• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dubai-Sinaloa e Ramës, formul-ari i Ballës, djegoret e Veliajt

13:12 : 13/06/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Dubai në Emiratet e Bashkuara është kthyer për shumë shqiptarë, në një lloj “313-te” pa pranga, për të kërkuar trafikantë, vrasës e pushtetarë, të cilët sajdisen me paratë e paligjshme, duke i bërë karshillek përballjes me drejtësinë. Dubai është domen i Edi Ramës. Zhurmon e gënjen turpshëm Policia e Shtetit, si në rastin e fundit të vëllezërve Durim e Valter Bami, se janë ndaluar, meqë ka masë arresti me burg nga Gjykata e Posaçme dhe janë gati ekstradimet. Si, me çfarë? Me cilën marrëveshje? Me atë që nuk ekziston? Zyrtarucë gënjeshtarë! Për pak ditë do të jenë të lirë në Dubai. Këtu Revanshi të vijojë në mungesë. Se mos pendohet Durimi e humbet durimin qeveri-drejtësia!!! Pacipësia e mashtrimit publik nuk njeh limite.

Taulant Balla nuk ka kokërr lidhje me marrëveshjen e ekstradimeve, ndonëse ka bërë vizita andej ku janë çunat zgjedhorë problematikë, duke tentuar t’i shqetësojë e qetësojë njëherësh, apo Ulësi Mania, tek pretendon se ka dërguar disa drafte, a thua ka çuar projekte kullash, apo oferta tenderash. Janë duke kërkuar thjesht këste fushate. Mbi 53 shtete kanë marrëveshje. Qeveria shqiptare nuk do të nënshkruajë, sepse atje janë sky-encro-t me kodet e përbashkëta qeveritare, janë të penduar e të papenduar, janë ortakë investimesh të kokainës, në thuajse të gjitha kullat e resortet, janë ustallarë të bitcoin, call-centerave me zyra 50 metra larg Prokurorisë së Posaçme, lojëra fati, skedina, off-shore etj. Taulanti e Ulsiu nuk munden të bëjnë asnjë shkresë, sikurse nuk duan të nënshkruajnë marrëveshjen, sepse nuk i lejon Edi Rama. Belgjika ka ekstraduar jo pak shqiptarë me strehë në Dubai, e po bëjnë gjyqe më material hetimore tronditës për pushtetin e politikën shqiptare, për ministra e zyrtarë të lartë të çdo institucioni.

Formul-ari Rama, një pjesë.

-Cilat janë bisedat me Charles McGonigal, zyrtarin e lartë të FBI të dënuar në disa bashkëpunime me Edi Ramën?

Lexo edhe:

Rama do të “mbytet” në Zvërnec

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

-Cilat janë kontaktet me njerëzit e kartelit të kokainës “Sinaloa” ?

-Cilat janë kontaktet, privilegjet e favoret me investitorët strategjikë, firmosur prej tij, një në qeli, Pëllumb Gjoka, tjetri në hetim, çifti Artan Gaçi e Olta Xhaçka, apo Artur Shehut në Vlorë, person në hetim e gjykim për trafik droge, në dosjen Black Eagle në Belgjikë?

Po me gjeneralin rumun, një tjetër “këshilltar” nga bota e trafikut me Sinaloan, sipas medies rumune që po hetohet nga FBI ?

Formul-ari Balla-Bego-Çela-Toyota.

Pas mashtrimit me vettingun në polici, më pas me formularët për vetëdeklarimet e përdorimit të aplikacioneve sky-encro, ku rezultoi një përdorues. dhe ai gabimisht, Balla ka shpikur Netflix 3 në Policinë e Shtetit. Një formular integriteti ku duhet sërish vetëthënë për arrestime, hetime e dënime brenda e jashtë vendit, a kanë shitur informacione të klasifikuara, lidhje me krimin e organizuar, shkëmbime favoresh e pasurish.

Dy formularët e parë duhet t’i plotësojnë e bëjnë publik, Taulant Balla dhe Muhamet Rrumbullaku.

Formulari i Taulant Ballës duhet të ketë përgjigje për shumë pyetje.

-A njihet dhe a ka miqësi, shkëmbime nderesh, favoresh e pasurish me Edmond Begon?

-A njihet, ka shkëmbyer favore, pasuri e shërbime të paligjshme me Suel Çelën, person në kërkim kombëtar e ndërkombëtar ?

-A ka qenë në takimet e ngushta elektorale, kur Balla drejtonte fushatën e PS në 2021 në Elbasan, kur edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

-A është ky person, Suel Çela, kontrollori i lojërave të fatit e basteve sportive në të zezë në Elbasan?

-A ka folur në telefon me autorë të vrasjes së Çapjave në shkurt 2016, pas bisedave me Tahirin, Kodhelin, Ramën, biseda të përgjuara dhe asgjësuara me vendim gjykate duke dëmtuar hetimin?

-A ka pasur kontakte me Bajrët e Shkodrës dhe emra të tjerë të inkriminuar edhe brenda policisë, të cilët janë në dosjet e SPAK ?

Dosjet e ardhura nga Franca në Prokurorinë e Posaçme kanë emra plot oficerësh të lartë, të lajmëruar nga Dumani por ende nëpër zyra, prokurorë, gjyqtarë, ministra, deputetë, biznesmenë e gazetarë. Por, mendojnë se mbyllen shumë zyra dhe ende çuditërisht e ligjshkelërisht po tolerojnë keqbërësit.

Djegorja Veliaj.

Gjithë ky produkt i parasë kriminale zbret në masën më të madhe në ndërtime në Tiranë, kulla shumëkatëshe e komplekse, ku Veliaj është një nga hallkat e forta të zinxhirit firmosës, bashkë me shefin e tij Edi Rama. Nuk është vetëm inceneratori, Eco Tirana, Ndrangheta, Teatri Kombëtar, dosja 5D, Tirana DC, qindra milionë euro, grabitje e pastrim, ku gjysma e vartësve të Veliajt janë në qeli për këto histori, e ai ende në amnisiti, çuditërisht nga Prokuroria e Posaçme. Ai si kryedjegës i parave publike, i pandëshkuar e papërballur me drejtësinë. Komedia e zezë na thotë se këta, Mafia, do të administrojnë zgjedhjet parlamentare !!! Demokraci ambasadash, ose tallje mendereje!

Etiketa: Basir ÇollakuRamaSINALOAVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama do të “mbytet” në Zvërnec

15:01 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama?!

13:57 : 17/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

SHBA bllokon vizat për të afërmit dhe anëtarët e kartelit “Sinaloa”

15:46 : 21/04/2026
Para

“Shëndetësia”/ Dëshmon audituesi, Vokshi përplaset me Ndrecën: Kapacitetin s’e përcaktoni ju

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom