• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Durrësi si Dubai?! 1/3 jeton mbi ujëra të zeza, investimet 20 mln euro nuk largojnë ndotjen

20:48 : 27/06/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi ndotjen e disa lagjeve në qytetin e Durrësit, ku megjithë investimet dhjetëra miliona euro, sërish nuk e kanë zgjidhur problemin shumë vjeçar.

Në vitin 2021, Bashkia e Durrësit hapi një tender me vlerë 87 milionë lekë për hartimin e studimit për rrjetin e ujërave në zonën e Porto Romanos dhe ish-Kënetës. Po atë vit u hap dhe u shpall fituesi i tenderit të madh me vlerë 10 milionë euro. Procedura u bë në fund të 2021-shit dhe firmat fituese kishin një afat 12 muaj, ku vepra duhet të përfundonte në fund të vitit 2022. Por, 1 vit e gjysmë pas përfundimit të afatit, vepra nuk ka mbaruar. Hidrovori i ri nuk punon dhe Bashkia e Durrësit thotë se kishte probleme me shpronësimet.

Banorët e zonës së Spitallës dhe ish-Kënetës ankohen për prani të ujërave të zeza në kanalet në të gjithë sipërfaqen. Sipas tyre, jetesa është bërë e vështirë dhe të gjitha këto ujëra, përfundojnë në det, në Hidrovorin e vjetër në Porto Romano, që është mbytur me plehra dhe ujëra të zeza..

Disa kanë bërë padi në gjykatë kundër Bashkisë së Durrësit, ndërkohë janë ankuar edhe te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky i fundit ka dalë me vendim që këta banorë janë të diskriminuar për shkak të vendbanimit. Nga ana tjetër, Ujësjellës Kanalizime Durrës pohon se në Impiantin e Trajtimit të Ujërave në Shënavlash shkojnë vetëm një pjesë e ujërave të zeza, por duhen të tjera investime që zona të rehabilitohet.

Banorët: Ndotje masive, as për varrime s’po na vijnë fëmijët!

Grupi i Fiks Fare bisedoi me dhjetëra banorë të zonës së ish-Kënetës dhe Spitallës, të cilët ankohen për praninë e ujërave të zeza në të gjithë këto lagje, ku jeton pothuajse 1 e 3-ta e banorëve në Durrës. Projekti i vitit 2021 bëri vetëm disa kanale të hapura dhe pastroi disa ekzistuese, por jo tubacione.

“Këto kanale janë me ujëra të ndotura. Është bërë e pamundur jetesa në këtë zonë. Burim infektimesh. Nuk hapim dot dritaret. Ujërat qëndrojnë në vend dhe janë të gjitha të zeza. Nuk shkojnë te Impianti në Shënavlash, por derdhen në Detin Adriatik” thotë Frrok Frroku, banor në rrugën “Gjelbërimi”. Vendbanimi i tij s’ka lidhje me toponimin e kësaj rruge, pasi në atë vend, përveç disa pemëve, ka ndotje masive. Erë të keqe dhe ujëra të ndotur, që vetëm qendrojnë në kanal. Të tjerë banorë pohojnë se kur bie shi, ujërat dalin në sipërfaqe. “Po bëjmë nga 20 vite këtej dhe asnjë përmirësim” thotë Prenga, një tjetër banor. Një i moshuar tregon se i kanë ikur fëmijët dhe nuk vijnë t’i takojnë. “As kur të vdesim s’do na vinë nga era e rëndë këtej” pohon një tjetër.

Lexo edhe:

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

Disa banorë kanë bërë padi në gjykatë kundër Bashkisë së Durrësit, ndërkohë janë ankuar edhe te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky i fundit ka dalë me vendim që këta banorë janë të diskriminuar për shkak të vendbanimit.

Dhjetëra miliona euro, ujërat e zeza në kanalet e mëdha të kullimit

Grupi i Fiks Fare ndoqi disa kanale, të cilat shkojnë në zonën e Porto Romanos, te porti i ri. Në atë vend, është edhe Hidrovori i vjetër, ku kanalet që dërgonin ujin në atë vend, ishin të mbushura me ujëra të zeza dhe plehra.

Punonjësit e atij Hidrovori thanë për Fiksit se “kështu vjen dhe kështu shkon në det më pas”.

