• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e recepsionistit, zbardhet dëshmia e koleges: Erdhi një orë më herët në turn

20:05 : 12/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra, ndërsa u tentua ti zhdukej edhe trupi.

Mendimi i tyre i parë ishte të sajonin një largim të papritur. Një zhdukje në rrethana misterioze, i recepsionistit të tyre, i cili ndërsa kishte marrë turnin e mbrëmjes, por çuditërisht ishte larguar nga vendi i punës, pa lajmëruar stafin dhe pronarët e hotelit ku punonte.

Një alibi që në fakt siç do të mësohej me kalimin e orëve, thjesht sa do të shërbente për të fituar kohë.

Pasi një pjesë e mirë e stafit ishin jo vetëm në dijeni të faktit që kolegu i tyre që shërbente në recepsion, nuk ishte larguar në mënyrë të mistershme nga hoteli, ashtu siç ata njoftuan fillimisht policinë, por ishte ekzekutuar në mënyrën më barbare nga njëri prej pronarëve të lokalit, i cili siç dikush do të thoshte, duhet të ishte aty për t’u kujdesur për të, dhe jo ta vriste dhe të zhdukte trupin në atë mënyrë dhe më pas të krijonte një skenar largimi.

Por si u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi, 31 vjeçari cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar punë në hotelin ‘Greçia’ në Dhërmi, aty ku edhe humbi jetën i qëlluar me dy plumba nga një prej pronarëve, i identifikuar si Geraldo Shehu?

Lexo edhe:

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

Çfarë e shtyu këtë të fundit të vriste punonjësin e tij?

A kishin ata një njohje të përbashkët me njëri-tjetrin në Angli, aty ku jetonte autori i vrasjes?

Apo kjo ishte një vrasje në gjaknxehtësi e sipër.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, viktima, Eraldo Nevruzi, nga Korça me banim në Tiranë, kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë në hotel ‘Greçia’ në Dhërmi.

Ai fillimisht kishte kërkuar të punonte në zonën e barit të hotelit, pranë pishinës.

Po për shkak se kjo zonë e hotelit nuk ishte vënë ende në punë, atij i ishte sugjeruar të punonte në recepsion.

Aty ku do të merrej me pritjen dhe përcjelljen e turistëve, të cilët sapo kishin filluar të mbërrinin në hotel.

Punë të cilën ai kryesisht e merrte në orën 23.00 të mbrëmjes dhe e linte në mëngjes, ku stafetën e merrnin kolegët e tij në recepsion.

Por çuditërisht mbrëmjen e datës 6 Qershor, vetëm pak orë para se të vritej, ai kishte mbërritur më herët se zakonisht në vendin e tij të punës.

Sipas dëshmisë së koleges së tij, që mbulonte turnin e drekës dhe që këmbehej me Eraldon gjatë turnit të natës, atë mbrëmje ai erdhi një orë më herët në recepsion.

Duke i kërkuar koleges së tij, që të largohej, edhe pse kjo e fundit nuk e kuptoi këtë zëvendësim të beftë, para orarit të zakonshëm të ndërrimit të turnit, të kolegut të saj.

Recepsioniste

Eraldo kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur të punonte në hotel. Atë natë ai u paraqit për të marrë turnin në orën 22.00, pra një orë më herët.

Gjë që në fakt më çuditi, por ai nuk më dha arsye, pse po e merrte punën përpara orarit zyrtar të ndërrimit të zakonshëm të turneve.

Më tej kolegia e tij e turnit, tha se ajo nuk u takua më me Eraldon.

Ajo shkoi në dhomën e saj të fjetjes në hotel që është në krahun e kundërt me atë të stafit.

Aty ku qëndronte gjatë pushimit, Eraldo.

Një dhomë e vogël në katin përdhesë të hotelit, që shërben për sistemimin e punonjësve sezonalë që vijnë të punojnë në hoteleri, gjatë stinës së verës

Ajo mësoi mbi atë që kishte ndodhur vetëm të nesërmen, kur në hotel kishte mbërritur policia.

E cila ishte lajmëruar se gjatë natës në hotel ishin dëgjuar krisma.

Dhe se në rrethana të paqarta ishte zhdukur një nga punonjësit e hotelit.

Policia Vlorë

Më datë 6 Qershor 2024, Policia mori njoftim, se në një hotel në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët, shtetasi Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili shërbente si punonjës në recepsion.

Gjatë veprimeve hetimore në hotel u dyshua se Eraldo Nevruzi, ishte qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Geraldo Shehu, 43 vjeç, banues në Angli./ Emisioni “Në Shënjestër”

Etiketa: deshmiaeraldo nevruzikolegiavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

13:13 : 11/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
Para

Tjetër i dëmtuar te Holanda, “bomberi” i Ajax rrezikon Europianin

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com