• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot nis rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, ja formacionet e mundshme ndaj Italisë

09:11 : 15/06/2024
në AKTUALITET, Euro 2024, SPORT

Shqipëria është gati për të nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj në kampionatin europian “Euro 2024” në Gjermani.

Kjo është pjesëmarrja e dytë në një kampionat europian, pas atij të vitit 2016, ku dolëm me kokën lart dhe arritëm të merrnim një fitore përballë Rumanisë.

Në këtë edicion, kuqezinjtë tanë do tentojnë të bëjnë më mirë, edhe pse ndodhemi në një grup ferri, në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Ndeshja e parë na vë përballë “axurrëve”, katër herë kampionëve të botës, duel i cili do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit. Forca më e madhe e kombëtares sonë pritet të jenë tifozët kuqezi, të cilët kanë pushtuar Gjermaninë që prej ditës së djeshme.

“Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh, por që për shkak të rregullave të UEFA-s do të ketë një kapacitet të reduktuar në 62 mijë ulëse. Sipas mediave të huaja, në stadium priten të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë.

Lexo edhe:

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

Edhe pse na ndajnë pak orë nga dueli, duket se Silvinho nuk e ka ndarë ende mendjen përfundimisht mbi 11-tëshen titullare, ku ka disa balotazhe për disa pozicione. Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3.

Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit, me këtë të fundit që duket se do e nisë nga minuta e parë.

Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin, teksa titulla pritet të jetë edhe Bajrami, por në dyshime mbi pozicionin e tij.

Nëse aktivizohet në mesfushë, në krahun e majtë pritet të luajë Seferi, por Silvinho ka provuar dhe taktikën duke e spostuar atë në të majtë dhe në mesfushë pritet të aktivizohet një mes Laçit dhe Abrashit.  Në të djathtë të sulmit pritet të jetë Jasir Asani dhe në majën e sulmit Armando Broja.

Sa i përket Italisë, Spalletti është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar. Tekniku i të kaltërve për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1. Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini, Calafiori dhe Dimarco.

Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

Formacionet e mundshme:

ITALIA (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Barella, Jorginho; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca

SHQIPËRIA(4-3-3) Berisha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi (Abrashi); Asani, Bajrami; Broja

Pas Shqipëria do të luajë kundër Kroacisë dhe ndeshjen e fundit në grup e ka kundër Spanjës. Veç dy vendeve të para të grupit, Shqipëria ka shansin të kalojë në fazat me eliminim direkt edhe si një prej 4 vendeve të treta më të mira të grupit.

Etiketa: EURO 2024formacionetItaliaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

15:46 : 17/10/2025
SPORT

Tabela/ Shqipëria 81% shanse për të shkuar në Play-Off të Botërorit, bien kuotat e Serbisë

11:12 : 17/10/2025
Para

Avokati doli nga koma, e motra: Zoti do e ngrejë Sokolin në këmbë!

TË GJITHA

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025

FOTO/ Grabitja në Luvër, këto janë 7 bizhuteritë e vjedhura. Mes tyre, një karficë prej 6,7 milionë eurosh

21:14 : 19/10/2025

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

21:01 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com