• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mali me dosje/ Udhëtim në kolapsin e Prokurorisë (Foto)

12:05 : 18/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shumëçka nga ajo që nisi si Reforma më madhore në drejtësi në Shqipëri, në vitin 2016, tashmë në shumë drejtime ka shkuar thuajse për dreq.

Pasoja më e prekshme, por edhe më e rëndë për qytetarët, është stoku gjigand i dosjeve që gjenden në zyrat e gjyqësorit.

Është folur shpesh publikisht për kolapsin e “back-logut” në sistemin e drejtësisë, sidomos në Gjykatën e Lartë, me rreth 28 mijë dosje në pritje, si edhe në Gjykatën e Apeli, ku, sipas projeksioneve më optimiste të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një çështje mund të përfundojë mesatarisht pas 8 vitesh.

Lexo edhe:

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

Një situatë aspak e mirë është edhe në sistemin prokurorial shqiptar. Reforma në Drejtësi krijoi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe, disa arritje ende larg pritshmërive, por gjithësesi të shoqëruara me show e spektakël, me paradë politikanësh e disa arrestime domethënëse, kanë krijuar idenë e rreme se gjithçka po ecën mirë.

Veprimtaria e SPAK-ut është në nivelet makro, pasi rezultatet e tij llogariten në proceset integruese të Shqipërisë. Ndërsa, niveli mikro, ai që u takon drejtëpërdrejtë qytetarëve, si të hetuar, të arrestuar, të dëmtuar apo edhe dëshmitarë, zhvillohet në prokuroritë e juridikisionit të përgjithshëm.

Në këtë nivel, situata e pas-Reformës në Drejtësi është gjithashtu në prag kolapsi. “Boldnews.al” ka zhvilluar në udhëtim vizual në disa prokurori lokale, përfshirë atë të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës.

Situata ishte e njëjtë dhe shumë e vështirë. Mali me dosje ka pushtuar çdo zyrë prokurorësh.

Prokuroria Tiranë

Në vitin 2023, prokuroria e Tiranës ka ndjekur 17.200 çështje penale, referuar të dhënave të Raportit Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit, të dorëzuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Numri i prokurorëve në detyrë në këtë Prokurori ka qenë 55, nga 90 që është përcaktuar në organikë. Mesatarja e çështjeve të ndjekura nga secili prokuror janë 313, ose thuajse një në çdo ditë të vitit, përfshirë edhe ditët e pushimit. Bazuar në këto shifra, rezultati dhe cilësia janë dy kritere, për të cilat askush nuk duhet të kërkojë shumë.

Në foto: Një nga zyrat në Prokurorinë e Tiranës

Ngarkesa e lartë dhe numri i ulët i prokurorëve ka rritur ndjeshëm numrin e stokut të dosjeve. Dhjetra fashikuj dhe mijëra faqe dokumenta janë shpërndarë nëpër zyrat e prokurorëve ku të munden-në rafte, në dollapë, mbi e nën tavolina, në tokë, pas dyerve e në parvaze dritaresh.

Në foto: Zyrë në Prokurorinë e Tiranës

Ka raste, kur prokurorëve u duhet të zhvendosin dosjet nga karriget apo tavolinat, për të kryer veprime rutinore, si hartimin e akteve apo pyetjen e dëshmitarëve.

Prokuroria Durrës

Situatë e ngjashme paraqitet në prokurorinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit. Në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm thuhet se, gjatë vitit të kaluar, 23 prokurorë efektivë nga 34 që ka organika, kanë përballur një volum që përllogaritej në 6792 çështje, ose mesatarisht 295 të tilla për çdo prokuror.

Në foto: Zyrë në Prokurorinë Durrës

Duke mbajtur parasysh se prokurorët krahas veprime proceduriale në zyrë, kanë për detyrë të shkojnë në gjykatë, në vendngjarje, të pyesin personat e arrestuar në ambjentet e paraburgimit, e të tjera, ngarkesa e lartë rrjedhimisht ka shtuar “malin” e dosjeve”.

Në foto: Një nga zyrat në Prokurorinë Durrës

Pamjet e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se stoku i dosjeve është i shpërndarë nëpër zyra, kudo ku është e mundur.

Prokuroria Elbasan

Me udhëtimin tonë visual shkojmë në Prokurorinë e Elbasanit. Aty, 13 prokurorë efektivë, nga 20 që ka organika, kanë shqyrtuar gjatë vitit 2023, rreth 3700 çështje, me një mesatare prej 309 për secilin prej tyre.

Në foto: Një prej zyrave të Prokurorisë së Elbasanit

Në një prej zyrave, poshtë flamurit shqiptar dhe atij amerikan, gjendet një “mal” me dosje, të cilat nuk dihet as se sa kohë kanë që qëndrojnë ashtu grumbull, dhe as se kur do të pastrohen nga dyshemeja e do të dërgohen në gjykatë për vendimmarrje.

Në foto: Dosjet kanë “pushtuar” zyrat në Prokurorinë e Elbasanit

Në një tjetër zyrë, babai themelues i shtetit, Ismail Qemali, nga një foto në mur, duket se sheh vëngër dhe me trishtim gjendjen e stokut të dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit.

Prokuroria Vlorë

Më në Jug të vendit, në Vlorë, situata bëhet akoma më e vështirë. Thuajse çdo zyrë prokurori ngjan më shumë me një ambjent arkivi.

Në foto: Zyrë në Prokurorinë e Vlorës

Referuar të dhënave zyrtare, 14 nga 20 prokurorë që duhet të ishin në detyrë, kanë shqyrtuar gjatë vitit 2023 rreth 3600 çështje, me një mesata prej 257 dosje për prokuror.

Prokuroria Shkodër

Prokuroria e Shkodër, megjithëse me një numër të reduktuar prokurorësh, 13 nga detyrë nga 20 në organikë, është disi më e përmbajtur në volumin e dosjeve. Gjatë vitit 2023, në këtë prokurori janë shqyrtuar 2937 çështje ose mesatarisht 226 të tilla për secilin prokuror.

Në foto: Dosjet penale në një nga zyrat e Prokurorisë Shkodër

Por, pavarësisht shifrave më të ulta krahasuar me strukturat e tjera të prokurorive lokale, edhe në kryeqendrën e Veriut dosjet penale gjenden të shpërndarja në dysheme, karrige e kudo tjetër, për shkak të sasisë së tyre të madhe.

Infrastruktura

Me një numër prokurorësh të reduktuar ndjeshëm-187 në detyrë nga 304 që është organika e plotë në nivelin e shkallës së parë dhe të Apelit, prag-kolapsi në sistemin e prokurorisë nxitet edhe nga mungesa e theksuar e infrastrukturës.

Harta e re Territoriale, e cila pritej të përmirësonte gjendjen e sistemit gjyqësor, vetëm sa shtoi problemet për prokuroritë në të gjithë nivelet.

Krijimi i një prokurorie të vetme Apeli në Tiranë, ofroi të gjithë prokurorët e Apelit të rretheve në kryeqytet.

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, edhe më herët ka pasur probleme me sistemimin e prokurorëve të Tiranës.

Por, me ardhjen e kolegëve të tyre të tjerë nga rrethet, godina ishte gati “në shpërthim”. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme, e cila fizikisht është pranë asaj të Apelit, u detyrua të lironte një pjesë të hapësirave të saj për të krijuar zyra për prokurorët që u afruan nga Shkodra, Durrësi, Vlora, Korça e Gjirokastra.

Godina e Prokurorisë së Tiranës është ndërtuar në vitin 2003. Në kohën e ndërtimit të saj, u parashikua që të sistemonte me zyra 40 prokurorë, si edhe oficerët e Policisë Gjyqësore dhe stafin administrative.

Aktualisht, në detyrë në Prokurorinë e Tiranës ushtrojnë funksionet 50 prokurorë, ndërkohë që organika është me 90 të tillë. Në rast të plotësimit të të gjithë numrit të prokurorëve, ata ndoshta do të duhet të paraqiten në zyrë me një grafik në ditë çift ose tek, siç preferojnë të ironizojnë situatën disa prej punonjësve të kësaj strukture.

Ka një projekt, i cili deri më tani duket se është në letër. Siç pranohet nga institucioni qendror i Akuzës, Bashkia e Tiranës ka përfunduar detyrën e projektimit, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë e Tiranës për ndërtimin e një godine të re për akomodimin e institucioneve të sipërcituara.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se presin nga Bashkia e Tiranës që të vendosë në dispozicion një shesh ndërtimi, me qëllim hartimin e projektit.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të një përgjigje nga Bashkia e Fierit për marrjen në dispozicion të një godine për Prokurorinë e Fierit.

Me gjithë gjuhen e latuar të përdorur nga Prokuroria e Përgjithshme, duket se kërkesat e saj janë lënë pas dore, një term më i zbutur për të thënë që janë injoruar.

“Në vijim, kërkohet angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e Marrëveshjes ndërmjet asaj ministrie, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vënien në dispozicion të ambjenteve shtesë apo ndërtesa ekzistuese, të cilat më pas do t’i nënshtrohen rikonstruksionit për prokuroritë Gjirokastër, Vlorë e Durrës, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar detyrimet e saj, ndërsa nga ana e palëve të tjera nuk janë respektuar detyrimet e ndërmarra”, thuhet në Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023.

Etiketa: dosjegjykateprokuroria durresprokuroria elbasanprokuroria shkoderprokuroria tiraneprokuroria vlorereforma ne drejtesis toku i dosjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:31 : 15/07/2025
AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

11:18 : 08/07/2025
AKTUALITET

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, ndarja nga jeta duhet të provohet në gjykatë

21:16 : 01/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët kërkojnë rritje page/ Rama: Për herë të dytë brenda 3 viteve, një abuzim madhor!

14:46 : 11/06/2025
Para

Paditë për taksimin e profesioneve të lira, Tabaku: Argumentet e qeverisë qesharake

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com