• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bumi” i ndërtimeve të kullave dhe pallateve, ndalet rritja e çmimit të pronave në Shqipëri

14:55 : 27/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri të matura përmes një vrojtimi nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se kanë ndaluar rritjen e shpejtë të vërejtur mes viteve 2018 dhe 2022, kur Indeksi Fisher, metoda matëse e përdorur nga BSH, pothuajse u dyfishua.

Të dhënat për periudhën e gjashtëmujorit të dytë flasin për rënie çmimi në të gjithë vendin por me rënie më të theksuar në Tiranë në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar ndërsa në krahasim me vitin 2022, çmimet janë pak a shumë në të njëjtat nivele.

“Vrojtimi tregon se indeksi i çmimit të banesave në rang vendi dhe për Tiranën ra me përkatësisht 7.6% dhe 10.1% në terma gjashtëmujorë, duke u rikthyer pranë nivelit mesatar të një viti më parë,” thuhet në Raportin Gjashtëmujor të Stabilitetit Monetar të publikuar të enjten.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë së kërkesës, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit, kanë raportuar çmime shitjeje më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar,” theksohet në raport.

Ndryshe nga çmimet e shitjeve, çmimet e qirave raportohen në rritje.

Lexo edhe:

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

Banka e Shqipërisë harton treguesin e çmimeve në pronat e patundshme përmes një anketimi që kryen me 230 agjentë në të gjithë Shqipërinë. Indeksi Fisher është një instrument matematikor që shërben për të llogaritur mesataren e inflacionit.

Indeksi Fisher është hartuar nga BSH që nga viti 2013 dhe ai tregon se mes viteve 2013 dhe 2018, çmimet e pronave patën luhatje përreth të njëjtit nivel ndërsa mes gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, treguesi kaloi nga afërsisht 1.1 në 2.15, duke nënkuptuar një rritje të akumuluar prej 95%. Por në periudhën që pasoi, indeksi shënoi luhatje të dhunshme, duke u rritur me 39% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 ndërsa pësoi rënie të konsiderueshme në gjashtëmujorin e dytë. Kjo u pasua nga ngritje e fortë në gjashtëmujorin e parë 2023 dhe rënie po aq të fortë në gjashtëmujorin e dytë.

Çmimet e pronave të patundshme janë rritur në Shqipëri gjatë viteve të fundit në mënyrë shumë disproporcionale me rritjen e përgjithshme ekonomike dhe rritjen e të ardhurave të popullsisë, gjë që ka ushqyer spekulimet për blerje pronash me para të pista për qëllime të parkimit të ‘cash’-it të tepërt apo pastrimit të parave. Sipas të dhënave vrojtimit të BSH-së, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, blerjet e pronave nga biznesi dhe nga jorezidentët ishin përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të shitjes. Gjatë gjashtëmujorit të dytë, 26% e pronave të shitura u blenë nga jorezidentët, thotë BSH.

Vrojtimi i BSH sugjeron gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e financimit të blerjeve të pronave të patundshme në Shqipëri nuk vjen nga kredia bankare. Duke iu referuar përgjigjeve të marra nga agjentët e pronave të patundshme, gjatë vitit të kaluar, vetëm 60% e pronave të blera për banim apo për përdorim tregtar u financuan me kredi ndërsa kredia mbulon si rregull, jo më shumë se sa 70% të çmimit të shitjes./ BIRN

Etiketa: aferabanesabashkia tiraneçmimetÇmimet e pronavenderitimNdertimetpronaqevberiataksaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Skandali tek onkologjiku, Paloka: Qytetarët duhet të ngrihen për të drejtat e tyre

TË GJITHA

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

15:58 : 04/10/2025

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com