• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet skema, ja si mjekët drejtonin pacientët tek privati/ Ç’thuhet në dosjen hetimore

21:49 : 28/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një skandal në dukje i madh, ka shpërthyer së fundmi në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku një hetim i Prokurorisë së Tiranës, i nisur pas kallëzimit të një qytetari në vitin 2023, ka rezultuar me ndalimin e disa mjekëve të këtij reparti, ku kurohen të sëmurët me sëmundje kancerogjone. Si edhe të zv/drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Në thelb të të gjithë këtij hetimi është mënyra se si në këtë spital mjekët, pasi pacientët vinin te ta, pra te shërbimi publik, i përcillnin këta të fundit te klinikat e tyre private, të cilat kanë çmime shumë të kripura për buxhetin e një familje shqiptare.

Por që në hallin për të shpëtuar jetën e familjarëve të tyre, ishin të detyruar të shkonin aty, ku sipas hetimeve dhe përgjimeve të kryera, i drejtonte mjeku pritës në sektorin publik, që do merrej me trajtimin e tyre.

Apo që edhe nuk u jepnin dozat e duhura të kimioterapisë duke fshehur ilaçet, të cilat gjithmonë sipas gjetjeve, del se i tregtonin ato në farmaci të ndryshme, ose i mbanin në klinikat e tyre private.

Lexo edhe:

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, ja kush do ta zëvendësojë

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

Por si filloi hetimi për pavionin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë?

Dhe a është ky një hetim i plotë, apo një fasadë e radhës, që fsheh të vërteta shumë më të mëdha dhe të dhimbshme se kaq?

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, hetimi i Prokurorisë së Tiranës, nisi fillimisht me mungesën e vënies në punë të Aparaturës së Kobalto-Terapisë, e cila shërben për trajtimin radioaktiv të pacientëve me sëmundje kancerogjene në lëkurë.

Aparaturë e cila pavarësisht se ndodhej prej disa vitesh në ambientet e pavionit të Onkologjisë, nuk ishte vënë asnjëherë në punë. Duke u prishur disa herë.

Ndërkohë që për shkak të vendosjes në një dhomë jo të papërshtatshme, pra jo në një bunker, ku të kishte të gjitha masat e sigurisë së duhur, rrezikonte jo vetëm shëndetin e pacientëve por edhe të mjekëve radiologë.

Prokuroria e Tiranës

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Por që të përdoret Kobalto-Terapia duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA.

Por hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur kjo aparaturë ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

Pra siç thamë, kjo aparaturë jo vetëm nuk u vendos në shërbim të pacientëve që ndërkohë kishin një nevojë emergjente për trajtim, por rrezikoi edhe jetën e mjekëve.  Disa prej të cilëve në vazhdim janë diagnostifikuar me sëmundje kancerogjene dhe për të cilët dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Ose paralelisht të fillojë një hetim, mbi Ministrinë e Shëndetësisë, mungesën e përgjegjësisë së saj, mbi shëndetin e pacientëve dhe të mjekëve.

Ndërkohë që interesante është se pas nisjes së hetimit, ky burim kobalti u zhvendos në një dhomë të përshtatshme.

Shqetësim që në atë kohë ishte ngritur edhe nga mjeku A.H, i cili vendosi të jepte dorëheqjen, pasi kuptoi që drejtuesit e Shërbimit Onkologjik, nuk po merrnin asnjë masë për rrezatimin që emetonte pajisja, e cila po rrezikonte jetën e personelit mjekësor si dhe të pacientëve.

Dosja Hetimore

Dr A.H pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna, për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur mbi dëme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.  Ai madje bisedoi për këtë problem edhe me kolegët e tij, lidhur mbi kabinetin e brachiterapisë, dhoma e së cilës nuk ka mbrojtjen e duhur, për shëndetin e të gjithëve.  ‘Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur, e domosdoshme për shëndetin e të gjithëve, tonin si staf, por edhe të njerëzve të tjerë që hyjnë e dalin.  Ju drejtohem të gjithëve dhe kush të ketë informacion, të na e thotë, cilat janë standardet e një ambjenti për aktivitetin e brachiterapisë me cobalt 60.’

Ky reagim në atë kohë i mjekut A. H gjeti edhe mbështetjen e disa kolegëve të tij, të cilët një pjesë e tyre kërkuan transparencë të plotë, pasi rrezatimi po u rrezikonte seriozisht shëndetin.

“Mendoj se të paktën duhet të jemi në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar.

Kjo shifër nuk besoj se është sekret ushtarak.

Kjo problematikë e ngritur nga Dr.Hoti duhet patjetër të marrë përgjigje të përgjegjshme dhe të sigurtë nga instancat kompetente”.

Por pavarësisht thirrjeve dëshpëruese të mjekëve onkologë të cilët e dinin më mirë se kushdo se çfarë do të thoshte të përballeshin me rrezatimin në një dhomë e cila duhet të kishte një funksion tjetër, atë të trajtimit nëpërmjet rrezeve të sëmundjeve tumorale, duket se në këtë aspekt nga drejtoria e QSUNT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk u mor asnjë masë.

Madje u tha që nga matjet, kishte zero nivel rrezatimi.

Por çuditërisht pasi hetimet nisën, ekspertët vlerësuan se niveli i rrezatimit në kabinetin e Kobalto-Terapisë ishte i lartë.

Dosja Hetimore

Vetëm pas nisjes së hetimit, ekspertët vlerësuan rrezatim të lartë në Onkologjik dhe kësisoj pajisja e kobaltit u vendos në një ambient më të përshtatshëm. Për këtë çështje, prokuroria ka ngritur dyshime për shpërdorim detyre, për ish-zv.drejtoreshën e QSUNT Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten e QSUNT-së, Drilona Kishta.

