmë, problemi nuk është tek zhvendosja e popullsisë nga fshati në qytet, por zbrasja e apartamenteve në qytete.

Tregu i ndërtimit në Shqipëri paraqet një situatë me shumë paradokse. Pavarësisht stokut të madh të banesave bosh, që e ka nxjerrë Shqipërinë kampionen e botës në këtë tregues, sektori i ndërtimit vazhdon të zgjerohet me ritme të frikshme, veçanërisht në Tiranë, por edhe zonat bregdetare. Teksa 40 për qind e pallateve janë bosh, në Tiranë vazhdojnë të ngrihen kullat shumëkatëshe, të cilat garojnë me njëra tjetrën se cila ngjitet me lartë.

Dhe pavarësisht këtij bumi në ofertë, çmimet vazhdojnë të rriten me ritme të pandalshme. Për shumë ekspertë këto paradokse shpjegohen nga faktorë të tjerë përtej atyre legjitimë. Sipas tyre, tregu i ndërtimit riciklon dhe ushqehet nga paratë që vijnë nga burime të paligjshme, si trafiku i drogës, por edhe korrupsioni galopant. Kohët e fundit ky fenomen ka filluar të shqetësojë edhe vendet partnere, të cilat po e njësojnë bumin e ndërtimit në Shqipëri gjithmonë e më shumë me paratë e trafiqeve.

Një pjesë e stokut të pabanuar të banesave mund të shpjegohet edhe me blerjet e të huajve apo qytetarëve, të cilët e shohin ndërtimin si një mundësi investimi. Por pesha kaq e madhe e shtëpive bosh e çon Shqipërinë në një zonë rreziku. Aq më tepër që tangoja e ndërtimit vazhdon. Stoku i banesave pritet të rritet edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa autoritetet kanë aprovuar miliona metra katrore leje ndërtimi dhe vazhdojnë të miratojnë me të njëjtin intensitet./Kapitali.al

Etiketa: banesaveboshOECDShqiperiatë parët. në botë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
SPORT

‘Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë’, Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë

11:40 : 07/11/2025
AKTUALITET

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
Para

Vranë babain dhe plagosën të birin/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com