• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrasës me pagesë”/ Gruaja e Saimir Tahirit tregon përvojën: Si ma vrau nënën mjekja e Onkologjikut

17:50 : 27/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas shpërthimit të skandalit në spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private, shumë figura publike kanë ndarë përvojën e tyre me gjendjen katastrofale ku ndodhet sot sistemi shëndetësor shqiptar.

Një prej tyre është edhe Fatlinda Berisha Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e cila ka ndarë përvojën me nënën e saj, e cila i është diagnostikuar me melanomë (kanceri i lëkurës) në vitin 2006, kur në atë kohë ishte 51 vjeçe.

Fatlinda Berisha Tahiri tregon se kancerin e nënës së saj e ka kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë, por mjekja e Onkologjikut, e cila punon ende në atë spital, e orinetoi direkt për ta operuar tek klinika e saj private sa një “kotec pulash”, siç e konsideron ajo.

Më tej ajo tregon se e kanë operuar sërish tek i njëjti “kotec pulash”, që as klinikë nuk mund të quhej sipas saj. Fatlinda Berisha Tahiri shpjegon më tej se as biopsi e asgjë nuk bëheshin këtu, por niseshin jashtë e përgjigjja vinte shumë vonë, duke humbur kohë të vyer.

Përpos arrogancës së mjekes ajo thekson se gjendja e nënës së saj, në atë kohë 51-vjeçare u përkeqësua dhe u nis jashtë vendit, ku mjeku që pa analizat u dha se ishin tepër vonë dhe gjendja ishte rënduar. Sipas saj ndërhyrja ishte bërë keq, si edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim.

Lexo edhe:

Rriten problemet nga alergjitë, mjekët: Përbëjnë rrezik nëse nuk trajtohen

Dritëhije skandali në konkursin për drejtimin e Onkologjisë në QSUT

Bashkëshortja e Saimir Tahirit shkruan në postimin e saj se paguam, jo pak në atë kohë, por jetën e nënës së saj e humbën. Sipas saj, sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin, duke iu referuar mjekëve të Onkologjikut.

“Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës. Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes. Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…” – shton më tej Fatlinda Berisha Tahiri në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata qe e dijne, kuptojne qe as biopsi e asgje nuk beheshin ketu, por niseshin jashte e pergjigja vinte shume vone, duke humbur kohe te vyer.

Nejse, doktoresha me te mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për ti shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!

Etiketa: Fatlinda Berisha Tahirikancermjeketnenenspitali onkologjik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rriten problemet nga alergjitë, mjekët: Përbëjnë rrezik nëse nuk trajtohen

20:14 : 10/05/2026
AKTUALITET

Dritëhije skandali në konkursin për drejtimin e Onkologjisë në QSUT

18:39 : 03/04/2026
AKTUALITET

Brakiterapia fantazëm, trajtimi për kancerin gjinekologjik mbetet gjysmak

20:49 : 31/03/2026
AKTUALITET

Tre PAP teste rezultuan negativë, shqiptarja vdes nga kanceri. Familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

18:28 : 07/03/2026
AKTUALITET

Skandal te Onkologjiku/ 6 medikamente mungojnë prej 2 muajsh, pacientët me kancer mbeten pa mjekim

11:31 : 11/02/2026
AKTUALITET

A është çdo ushqim që hamë i lidhur me kancerin?

08:50 : 09/02/2026
Para

Tritan Shehu: Ngjarjet në Onkologji, pasojë e politikave anti-humane të regjimit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom