• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO jep dënimin për avokatin Arben Lena

17:03 : 27/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të enjte vendimin për çështjen e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, e cili së bashku me disa persona të tjerë tentuan të korruptonin një gjyqtar me 5 mijë euro.

Sipas Prokurorisë Speciale Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh, të cilin Lena e mbronte.

GJKKO ka dënuar me burg avokatin Arben Lena dhe 5 persona të tjerë, të cilët janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Më konkretisht Arben Lena është dënuar me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 2 vite burgim.  Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për një periudhë kohore prej 3 vjetësh.

Nikolla Hafësllari është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Lexo edhe:

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

Edhe Nikolla Jesku është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Dajana Kodra (Ninga) është dënuar me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim. Kësaj shtetase i është pezulluar dënimi duke e vene në provë për një periudhë kohe prej 2 vitesh dhe 8 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. Gjithashtu, asaj i ështël hequr e drejta për të ushtruar profesionin për një periudhë kohore prej 1 muaji.

Blerand Kozici është dënuar me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim.

Artiana Kozici është dënuar me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 8 muaj burgim. Kësaj shtetase i është pezulluar dënimi duke e vene në provë për një periudhë kohe prej 1 viti dhe 4 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Ndërkohë, Dritan Tabaku është shpallur i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas gjykatës fakti nuk ekziston.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbër nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, teksa kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Etiketa: 3 vite burgimarben lenaGJKKONikolla HafësllariNikolla Jesku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

14:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 të pandehurit, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

12:50 : 10/07/2026
AKTUALITET

Rinis seanca në GJKKO/ Ilir Meta i pranishëm, Kryemadhi: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur

14:27 : 09/07/2026
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

12:54 : 09/07/2026
Para

O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë – Serbi, mundësi e humbur për palët

TË GJITHA

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş