• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjekët “pazar kriminal” me jetën e pacientëve me kancer, deputetja e PD: Kjo është çnjerëzore!

15:03 : 25/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ka reaguar në lidhje me skandalin te Spitali Onkologjik, duke thënë se është çnjerëzore t’u mohosh pacientëve me sëmundje tumorale trajtimin me kimioterapi apo radioterapi.

Sipas deputetes, “e Onkologjikut, e shërbimeve të reduktuara, apo e mungesës së ilaçeve duhet kërkuar tek përgjegjësi kryesor, që është qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë”.

Gjergji, e cila është dhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, shprehet se krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin lart, në krye të punëve.

  • Reagimi i Zheni Gjergjit:

Çdo shkelje e etikës, çdo abuzim me bluzën e bardhë, me betimin e Hipokratit, është e dënueshme. Disa raste të zbuluara së fundmi, megjithatë nuk mund të njollosin gjithë mjekët e punën e tyre shpesh në kufinjtë e sakrificës njerëzore.

E vërteta e Onkologjikut, e shërbimeve të reduktuara, apo e mungesës së ilaçeve duhet kërkuar tek përgjegjësi kryesor, që është qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe:

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

Ishte në grumbullim, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të Seria A

Përpara se media të hidhte dritë e prokuroria të vepronte, Rama dhe Manastirliu e dinin mirë gjendjen, por nuk ndërmorën asnjë veprim.

Raporti i KLSH i vitit 2022 për Sëmundjet Tumorale ishte një ulërimë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministrin Rama, por ata nuk kishin kohë ta shihnin realitetin e tmerrshëm me të cilin pacientët përballen çdo ditë në Spitalin Onkologjik.

E kam ngritur këtë problem disa herë në Komisionin e Shëndetësisë e në Parlament, po kolegët e mi të mazhorancës nuk kishin dëshirë të dëgjonin, ata ishin të fokusuar tek propaganda e Manastirliut dhe Ramës për “shëndetësi falas” dhe i shërbyen asaj me sy e vëshë mbyllur!

Eshtë më shumë se kriminale t’u mohosh pacientëve me sëmundje tumorale trajtimin me kimioterapi apo radioterapi. Eshtë çnjerëzore.

Brakiterapia dhe Ortovoltazhi nuk kanë punuar për një kohë të gjatë në vitin 2022 duke i hequr të drejtën e jetës rreth 600 grave.

Por Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinin, dhe nuk sollën asnjë përmirësim. Këto janë çështje që nuk i zgjidh dot një mjek, apo një shef pavioni. Kërkojnë vullnet politik dhe buxhetet përkatëse.

Raporti i KLSH thotë se megjithëse rastet me tumor po shtohen shumë, fondet ngelen të njëjta.

Kjo do të thotë t’i lësh njerëzit në dorë të zotit, e pastaj kush ka mundësi të provojë darën e rëndë të privatit.

Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqa i gjenin lekët që duheshin për koncesionet, ndërsa nuk shtuan buxhetin për medikamente dhe paisje tek Onkologjiku.

Ndaj janë sot ata të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi.

Krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin lart, në krye të punëve”, tha Zheni Gjergjit

  • Kush janë mjekët dhe zyrtarët e QSUT të arrestuar 

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë e punonjës.

Ky vendim është bërë me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, kurse masat u dhanë nga gjyqtarja Armela Hansantari pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës për medikamentet në Spitalin Onkologjik.

Në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh, prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale. Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapi) për të provuat dyshimet se ilaçet spitalore shiteshin tek privati.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtepie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ per mjekë dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik:

1-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
2-Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
3-Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
4-Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
5-Halil Gashi
6-Florian Marku (administrator i Flori Farma)
7- Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Prokuroria bën me dije se është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10.000 Euro në subjektin farmaceutik ‘Flori Farma’.

  • Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tirane në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit ‘Kobalti’.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT), i akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.

3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.

4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik), e akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.

5. Halil Gashi, i akuzuar për ‘Fshehje të të ardhurave’ me masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’.

6. Florian Marku, administrator i Flori Farma i akuzuar për veprën penale te ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande’ dhe ‘Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabande’.

7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore ‘Megis’ dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’e akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’ nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror ‘Nënë Tereza’ si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik ‘Flori Farma’.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të ‘Kontrabandë me mallra të tjerë’ Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ , ‘Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë’, dhe ‘Shpërdorim detyre’.”

Lexo edhe:

Skandali tek Onkologjiku/ Zbardhen përgjimet: Me 5 operacione bëhesh për Maldive

Skandali tek Onkologjiku/ Gazetarja zbulon detaje: Ja si nisi gjithçka. Çfarë nxori “zbuluar” mjekët

Etiketa: kriminalmjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

21:22 : 25/04/2025
Lajmet e Dites

Ishte në grumbullim, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të Seria A

13:32 : 24/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shapo: Alarmante, situata e mjekësisë në Shqipëri! Bluzat e bardha po ikin në emigracion

22:31 : 01/04/2025
SPORT

Vdekja e mjekut të Barcelonës, klubi i bën dy kërkesa UEFA-s në prag të sfidës me Benfikën

15:52 : 10/03/2025
Female doctor talking to male patient in clinic
524407755
Expertise, Healthcare And Medicine, Illness, Occupation, Discussion
SOCIALE

Gënjeshtrat që nuk duhet t’i thuash kurrë mjekut tuaj

21:23 : 20/02/2025
Para

Mashtronin klientët e huaj, SPAK godet 3 Call Center-a në Tiranë

TË GJITHA

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025

Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia

21:02 : 09/05/2025

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com