Një audit verifikues i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shkeljet e konstatuara më herët të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) ka zbuluar se institucioni publik vijon të tolerojë abuzimet e depove farmaceutike me faturat e ilaçeve të rimbursueshme.
Rreth një vit më parë, KLSH konstatoi se disa depo kryesore farmaceutike, përfshirë “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit apo “Megapharma” e Rasim Hamzarajt, kishin probleme të theksuar me dokumentacionin justifikues të shitjes së medikamenteve që janë në listën e rimbureshme.
KLSH u rikthye në fillim të vitit 2024, për të konstatuar hapat e ndërmarrë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor për të riparuar dëmet financiare.
Në një raport të hartuar së fundmi, dhe i siguruar nga portal informativ “Prapaskena”, tregon se grupet e kontrollit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor kanë vijuar me pasivitetin e tyre, duke kryer kontrolle fiktive ose nuk kanë kryer procedura verifikuese për muaj të tërë.
Në vijim është materiali i publikuar nga “Prapaskena”.
Një raport i fundit (2024) i Kontrollit të Lartë të Shtetit konfirmon edhe një herë se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mbetet një nga organet publike më të korruptuara si dhe një nga gjeneratorët më të palodhur të skemave të mashtrimit e vjedhjeve në Shqipëri, përfitimit me barna të skaduara, receta fiktive dhe skema të tjera zhvatje.
KLSH konstaton vijimin e skemës së mashtrimit me barnat e rimbursueshme, përmes recetave fiktive, si dhe daljen jashtë kontrollit të FSDKSH të depove farmaceutike, të cilat janë përfshirë në abuzime me pasoja të rënda jo vetëm në buxhetin e shtetit, por pikësëpari në shëndetin e qytetarëve.
Mafia e ilaçeve funksion si kartel; Fondi, depot farmaceutike që lejohen nga fondi të bëjnë kërdinë, rrjet farmacish dhe rrjet mjekësh. Paratë ndahen sipas roleve.
“Si përfundim, nga auditimi konstatohet se nuk është kryer asnjë kontroll me inventarizim në depot farmaceutike edhe pse
nëpërmjet raportit të KLSH-së të vitit 2021, është konstatuar se nuk është ushtruar kontroll në depo farmaceutike mbi sasitë e barnave në mbyllje dhe në hapje të periudhës së LBR-së sipas indeksimit, ku ka patur diferenca inventari në shtesë në shumën 52 milion lekë dhe në minus në shumën 207.6 milion lekë, me pasojë efekte negative në administrimin e fondeve nën skemën e kujdesit shëndetësor përsa i përket barnave të rimbursueshme. Nga sa më sipër grupi i audituesve të KLSH, konstaton se ky sektor ka patur një nivel të ulët të realizimit të kontrolleve dhe muajve inekzistentë të aktivitetit, duke mos plotësuar detyrat funksionale që i ngarkohen sipas Rregullores nr. 3, datë 22.10.2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me FONDIN“, thuhet në raport.
KLSH ka identifikuar edhe disa nga depot farmaceutike që abuzojnë me ilaçet, që mbajnë barna të skaduara në kundërshtim me rregullat, që nuk kontrollohen nga FSDKSH, që raportojnë të dhëna të rreme te FSDKSH, që dyshohet se mund të jenë përfshirë në skemat e mashtrimit me rimbursimet.
Megapharma e Rasim Hamzarajt, ilaçe të pajustifikuara në depo dhe transaksione të dyshimta
“Grupi i audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, konstaton se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë transaksionet të cilat pretendohen nga ana e subjektit “Megapharma” SHPK, se janë të anuluara, por për të cilat nuk janë vendosur në dispozicion faturat anulluese tatimore sipas dispozitave të legjislacionit fiskal në fuqi, për të cilat është sqaruar më lart. Nga sa më sipër rrjedh se në Depon Importuese “Megapharma” SHPK, rezulton diferenca në plus (gjendja fizike e barnave të listës është më e madhe se gjendja kontabël) ně vlerën 3,732,066 lekë, dhe nga FSDKSH nuk është vendosur masë administrative në vlerën 7,464,132 lekë (3,732,066 lekë x 2), sipas përcaktimeve të Nenit 16 të Kontratës “Per qarkullimin e barnave të listës së barnave që rimbursohen nga importuesit farmaceutik” nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Importuesit Farmaceutik Megapharma SHPK”, ku pěrcaktohet se: 7. “Kur nga verifikimi i gjendjes fizike të barnave të rimbursueshme tek Importuesi rezultojnë diferenca në plus të pajustifikuara (gjendja fizike me e madhe se gjendja kontabël), Importuesi paguan kusht penal të barabartë me dyfishin e tepricës së konstatuar”.
