• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Bacë, PD do ende fort punë, por ka për ta kry

15:51 : 12/06/2024
në BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku 

Kjo ishte thirrja shpirtërore, emblemë e qytetarëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë, në nderim të heroit dhe simbolit të luftës, Adem Jasharit, familjes së tij, kur Kosova u bë e pavarur. Ne jemi në luftë me krimin, mafian, keqbërësit, kombëtarë e ndërkombëtarë, ndaj vendi është i zaptuar nga një e keqe mbushur me frikë e paligjshmëri nëpër zyra publike, duke na vënë në një emergjencë kombëtare, në zgrip asgjësimi. Ndaj ne duhet të themi se Bacë, ende duhet shumë punë nga PD dhe demokratët për me u kry.

Pas dy moteve e gjysmë, së pari Gjykata e Lartë, me 27 dhjetor 2023, e më pas Gjykata e Apelit me 11 qershor 2024, rikthyen një të vërtetë në vendin e duhur, duke u mundësuar shumicës së anëtarësisë së Partisë Demokratike, njohjen e vullnetit të tyre me votë, duke ndaluar teatrin e Edi Ramës, si përfituesi kryesor i dëmit të shkaktuar ndaj opozitës. Agron Zhukri, është gjyqtari ndaj të cilit u ushtrua një presion ekstrem, sepse me 25 mars 2022, zbatoi ligjin për njohjen e Kuvendit të rithemelimit të demokratëve të mbajtur me 11 dhjetor 2021. Tre zonjat gjyqtare, në Apel, me 11 qershor 2024, në një terren të rënduar trysnie pushtetesh, me ndërkombëtarë të mënjanuar disi nga mëkatet e paraardhësve, ndanë mendjen dhe zbatuan Kodin e Procedurës dhe Kushtetutën. Në një vend ku demokracia dhe ligji sundojnë, kjo do të kishte ndodhur pa hove tragjike krejt kollaj në vitin 2021. Quhet fitore sepse rrokullisja nuk shkoi për dreq, duke shkërmoqur pluralizmin e betonuar diktaturën e dytë. Por ende nuk është kry.

Kundërshtarët

Demokratët nuk kanë përballë njëri-tjetrin, nuk kanë sherr, grindje, garë, kundërshti, inate, mes vetes. Kundërshtari, armiku i shqiptarëve, vëllai i serbëve, shkombëtarizuesi i Shqipërisë, drogëzuesi i vendit, shpartalluesi i Kushtetutës, ekonomisë, minuesi i ndarjes së pushteteteve, privatizuesi e nënshtrues i medies, është një indidvid, Edi Rama. Eshtë çeta e tij e ministrave e bashkiakëve me në krye të pandehurin Veliaj, njerëzve të katapultuar në sistemin e drejtësisë, prokurori e gjyqësor, në institucionet demek të reja të drejtësisë, në Policinë e Shtetit ku oficerë madhorë luajnë sky-encro me bandat e kokainës. SPAK do të përballet me të vërteta aty ku ka vepruar paligjshmërisht apo ka mosvepruar hatërisht. Organizata kriminale elektorale e mazhorancës me dosje të pafundme në Prokurorinë e Posaçme, duhet shkërmoqur. Toleranca zero nis brenda sistemit.

Lexo edhe:

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

Partia Demokratike

Zero eufori, por jo zero harresë. PD, pa ndarë aspak se kë mbeshtesnin dje e kë sot, duhet të zgjerojë harkun opozitar përtej partisë, me të gjithë opozitarët e mundshëm, me grupe interesi, biznesin, intelektualët, duke u ofruar domosdoshmërisht së pari Vrasjen e Frikës. Partia Demokratike, duhet të shfaqë akte politike të kapërcimit të vetvetes. Strukturat duhen rivitalitzuar, duke hequr nëpër statistika informalitetin, duke peshuar kontributin, pa fikur inventarin e qëndresës, rezistencës, sakrificës, pa rënë në grackën e ilegalëve e flirtuesve syshkelur sipas motit partiak dhe ekonomik. Programet të cilat po hartohen nga departamentet, ku spikat ekspertiza e madhe që ka PD, kanë nisur të lançohen. Por kjo duhet të jetë debat profesionistësh dhe jo lokalistësh e karrikezënësve. Nuk duhen bërë domene marrëveshjeve të brendshme për ekuilibër e qokë grupimesh. Hapja nuk është fjalë, se u hap dera e u mbush oborri, duhet konkrete me emra cilësor e veprim të ngjashëm. Berisha është më mendjehapur se askush tjetër, kur debaton me të për projekte dhe ide programesh, nëse e bind se ke krijuar dobi me propozimet.

E djathta duhet të marrë epërsi në koalicion. Qartësia ideologjike duhet të theksohet pa asnjë kompleks. Dekomunistizimi i shoqërisë nuk duhet të jetë një fjali anemike, por doktrinë. Të premtojë se drejtësia duhet ribërë, e njerëzit e larguar nga sistemi paligjshmërisht me porosi partie e ambasadash, do të rikthehen. Konservatorët duhet të jenë ashti i Partisë Demokratike, ndonëse diversiteti e fraksionet kanë shteg për liberalët, të lidhur brenda e rreth PD, me pragmatizmin më shumë se me katër pesë kollona idenmtifikuese të së djathtës bio. Diaspora duhet të ketë përfaqësues seriozë, por jo turistë. Opozita duhet të projektojë e të shfaqë ekipin qeveritar, parlamentar, administrativ, drejtues të qeverisjes alternativë. Gjithkush aspiron angazhimin politik në çdo ambicie, duhet të jetë tansparent me veten, e mos struket rrugës për histori të së shkuarës, duke kërkuar padrejtësisht mbrojtjen e subjektit. Kjo kërkon shumë punë, shumë angazhim, përballje, duke bindur njerëzit. E atëherë jemi rrugës duke besuar se po, Bacë, është rrugës duke u kry patjetër.

Etiketa: Basir ÇollakuBerishaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

14:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet

12:51 : 02/07/2025
AKTUALITET

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025
Para

Strasburgu rrëzon pretendimet e Koço Kokëdhimës për përjashtim të padrejtë nga Kuvendi

TË GJITHA

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

08:09 : 05/07/2025

E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri

08:04 : 05/07/2025

Fluminense në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, triumfon ndaj Al Hilal

08:04 : 05/07/2025

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com