• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Apelit i jep Sali Berishës “vulën” e PD-së (REAGIMET)

13:23 : 11/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Pas dy viteve e gjysmë betejë me palëve, Gjykata e Apelit i ka dhënë Sali Berishës “vulën” e Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Gjykata e Apelit tashmë njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së dhe dhënien e “vulës” dhe logon PD-së.

Trupa gjykuese e përbërë nga: Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro përcaktoi “fatin e partisë më të madhe opozitare në vend”.

Noka iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, që t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit. Pas vendimit në një deklaratë për mediat, Noka theksoi se trupa gjyqësore tregoi se e vërteta dhe ligji prevaluan mbi ligjin.

Lexo edhe:

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

Noka: “Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh. E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë“.

  • Deputetët demokratë nisin festën nga ambientet e Apelit

Deputetët e opozitës kanë “shpërthyer” në festë pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën dhe logon e PD-së liderit demokrat, Sali Berisha.

Në foto shihet momenti teksa ata dalin nga dyert e Apelit pas dhënies së vendimit nga trupa e gjykuese, e cila i dha fund zvarritjes nëpër gjykata të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët ishin të pranishëm në seancë, shihet të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, teksa gëzojnë për vendimin e togave të zeza.

 

1 nga 8
- +
  • Reagon Sali Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike duke rrëzuar Lulzim Bashën. Lideri demokrat u shpreh se kjo nuk është historia e Sali Berishës, por ajo e opozitarizmit.

Me anë të një postmi në Facebook, Berisha shkruan se kjo nuk është historia dhe fitoja e tij, por e demokracisë dhe opozitarizmit.

“Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë! O sot o kurrë!”, shkruan Berisha

  • Reagon Ilir Meta: U hoq nga kthetrat e kriminelëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës.

Në konferencën për mediat, Meta ka uruar të gjithë demokratët duke u shprehur se ky është një moment i rëndësishëm. Po ashtu, Meta thekson se vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve.

“Një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në. Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies. Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë” tha Meta.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha.

  • Edhe në selinë e PD-së ka “plasur” festa

Në pamje shihen demokratët teksa kërcejnë dhe thërrasin emrin e kryedemokratit Sali Berisha, pikërisht në hollin e selisë blu.

“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”, dëgjohet teksa këndojnë demokratët, ndërsa disa prej tyre janë veshur me veshje popullore.

 

  • Zinxhiri gjyqësor

Në 27 Dhjetor 2023, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me kryesues Artur Kalaja dhe anëtar Ervin Pupe e Dariel Sina, vendosi të pranonte kërkesën e Rithemelimit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila në mars të vitit të kaluar vendosi të rikthente për gjykim në shkallën e parë çështjen e regjistrimit të statutit të Partisë Demokratike.

Në 18 Mars 2022, gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri, vendosi të pranonte kërkesën e Rithemelimit për regjistrimin e vendimeve të Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, në bazë të të cilave u shkarkuan Lulzim Basha dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike.

Pas këtij vendimi, pala e Lulzim Bashës regjistroi kërkesën për ankimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja Blerina Muça, me një vendim të datës 22 Prill 2022, vendosi t’i njohë grupimit të Bashës të drejtën e ankimit, megjithëse nuk ishte palë në procesin për regjistrimin e statutit të Rithemelimit.

Të dyja palët iu drejtuan Gjykatës së Apelit. Partia Demokratike-Rithemelimi kundërshtoi vendimin e gjyqtares Muça që njihte si palë grupin “Basha-Alibeaj”. Ndërsa këta të fundit kundërshtonin vendimin e gjyqtarit Zhukri që njihte “Rithemelimin” si strukturë drejtuese të Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit, në mars të vitit 2023, vendosi të rikthente çështjen për gjykim në shkallën e parë, duke pretenduar se gjyqtari Zhukri kishte marrë vendim në shkelje proceduriale.

Partia Demokratike-Rithemelimi ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit.

Gjykata e Lartë, në vendimin e marrë në 27 dhjetor 2023 dhe të zbardhur vetëm në fillim të kësaj jave (18 mars 2024), vendosi ta rikthejë çështjen për shqyrtim në Apel.

Lexo edhe:

Vula e PD/ “Sugjerimi” i Gjykatës së Lartë shtyn zgjidhjen e çështjes për shumë vite

Etiketa: apeliBerishaPartia DemokratikePDvula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Jam impresionuar nga entuziazmi”, LaCivita : Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në miting

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

21:24 : 09/05/2025
AKTUALITET

Ethem Aga, kandidati i veçantë i PD-së, Farkë-Francë dhe rikthim!

21:20 : 09/05/2025
Para

Apeli i dha vulën Berishës, Noka: Sot është një ditë e mirë për demokratët dhe ditë e keqe për regjimin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com