• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teliti: Të ardhurat për frymë në Shqipëri, më të ulëtat në Europë

15:27 : 20/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, duke iu referuar raportit të Eurostat tha se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e brishtë, e cila nuk mbështetet nga fuqizimi i sektorëve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, por e  gjen rritjen e saj kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve, shpeshherë të financuara nga burime të dyshimta financiare.

Teliti tha se sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve rezultojnë të jenë në masën 35% të mesatares europiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta. Gjithashtu, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane, ndërkohë që banorët e Maqedonisë së Veriut kanë konsum në masën 52% të mesatares europiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%.

Në vijim ai shtoi se ekonomia shqiptare gjatë 11 viteve të fundit nuk është mbështetur nga një model ekonomik dhe filozofi zhvillimi që garanton rritje ekonomike me ritme të larta dhe gjithëpërfshirëse, përkundrazi.

“Në këto 11 vite, modeli ekonomik i qeverisë Rama, gjithnjë e më shumë, ka treguar veten se është modeli i luftës ndaj sipërmarrësit të ndershëm, model ekonomik i bazuar në taksat më të larta në rajon dhe procedura të komplikuara, model ekonomik që nuk gjeneroi vende pune dhe rritje të duhura pagash, model ekonomik që minoi sigurinë juridike, parimet e konkurrencës dhe mbajti larg investimet e huaja aq të nevojshme për ekonominë tonë.

Lexo edhe:

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë, panë sesi pasuroheshin padrejtësisht një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, ndërkohë që e gjetën veten e tyre të papunë, të pa shërbyer, të nëpërkëmbur nga administrata patronazhiste. Sipërmarrësit me mijëra kanë falimentuar, e të shumtë akoma janë ata që gjenden buzë greminës së thellë të falimentit të shkaktuar nga keqqeverisja dhe arroganca e saj.

Ndaj sot më shumë se kurrë, largimi i Edi Ramës nga drejtimi i punëve dhe ndryshimi politik është një domosdoshmëri kombëtare.

Nevojitet ndërgjegjësimi i çdo qytetari, i çdo familjari, i çdo sipërmarrësi, duke drejtuar gishtin nga fajtorët e vërtetë të kësaj katastrofe ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria e shpopulluar me më shumë se 1 milionë banorë gjatë viteve të fundit, e duke i ndëshkuar ata me votën e sovranit, në zgjedhje të lira e të ndershme, të organizuara nga një qeveri teknike”, tha Teliti.

Etiketa: dorjan telitiekonomivarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Sejko e pranon: Plakja dhe emigrimi rrezikojnë potencialet e rritjes ekonomike

11:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025
AKTUALITET

Teliti pas vendimit për Veliajn: Kushtetuesja anashkaloi shkeljet reale, beteja për Tiranën vazhdon

19:50 : 03/11/2025
AKTUALITET

Si po shthuret tregu i sigurimeve, dëmet pezull tejkalojnë vitin e tërmetit dhe pandemisë

19:05 : 02/11/2025
Para

“Shqipëria surpriza e Euro 2024”, Mourinho: Dëshirë, tifozllëk dhe rekorde

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com