• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoferi i Ardi Veliut pjesë e grupit kriminal, SPAK dërgon për gjykim 12 persona (EMRAT)

11:16 : 12/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të dy grupeve kriminale të cilët vidhnin objekte luksi dhe bizhu në Francë dhe i transportonin pa doganë në Shqipëri për ti shitur.

SPAK ka zbuluar të gjithë skemën dhe protagonistët e saj. Ndërkohë janë proceduar edhe nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se grupi kriminal në Lyon të Francës fitimet e realizuara nga aktiviteti i paligjshëm i dërgonte në Shqipëri. Nga ana tjetër grupi kriminal në Shqipëri, i cili kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, kryente pastrimin e podrukteve të veprës penale.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj. Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Lexo edhe:

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përfshiu në këtë skemë edhe familjarët e tij.

Sokol Idrizaj

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal Nr. 56, të vitit 2022, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt dërgimin për gjykim (në datën 11.06.2024), në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) të pandehurve si më poshtë:

Agustin MESULI dhe Altin DODA, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Florian BAKU, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Sokol IDRIZAJ, Elda IDRIZAJ dhe Egi IDRIZAJ, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180/3 dhe 28/4, të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Dejvi SKËNDERAJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244/1, i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178/1, i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

Bora IDRIZAJ, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, e parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

Vangjush KASHARA dhe Tomor BARUTI, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2, i Kodit Penal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi, i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Gentian AGA dhe Alid SHEHI, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim është realizuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në muajin qershor 2022, midis Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Lionit Francë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, një strukturë kriminale ishte krijuar në rajonin e Lionit-Francë, e cila në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në Shqipëri. Veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të këtij aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj), i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (një) aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton); karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.

Janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga këto autoritete janë sekuestruar: sasia 305,000 Euro (230,000 Euro në kartëmonedha, dhe pjesa tjetër në llogaritë e personave të proceduar); 115 copë bizhu të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me pushimin e hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj dhe Bora Idrizaj, për kundërvajtjen penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal, pasi bazuar në nenin 6 të Ligjin Nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, kjo kundërvajtje, përjashtohet nga ndjekja penale

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 52 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr.52/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.“- thuhet në njoftim.

Etiketa: ardi veliugrupe kriminalepastrim parashsokol idrizajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

09:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

17:16 : 12/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
AKTUALITET

Ministri në hetim? Skedina e SPAK, Balla, Balluku, Gjiknuri?!!

16:00 : 12/06/2025
Para

PS rrëzon interperlancën me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

TË GJITHA

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

11:56 : 15/06/2025

VIDEO/ Autori i disa vjedhjeve, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11:50 : 15/06/2025

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

11:24 : 15/06/2025

EMRI/ Autor i dy vjedhje të kryera në Laç, arrestohet i riu

11:18 : 15/06/2025

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

10:49 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com