Fiksi shkoi edhe te Hidrovori i Ri, i cili nuk është vënë në punë. Një punonjës pohon se është nga një firmë private dhe se Bashkia e Durrësit ende s’e ka marrë në dorëzim. Ai pohon se pompat janë testuar, por vepra s’ka përfunduar. “Uji duhet të përpunohet te Impianti në Shënavlash. Po nuk e di nëse e përpunojnë” tregon ai.

Në muajin maj 2021, Bashkia e Durrësit hapi tenderin për hartimin dhe studimin e projektimit të rrjetit të kullimit në zonën e Porto – Romanos dhe ish-Kënetës, si dhe sistemimit të ujërave të shiut në zonën urbane të Durrësit. Vlera e kësaj procedure ishte 87 milionë lekë, ose duke i shtuar TVSH-në, shuma shkon në rreth 100 milionë lekë. Paratë erdhën nga buxheti i shtetit, në kuadër të rindërtimit nga pasojat e tërmetit.

Disa muaj më vonë, përkatësisht në datën 5 nëntor 2021, Bashkia e Durrësit hapi tenderin e madh, me vlerë 1 miliardë e 972 milionë lekë, ose rreth 20 milionë euro.

Njoftimi i klasifikimit u bë në datë 17 dhjetor, ndërkohë që u botua në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve më 31 dhjetor 2021. Fitues u shpall një bashkim operatorësh ekonomikë, të cilët kishin afat 12 muaj që të përfundonin këtë vepër. Por, 1 vit e gjysëm pas përfundimit të afatit, vepra nuk ka mbaruar. Hidrovori i ri nuk është vënë në punë!

Ndërkohë, ditët e fundit, e njëjta bashki ka nxjerrë një njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik. Objekti është “sistemi i trajtimit të ujërave të zeza në Lagjen e Re, Spitallë”. Vlera është 54 milionë lekë, ndërkohë që procedura do të bëhet në muajin tetor 2024. Bëhet fjalë për punime ndërtime për impiante të trajtimit të ujërave të zeza dhe punime ndërtimi për kanalizime. Pra, me të njëjtin objekt me tenderin e madh, të vitit 2021.

Deri më tani, janë shpenzuar mbi 20 milionë euro, por këto para kanë shkuar vetëm për sistemime të kanaleve dhe përmbytjeve. Ujërat e zeza do të vijojnë të derdhen në ato kanale dhe, pa kaluar në Impiant, do të derdhen në Detin Adriatik.

Bashkia dhe Ujësjellësi: Duhen investime të tjera …

Gazetarët e Fiksit shkuan te Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza. Drejtori Olsi Graceni thotë se ky Impiant merr ujërat e zeza të zonës bregdetare dhe ato urbane nga qyteti. Por, ujërat e Spitallës dhe ish-Kënetës nuk shkojnë këtu. Ai tregon procesin, ku ujërat pompohen dhe pasi trajtohen, kthehen në kanalet që shkojnë më pas në Shënavlash. Thotë se Impianti është në punë që prej 2013-ës dhe trajton ato ujëra që vijnë nga qyteti.

Fiksi shkoi edhe në Bashkinë e Durrësit, ku drejtori i Projekteve, Lorenc Facja, pohon se vepra e Hidrovorit të ri duhet të përfundonte në fund të 2022-shit, por ka pasur probleme të mëdha me shpronësimet. Thotë se ajo vepër vetëm do të rehabilitojë kanalet dhe do të ketë një hidrovor të ri dhe se është për kanalet e hapura dhe jo ato të ujërave të zeza. Shton se shumë shpejt do të vihet në punë, por vetëm do të ulë sasinë e ujërave në kanale dhe më shumë është për përmbytjet.

Sipas tij, për problemin e ujërave të zeza ka bërë Ujësjellësi i Durrësit që është Sh.A disa projekte, por duhen të tjera investime që të marrë zgjidhje. “Janë bërë disa studime dhe hartime projektesh nga Ujësjellësi i Durrësit, por duhen fonde për të ndërhyrë” tregon drejtori. I pyetur për gjendjen në Spitallë dhe ish-Kënetë, ku ujërat e zeza hidhen në kanale të hapura, thotë se nuk lejohet, por është zonë informale.

Etiketa: Dubaidurresiinvestimetndotjeujlrat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK-u. Ja për çfarë akuzohen

16:17 : 25/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
AKTUALITET

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

12:19 : 18/05/2026
SHOW BIZ

Mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai Aleks Visha

12:05 : 18/05/2026
Para

“Vrasësi i planetit”/ Asteroidi më i madh në 125 vitet e fundit kalon sonte pranë Tokës

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom