• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha, Bardhi dhe Tabaku takojnë drejtorin e Institutit Amerikan, zbardhen bisedat

12:01 : 19/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtori për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Amerikan NDI, Robert Benjamin është takuar këtë të martë me disa eksponentë të Partisë Demokratike.

Fillimisht ai ka takuar deputetin Lulzim Basha, ku ky i fundit bën me dije se kanë diskutuar për prioritetet e tij në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe alternativën e tij politike dhe programore për zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se i ka theksuar Robert Benjaminit mbështetjen e tij pa kushte për SPAK-un dhe i ka prezantuar ofertën politike të tij që garanton mirëqeverisjen dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Deputeti demokrat shprehet se Shqipëria meriton më shumë se ofertat e skaduara politike të një grushti të vogël politikanësh që mendojnë vetëm për hallet e tyre.

“Kënaqësi të prisja Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. E falënderova z. Benjamin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e NDI, duke vlerësuar me mirënjohje përkushtimin e tyre në promovimin e shtetit të së drejtës, vlerave demokratike dhe euroatlantike. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetik për mbrojtjen dhe avancimin e interesave tona kombëtare, si dhe përparimin tonë në rrugëtimin drejt BE-së.

Biseduam për prioritetet tona në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe alternativën tonë politike dhe programore për zgjedhjet e ardhshme. Korrupsioni vazhdon të mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në vendin tonë. Në këtë kuadër, theksova mbështetjen tonë pa kushte për SPAK-un dhe angazhimin tonë propozues, përmes nismave ligjore të depozituara prej muajsh në parlament, për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta të politikës.

Lexo edhe:

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Babai i Suel Çelës ka përfituar 150 mijë euro nga fondet e OLAF-it

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

E njoha z. Benjamin me ofertën tonë konkrete, të prezantuar përpara shqiptarëve, produkt i ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, që garanton mirëqeverisjen dhe fundin e pandëshkueshmërisë, si një etalon i modelit tonë politik. Tregues i vendosmërisë sonë për t’u ofruar shqiptarëve një alternativë qeverisëse që kujdeset vetëm për ata. Bindja jonë, sikurse është bindja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është se Shqipëria meriton më shumë se ofertat e skaduara politike të një grushti të vogël politikanësh që mendojnë vetëm për hallet e tyre.” – shkruan Basha.

Më pas drejtori i Institutit Amerikan ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin dhe deputeten e PD-së Jorida Tabakun. Bardhi bën me dije se e ka informuar atë për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës

“Kënaqësi që sëbashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparencën në veprimtarinë e Kuvendit.

E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE.” – shkruan Bardhi.

Etiketa: drejtorin e Institutit Amerikangazment bardhiJorida TabakuLulzim BashaRobert Benjamintakimtakojne

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Babai i Suel Çelës ka përfituar 150 mijë euro nga fondet e OLAF-it

10:45 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë”, Tabaku: Qeveria Rama ka dështuar

09:45 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
Para

"Ia q** r***", konkurrenti i "Për'puthen" tenton të godasë Ronaldo Sharkën - VIDEO

TË GJITHA

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025

OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

14:09 : 08/10/2025

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com