• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Zgjedhja e anëtarëve nga shoqëria civile në KLGJ dhe KLP vihet në pikëpyetje

20:14 : 20/06/2024
në AKTUALITET

Raporti i Gjonçajt, i publikuar të enjten nga Kuvendi ka kualifikuar vetëm dy emra për 2 vendet vakante, duke bërë që për KLGJ-në të ketë dy kandidatë Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla.

Lista që ishte dorëzuar Kuvendit në prill nga Avokati i Popullit përbante 6 emra gjithsej, që kishin kaluar vlerësimin paraprak nga Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile.

Në garë për KLP ishin Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe, Lefterie Lleshi, Altin Shegani ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet edhe Violanda Theodhori.

Gjonçaj ka vendosur të skualifikojë shumicën e kandidatëve me argumentin se nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë kandidatë, kryesisht pasi nuk vërtetojnë dot që organizatat ku punojnë kanë qenë aktive në fushën e të drejtave të njeriut.

Hazizaj është skualifikuar për shkak të një dënimi penal të mëparshëm dhe për faktin që në një procedurë konkurrimi në vitin 2017-2018, kandidati nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.

Lexo edhe:

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

Ndërsa kandidatët Shegani, Lamçe dhe Lleshi janë skualifikuar pasi nuk kanë dërguar në Kuvend dokumente që provojnë se organizatat ku ata bënin pjesë të ishin aktive me projekte në fushën e të drejtave të njeriut apo sistemit të drejtësisë, ose të ishin tatimpaguese të rregullta.

Kjo listë e ngushtuar vetëm në 2 emra për dy këshillat nuk i lë mundësi përzgjedhjeje Nënkomisionit të Posaçëm Parlamentar të ngritur me këtë qëllim dhe e bën të pakuptimtë hedhjen e shortit mes kandidatëve.

Gjithsesi, ky organ e ka të drejtën për për të futur në listë dhe emrat e skualifikuar nga Gjonçaj nëse arrihet konsensusi politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ose mund të vendosë që procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të nisë nga fillimi duke shpallur një thirrje të re për interes.

Raporti i Gjonçajt u dorëzua gati 3 muaj me vonesë edhe pse Kushtetuta parashikon 10 ditë afat për verifikimin e listës. Por, në raport, ai njofton se ka marrë një vendim për pezullimin e këtij afati për të pritur përgjigjet nga institucionet në lidhje me verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.

Nënkomisioni është aktualisht në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj nga radhët e avokatisë për 2 vende vakante në secilin prej këshillave, proces që po kryhet jashtë afateve të parashikuara në ligj. Lista e parë me 4 emra që i shkoi Kuvendit u zgjodh me short.

Edhe në listën e kandidatëve nga avokatia Gjonçaj skualifikoi një pjesë të tyre, duke u kritikuar nga opozita për tejkalim të kompetencave të tij ligjore si dhe për ndikim politikisht nga mazhoranca në punën e tij. Gjonçaj u përgjigj se kishte zbatuar të drejtat që i njeh Kushtetuta në verifikimin e kandidatëve.

Mandati i 6 anëtarëve të këshillave ka përfunduar që në 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve, edhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit dhe vonesës në verifikimin e tyre nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit./ BIRN

Etiketa: KLGJklpshoqeria civile

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
Para

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori Donald Sutherland

TË GJITHA

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

19:06 : 01/11/2025

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com