CFO Pharma, Nadir Çaushollit, i arrestuar më parë më skema mashtrimi me vlerë mbi 2 milionë euro
“Grupi i kontrollit nga Fondi: Entuena, Brikena Hajdari, Dorjan Hysi, Irsa Vila, Sabri Çela, Bora Shkurta. Drejtor Kontrolli: Shpend Stojku. Drejtor i Përgiithshëm: Albana Çela. Nga auditimi i dokumentacionit te dosjes së raport kontrollit të plotë me inventarizim të depos- importuese “CFO Pharma” SHPK, kanë rezultuar problematikat trajtuar si mëposhtë: Sipas Raport Kontrollit nr. 6713/5 prot., datë 07.12.2022, janë evidentuar diferencat e konstatuara për periudhën 01.08.2021-30.04.2022…. Nga ana e grupit të kontrollit nuk është vepruar konform pērcaktimeve të pikēs 4 të nenit 16 “Kushti Penal” të kontratës së lidhur me Depon Importuese “CFO Pharma”, ku përcaktohet qartësisht se: “Kur nga kontrolli rezulton Se Importuesi ka dërguar në FOND informacion jo të saktë, ai paguan kusht penal prej 200,000 lekë”. Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore si më poshtë: Rregullore nr.2 “Për organizimin, funksionimin dhe pērshkrimet e punës per Drejtorinë e Pērgjithshme të Fondit”‘; Kreu 1 “Drejtor i Përgjithshëm”, Kreu XI “Drejtoria e Kontrollit – Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike”; Rregullore nr.3 datë 22.10.2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”, Kapitulli Ill”Për kontrollin në depot farmaceutike të barnave te kontraktuara nga fondi i sigurimit te detyrueshëm të kujdesit shendetesor’, Kontrata “Për qarkullimin e barnave të listës së barnave që rimbursohen nga importuesit farmaceutik” něpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Depon Importuese “CFO Pharma” SHPK, neni 16, pika 4. Për subjektin “CFO Pharma” Shpk, sqarojmë se diferencat në minus të evidentuara nga grupi i kontrolli në raport kontrolli përbëjnë informacion jo të saktë dhe jo të rakorduar, me informacionin e dërguar në fond dhe sipas sistemit e-depo, observacioni përmban të njëjtat argumente të dërguara në fazën e projekt raportit të auditimit, pa sjellë fakte të reja, kjo pjesë e observacionit nuk do të merret në konsideratë”.
Rejsi Rama e Merita Sheqit ilaçe të skaduara, rrezik që t’i hedhë në treg
“Nga auditimi i dokumentacionit të dosjeve të raport kontrolleve të plota me inventarizim në depot importuese dhe shpërndarëse të subjektit “Rejsi Farma” SHPK, kanë rezultuar problematikat: Nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendon se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat është mbajtur vetëm një proces-verbal nr. 2/1, datë 21.12.2022, me shkrim dore, i pa shoqëruar më evidenca fotografike të mjedisit të veçuar dhe të barnave me mbishkrimin të skaduara, për të cilat nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore pěrkatëse nën juridiksionin të cilës i përket si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombětare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësorë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurën në lidhje me mallrat e skaduara konkretisht: Udhězimi nr. 6, datë 30.01.201 5 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, neni 58, pika 2, Udhëzimi nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pika 3.6, germa S, Si dhe Kontrata F2021, neni 1, duke sjellë risk në gjendjen e saktë reale inventariale të barnave të rimbursueshme sipas LBR-së dhe në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depos-Importuese “Rejsi Farma”. Gjithashtu, ekziston risku i rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim pěrfitimin e rimbursimin, me pasoja në shëndetin e pacientëve”.
Delta Pharma, Eduart Curri
“Nga auditimi i dosjes së kontrollit është konstatuar se nga grupi i kontrollit nuk janë mbajtur procesverbalet DU 7, DU 8 dhe DU 9, veprime të cilat janë në kundërshtim me pikat 11 dhe 12 te Kapitullit II të “Për kontrollin në depot farmaceutike të barnave të kontraktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor” të Rregullores nr. 3, datë 22.10.2014 “Per procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me FONDIN”. Sipas Memo “Mbi monitorimin dhe verifikimin e disponibilitetit të barnave të rimbursueshme në tregun farmaceutik, muaj Mars, viti 2022” nr. 1681/1 prot., datë 05.04.2022 të Drejtorisë se Rimbursimit drejtuar Drejtorisë së Kontrollit, ku janë konstatuar mungesa të barit “Methotrexate 2.5 mg” në farmacitë e rrjetit të hapur. Por nga ana e Drejtorit të Kontrollit nuk është përfshirë për verifikimin e disponibilitetin e tij.
Këto veprime janë në kundërshtim me pikën 1 të Kapitullit Ill të “Për kontrollin në depot farmaceutike të barnave të kontraktuara nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor” të Rregullores nr. 3, datë 22.10.2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit te dhënësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”.
Incomed, Gentian Kreka, përfitues i 600 tenderave në shëndetësi
“Nga auditimi dosjes së kontrollit është konstatuar se, nga grupi i kontrollit nuk janë mbajtur procesverbalet DU 7, DU 8 dhe DU 9, veprime të cilat janë në kundërshtim me pikat 11 dhe 12 te Kapitullit Ill t “Për kontrollin në depot farmaceutike të barnave të kontraktuara nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetes or” të Rregullores nr. 3, datë 22.10.2014 “Per procedurën dhe mënyrën e kontrolit të dhěnësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”. Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore si më poshtë: Rregullore nr. 2 “Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimet e punës për Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit”; Kreu I “Drejtor i Përgjithshëm”, Kreu X1 “Drejtoria e Kontrollit- Sektori i Kontrollit të Depove Farmaceutike”; Rregullore nr. 3, date 22. 10.2 ,2014 “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuara me fondin”, Kapitulli Ill “Për kontrollin në depot farmaceutike të barnave të kontraktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shendetësor” pika 11 dhe 12″.