• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e grupit kriminal, GJKKO dënon me 13 vite burg nipin e Nehat Kullës

14:09 : 12/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg Akil Kullën si pjesë e një grupi të strukturuar krimial dhe për mbajtje e prodhim të armëve shpërthyese.

Nipi i Nehat Kullës ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe pritet të kryejë 8.8 vite burgim. GJKKO ka vendosur që Akil Kulla do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

18 baza modifikimi, magazinimi dhe shitje armësh u zbuluan nga policia më 4 prill të vitit 2021 në Tiranë. Këto armë, u shiteshin grupeve kriminale për të kryer atentate dhe vrasje.

Në pranga ranë edhe Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa dhe Sokol Xhura. Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, të cilët sipas prokurorisë kanë bashkëpunuar me të arrestuarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal

Enver Jamaku ka zbërthyer përpara hetuesve të gjithë zinxhirin se si funksiononte ky grup, duke i dhënë mundësi policisë të zbardhte edhe tre ngjarje të tjera; atentati me eksploziv i mbetur ne tentative ndaj Artan Bylykut, ajo e vrasjes se mbetur ne tentativë të Paulin Paplekes dhe shpërthimi në banesën e Edmond Saracit.

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

Kushërinjtë Jamaku janë personat të cilët i vunë tritol Gjon Menës në Kamëz, por që arritën vetëm ta plagosnin në këmbë. Enveri, po ashtu ka deklaruar përpara prokurorëve, se në vitin 2019 së bashku me Ermondin, janë porositur nga Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris Deda për të vrarë Domar Konjarin. Kushërinjve Jamaku u është vënë në dispozicion një makinë për të mbajtur nën vëzhgim Konjarin, dhe dy mina me lëndë shpërthyese, me telekomandim. Për këtë vrasje atyre u ishin premtuar shuma të mëdha parash.

Por në 18 tetor të 2019-ës, ata shpërthejnë në distancë makinën që përdorte Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit. Enver Jamaku, gjithashtu ka deklaruar se ka bashkëpunuar me të gjithë të arrestuarit dhe se ka pasur dijeni për bazat ku armët modifikoheshin dhe shiteshin drejt grupeve të tjera kriminale për të kryer atentate apo vrasje.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; -Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave, të cilat plotësojnë kushtet e armëve të ftohta, prerëse me tel.

2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 36 datë 12.06.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/6 në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3 . Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

5 . Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

8. Referuar ligjit nr.81/2020 Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar. Tiranë, më datë 12.06.2024

Etiketa: Akil KullaBurgGJKKOnehat kullagrup kriminalNehat Kullës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025
BOTA

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

16:12 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm nga burgu: Ka kaluar afati

11:40 : 22/10/2025
BOTA

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025
Para

Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari në Memaliaj, kultivonte kanabis në tokën e tij

TË GJITHA

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025

“Kishte ambicie ekstreme”, Enada Hoxha pas intervistës së Gerd Vasos: Puna ishte ilaçi im

17:15 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com