• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Si mediat botërore ranë “pre” e nacionalizmit fals: Raportuan sherr mes serbëve dhe shqiptarëve, pa shqiptarë në ngjarje

09:04 : 28/06/2024
në SPORT

Euro 2024 përveç lajmeve mbi futbollin, skuadrat, yjet dhe rezultatet e ndeshjeve ka prodhuar në disa raste edhe lajme dezinformuese, të cilat kanë patur për qëllim nxitjen e nacionalizmit.

Nga Taulant Halili

Vetëm dy ditë pas nises së kampionatit europian një përleshje mes tifozëve në Gelsenkirchen, u kthye në kryelajmin e mediave europiane, për shkak të futjes së nacionalizmit në “lojë”.

Një raportim i gabuar (ose i qëllimshëm, mbetet i pavërtetuar), fillimisht nga një faqe instagrami dhe më pas nga mediat gjermane se në sherrin e dhunshëm në Gelsenkirchen ishin përfshirë tifozët serbë dhe ata shqiptarë shkaktoi menjëherë zhurmë të madhe në të gjitha mediat e tjera, përfshirë ato britanike si dhe ato gjermane.

Madje në rrjet nuk mungoi as gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

“Daily Mail” e niste shkrimin e saj se disa tifozë shqiptarë të nxitur nga urrejtja e tyre ndaj Serbisë ishin përleshur fizikisht me fqinjët e tyre ballkanikë, ku u desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej.

Por vetëm pak orë më pas doli e vërteta se shqiptarët nuk kishin “gisht” fare në këtë sherr, dhe të vetmit të përfshirë në grindje ishin serbët dhe anglezët, të cilët do të ndesheshin me njëra-tjetrën mbrëmjen e 16 qershorit.

Tatin sin juri da se pobije sa navijačima Engleske ali Kobre mu ne daju! Kakav otac takav sin!
Preuzeto sa ig: neceznurisano pic.twitter.com/3oULGPNQzD

— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) June 16, 2024

Ishte vetë media gjermane “BILD” e cila raportoi në fillim se në sherr ishin përfshirë shqiptarët dhe serbët, e cila doli me një lajm të dytë këtë herë, ku thoshte se identifikoheshin 11 personat e përfshirë në dhunën e ndodhur në Gelsenkirchen, dhe ata ishin serbë dhe anglezë.

Raportimi i mediave serbe

Por lajmi në mediat serbe ishte edhe më i bujshëm se thjeshtë sherr. Kurir, Katera.news. Novostni i mbushën faqet e parë të gazetave dhe mediave online se në Gelsenkirchen ishte dhunuar flamuri Serb nga shqiptarët.

Данило Вучић у Немачкој, хтео би он да се туче али му Кобре не дају

Шта ми као народ плаћамо да татин син иде по свету и глуми хулигана, а у ствари је кукавица на татицу.

Е моји луди Срби… pic.twitter.com/icWcjcpsxy

— Слободан Илић (@slobodanilic78) June 16, 2024

“Disa huliganë shqiptar sulmuan tifozët serbë pasi donin të grisnin flamurin. Por ata hasën në qendresën e tifozëve serbë, dhe dy prej huliganëve përfunduan në spital”, shkruan Kurir.

I gjithë lajmi i Kurir ishte një dezinformim i pastër, pasi të gjithë ngjarjen përveç përleshjes së dhunshme, asnjë detaj tjetër nuk ishte i saktë, as tentativa për grisje flamuri dhe as përfshirja e të ashtuquajturëve huliganë shqiptarë në sherr.

Sipas lajmit të konfirmuar mbi ngjarjen që doli më pas nga gjermanja “Bild”, ngjarja nuk kishte lidhje me shqiptarët.

Shkrimi i Katera.news

Ndërkohë Katera news në shkrimin e saj i referohet në çdo moment Daily Mail dhe Bild, ku flet për dhunë të përgjakshme nga ana e tifozerisë shqiptare.

“Mbështetësit e ekipit shqiptar të futbollit kanë sulmuar tifozët serbë në kopshtin e një restoranti në Gelsenkirchen. Tifozët shqiptarë hodhën karrige, shishe dhe tavolina ndaj serbëve dhe më pas u shpërndanë para se të vinte policia”, shkruan Kateranews.

Por ajo që vihet re në shkrimin e Kateraneës është që edhe kur në mediat britanike dhe gjermane flitet ndër rreshta edhe për tifozë britanikë të përfshirë në sherr, ka një tjetër tentativë për të vënë shqiptarët dhe nacionalizmin e fryrë në qendër të vëmendies.

Referuar Sky Sport në sherrin e dhunshëm kishte të përfshirë vetëm shqiptarë dhe serbë, nuk flitet në asnjë moment për anglezë.

Siç shihet në shembujt e përmendur më lart qëllimi kryesor ka qenë dezinformimi me anë të nacionalizmit, ku 3 janë simbolet kryesore të nxitjes së gjithë farsës “nacionaliste”, shqiptarët, serbët dhe flamuri.

Përplasjet historike mes fqinjëve ballkanikë janë parë si një rast i mirë për tu përdorur nga dashakeqësit, të cilët përmes lajmeve dezinformuese kishin si qëllim nxitje e konfliketeve përmes informacionit të rremë.

Thirrjet raciste të Dakut

Ndërkohë e vetmaj e vërtetë në media për frymën nacionaliste gjatë ktyre 2 javëve europian, janë thirrjet sulmuesit shqiptar Mirlind Daku kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, thirrje ëpr të cilat ai u ndëshkua nga UEFA dhe ëhstë në pritje edhe të kulbit me të cilin luan.

Menjëherë pas barazimit me Kroacinë, Mirlind Daku vrapo drejt tifozëve dhe me megafon në dorë filloi të bërtiste me fjalë fyese në drejtim të Maqedonisë së Veriut por edhe Serbisë.

Pas këtij veprimi ishin të shumta kritikat, por edhe ndëshkimi. Ndonëse vetë futbollisti pati një reagim publik ku kërkoi ndjesë për ngjarjen, ndaj tij erdhën edhe masat ndëshkimore.

“Më vjen shumë keq nëse kam ofenduar dikë pas ndeshjes me Kroacinë, isha i pushtuar nga emocionet. Ju kërkoj shumë ndjesë”, ishin disa nga fjalët e Dakut pas reagimeve të shumta që erdhën par shkak të sjelljes së tij në fushë.

Fillimisht ishte klubi rus ku ai aktivizohet, të cilët njoftuan menjëherë se ndaj futbollistit do të kishte masa ndëshkimore në gjobë financiare. Ndërsa pak më vonë erdhi dhe reagimi i UEFA-s e cila e ndëshkoi Dakun për të mos luajtur në dy ndeshje.

Të shpresojmë që ditët e mbetura të këtij kampionati që sa vijnë dhe bëhen më të nxehta, të mos sjellin më frymë të shëmtuar dezinformimi përmes nacionalizmit. 

Etiketa: falsraportimeserbesherrshqiptaretifozët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Më bullizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vrasje (Emrat)

16:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025
Para

Bëri lajme kundër Rrumbullakut, vetëdorëzohet në polici Kushtrim Selimi

TË GJITHA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com