Por aparatura e kobaltit nuk ishte problemi i vetëm që u zbulua në Pavionin e Onkologjisë në QSUNT.

Hetimet konkluduan edhe në një skemë se si mjekë onkologë në këtë repart i dërgonin pacientët në klinikat e tyre private, pasi ata paraqiteshin për të marrë shërbim në këtë pavion.

Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.

Dosja Hetiore

M.Xh  thotë se ai fillimisht e dërgoi nënën e tij, në spitalin e Burrelit. Por pasi u dyshua se ajo ishte e prekur me kancer, ai e solli në Tiranë.

Por ai thotë se teksa po prisnin në derën e Onkologjikut, atij iu afrua një person që i tha që nëse donin ndihmë mund t’i dërgonte te mjeku. Personi në fjalë u identifikua më pas si E. L, koordinator i Spitalit Onkologjik në Tiranë.

Që e dërgoi për vizitë te mjeku E. G, i cili sipas qytetarit pasi i bëri një kontroll sipërfaqësor nënës së tij, i ka treguar se gjendja është alarmante

Dhe se duhej bërë urgjent një operim.

Më tej qytetari M.XH, tregoi se mjeku E. G, i tha që në vazhdim vizitat do t’i bënin te klinika e tij ‘Megis’ pasi në spital kishte vonesa, dhe puna nuk priste.

Më tej po ky qytetar tregoi se pasi kishte shkuar në këtë klinikë, nëna e tij i ishte nënshtruar biopsisë.

Dhe se vetëm një muaj më pas kishte marrë përgjigjen, se nëna duhej operuar.

Operacion i cili duket se ka dalë mirë.

Por që pacientja kishte nevojë për kimioterapi.

Ilaçe të cilat familja duhet t’i siguronte në klinikën ku kishte kryer operacionin ose në farmaci.

Dosja Hetimore

Një muaj më vonë, denoncuesi thotë se u telefonua nga koordinatori i spitalit Onkologjik E. L, i cili e informoi se përgjigja e biopsisë kishte dalë dhe se nëna duhet të vinte të kryente operacionin.

“E. L më tha në telefon se pagesa bënte 3 mijë euro. por meqë i rekomandoi ai, do të paguanin 2 500 euro.

Kur shkuam te spitali paguam 2 700 euro, pasi u shtuan dhe shpenzimet spitalore.

Pasi nëna u bë operim, dhe doktori na tha se biopsia doli mirë dhe nuk ishte tumor i keq, na dërguan te një doktor brenda klinikës që më tha se duhet të bënte kimio.

Këtu duket se fillon edhe një histori tjetër. Ajo se si medikamentet për të sëmurë me kancer, shiten dhe blihen lirisht nëpër klinika dhe farmaci private, jashtë depos farmaceutike të QSUNT.

Dosja Hetimore

Qytetari tregon se ilaçin (femara 2.5)  për kimio në fillim e ka blerë tek farmacia që ndodhet tek klinika, ndërsa më pas tek një klinikë tjetër.

Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali, ai është shprehur se nuk e kanë marrë më dosjen, pasi ka shkuar në privat dhe aty u ngatërrua procedura.

Sipas dosjes hetimore, mjeku E. G, nuk i tregonte pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet ata duhet të ktheheshin sërish në spitalin shtetëror.

Si edhe që ky merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, kur rregulli e përcakton qartë se duhet të linte në punktin e Spitalit Onkologjik.

Ndërkohë që në një përgjim, mjekët e pavionit onkologjik flasin edhe në emër të tij.

Duke bërë llogari.

Dosja Hetimore

Biseda mes personelit të spitalit.

Personi X: Kape shtrëngoje Mondin nxirr lekët thuaj!

Dr. A.R i përgjigjet: Me majën e gishtit më hedh tutje ai. Si buldozer është!

Personi X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë. Nuk shkon shumë, 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti.

Dr. A.R: ‘Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?

Personi X : Llogarita 300 euro operacionin, jo 500. Për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë.

Por a është ky një problem i vetëm i disa mjekëve apo i një sistemi të kalbëzuar që në gjenezë që ka prodhuar në këto 30 vite, vetëm korrupsion dhe zhvatje për qytetarët?

Përse në këtë hetim sot nuk janë Ministria e Shëndetësisë e cila ka për detyrë të bëjë kontrolle të vazhdueshme në spitalet publike, apo edhe sektorë të pafundëm të cilët paguhen për të kryer punën e tyre?

Ku kanë përfunduar auditet e brendshme në spitale dhe cili është roli i sektorit të kontrollit të pajisjeve mjekësore, kur prej vitesh dihet që aparaturat në QSUNT, nuk vihen në funksion?

A mundet një mjek, dy, apo tre të tillë, sado të fuqishëm të jenë, të ndalojnë së vëni në funksion aparaturat mjekësore, apo i vetëm të prodhojë një skemë të tërë të dërgimit të pacientëve nga spitali publik në privat???

/Emisioni “Shënjestër”, News24

Etiketa: kobaltimjekeonkologjikuqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, ja kush do ta zëvendësojë

18:08 : 28/05/2025
AKTUALITET

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

21:34 : 26/05/2025
AKTUALITET

Helmimi në kopshtin e Gramshit/ Mjekja: Rasti i parë erdhi më 20 maj, gjendja e pacientit ishte e rëndë

15:40 : 26/05/2025
AKTUALITET

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025
AKTUALITET

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe plagosi 2 policë/ Ja si u arratis Enis Vrapi nga QSUT

12:20 : 23/05/2025
AKTUALITET

Spitali i Tropojës pa mjekë/ Qytetarët denoncojnë: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

20:53 : 19/05/2025
Para

Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com