• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

15:02 : 20/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjimnazistët shqiptarë u renditën të fundit në botë në raportin ndërkombëtar të vlerësimit të kreativitetit (mendimit krijues), të hartuar pak ditë më parë nga Programi për Vlerëndimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA).

Ky rezultat skandaloz, nuk është aspak i papritur. Në dhjetor të vitit 2023, PISA konstatoi rënie drastike të aftësive të rinjve në shkollat e mesme në lëndët matematikë, letërsi dhe shkenca.

Gjithashtu, në Tetor të vitit të kaluar, universitetet shqiptare populluan fundin e listës së vlerësimit të “PISA”. Të gjithë të dhënat dëshmojnë se arsimi në Shqipëri është thuajse në një kolaps të plotë.

Lexo edhe:

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

Dështimi vjen nga politikat arsimore, por sidomos nga shpopullimi masiv. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit tregojnë se numri i maturantëve ra në 28 mijë nga 42.300 që ishin në vitin 2014, ose me rreth 34 përqind.

Statistikat e rënda në Arsim përfshijnë 3 mandatet qeverisëse të Edi Ramës, kryeministrit që konsiderohet gjerësisht si shkaktari i largimit masiv të mbi 500 mijë qytetarëve shqiptarë në dekadën e fundit, mes të cilëve edhe shumë fëmijë.

Në foto: Shifrat e maturantëve për periudhën 2014-2024 (të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit)

Nga ana tjetër, politikat arsimore qeveritare, të orientuara kryesisht në tenderat miliarda euro për laboratorëve që nuk shihen askund dhe infrastrukturë që vijon të jetë shumë larg standarteve të pranueshme për mësim-dhënie, kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në situatën skandaloze të nivelit shkollor në vendin tonë.

Natyrisht, përgjegjësi kryesor ka një emër të përveçëm-Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me “Rilindjen” e Arsimit dhe përfundoi me degdisjen e shkollës shqiptare në nivele të turpshme.

Në foto: Propaganda e kryeministrit Rama për Arsimin, ka shkuar në të kundërt të cilësisë

Në krah të tij, në radhën e dështuesve, janë Ministret e Arsimit, të cilat kanë mbajtur turpshëm këtë post, thjesht si figura dhe përcjellëse të imazhit të liderit të tyre.

Lindita Nikolla është ministrja më jetë-gjatë e “Rilindjes” së Edi Ramës.

“Zysh Linda” u emërua në atë detyrë në Shtator 2013. Të dhënat e publikuara në media nga eksperti Taulant Muka, treguan se ajo kishte qenë vetë një nxënëse skandaloze, pasi kishte mbaruar gjimnazin me mesataren 5.8.

Megjithatë, ky fakt nuk e pengoi që të qëndronte në detyrë e kreut të Arsimit, për më shumë se 5 vjet.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Lindita Nikolla

U largua për rreth dy muaj, në Maj-Qershor 2017, pas paktit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për “qeveri me bazë te gjërë”.

Lindita Nikolla u rikthye sërish në shtator të atij viti, deri në Dhjetor 2018, kur kryeministri Rama u detyrua ta largojë, pas protestave të aspirantëve për studentë, pas skandalit me “testimin e Turit”.

Besa Shahini u emërua në vendin e saj, në fund të Dhjetorit 2018. Besa, një nga prurjet “patriotike” të Edi Ramës, si përfaqësuese e Kosovës në qeverinë shqiptare, i ngjante më shumë një lloj pluhuri kozmik, që vjen rrotull kot dhe nuk bën asnjë punë.

Në foto: Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Ashtu siç erdhi në krye të Ministrisë, ashtu edhe u largua në Shtator të vitit 2020. Ajo i dorëzoi një dorëheqje formale kryeministrit Edi Rama, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi se përse e ndërmori këtë vendim dhe, për më tepër, pa u përballur asnjëherë me llogaridhënie për rrokullisjen që tashmë kishte marrë arsimi shqiptar.

“Pedagoge” Evis Kushi ishte pasuesja në krye të Arsimit Shqiptar, me vendimin e Ramës në Shtator 2020.

Në foto: Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Për tre vjet në atë detyrë, Kushi u angazhua më shumë të grindej me opozitën se sa të hidhte sytë nga gjendja e arsimit. Nuk është aspak çudi që dështimi më i madh në sistemin arsimor dhe në renditjen globale përfshin periudhën kur Evis Kushi ka drejtuar Ministrinë e Arsimit.

Prej shtatorit 2023, në krye të kësaj Ministrie është Ogerta Manastirliu. Pa asnjë lidhje me sistemin arsimor, përveçse ka përfunduar studimet e larta, Manastirliu “u strehua” nga Rama në këtë ministri, pas skandaleve të rënda financiare, ku ajo e përfshiu veten si titullare e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në foto: Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke dale nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme, SPAK

Një seri e gjatë kallëzimesh janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga opozita, por jo vetëm, për tenderat sekretë miliarda lekë të periudhës së pandemisë së Covid-19.

Nën këtë trysni të kallëzimeve penale, Manastirliu duket qartësisht se nuk është aspak e përqëndruar për zhvillimin e Arsimit, për më tepër që është edhe një fushë, ku ajo nuk e gjen veten askund.

Etiketa: arsimibesa shahiniEdi Ramaevis kushigjimnazisteLindita NikollaOgerta Manastirliuspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
AKTUALITET

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti

18:59 : 09/06/2025
Para

FNSH aksion në disa lagje të Vlorës, arrestohen 2 persona - Detajet e para

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com