• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKENARËT/ Pas humbjes së vulës, Lulzim Basha vendos sot fatin e tij politik

08:17 : 14/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lulzimi Basha dhe grupimi i tij do të mblidhen këtë të premte për të vendosur fatin e tyre politik, pasi humbën vulën e Partisë Demokratike, dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit.

Takimi pritet të nisë në orën 14:00, teksa vjen pas atyre të dy ditëve më parë me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ku pas takimeve nuk pati një vendim përfundimtar.

“Një gjë është e sigurt që demokrat nuk të bën vula, por vlerat dhe parimet. Parimet tona janë ato të një Shqipëria demokratike dhe europiane. Ne na lidhin shumë gjëra, por ajo që na lidh është se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Për këtë si demokrat dhe si shqiptar marrim përgjegjësitë tona. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët dhe më pas do ta vendosim. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje. Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra. Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish sesi ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën.” – tha Lulzim Basha pas takimit të dy ditëve më parë.

Burime për mediat bëjnë me dije se juristët në grupimin e tij, që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore, e kanë këshilluar Lulzim Bashën, që të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë, edhe pse nuk është rrëzuar ende përfundimisht si skenar.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Dy skenarët më të mundshëm, të konfirmuara nga burime pranë grupimit të Bashës, janë krijimi i një force të re politike ose koalicion me partitë jashtë koalicionit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Egziston ende edhe skenari për të qenë si fraksion në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, por ky duket skenari më pak i realizueshëm, pasi pjesa më e madhe e demokratëve nuk i pranojnë më Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Me shumë mundësi, Lulzim Basha do të krijojë një forcë të re politike një vit larg zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, teksa këtë gjë e deklaroi mbrëmjen e djeshme edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, referuar burimeve të tij. I ftuar në një emision televiziv, Bardhi tha se ka informacione që një pjesë e deputetëve të PD-së, ditë në vijim do të deklarojnë largimin nga grupi parlamentar i PD-së.

Ndërkohë, rrjedhjet tek grupi i Lulzim Bashës kanë nisur menjëherë pas humbjes së vulës. Dy deputetët Eralda Bano Tase dhe Kreshnik Çollaku deklaruan se do t’i bashkohen Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, duke e zvogëluar edhe më shumë grupin e vogël të deputetëve të Bashës, teksa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë dhe rrjedhje të tjera.

Etiketa: fati politikLulzim Bashaparti e rePDvula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

15:54 : 26/06/2025
Para

Ulen temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Si pritet të jetë moti ditën e sotme

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com