• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komandimi i kreut të Tatimeve/ Denoncohet në SPAK ministri Ervin Mete për paligjshmëri

18:59 : 11/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dorëheqja “e imponuar” e kreut të Tatimeve, Ceno Klosi dhe emërimi i tij në postin e zv.ministrit të Infrastrukturës duket se ka qenë një zhvillim i paplanifikuar dhe i nxitur nga rrethana që mbeten për t’u sqaruar në ditët në vijim.

Fakti që lëvizja e tij është bërë me urgjencë dëshmohet nga veprimet jo shumë ligjore të Ministrit të Financave, Ervin Mete, në procedurat e ndjekura për caktimin e pasuesit të Klosit.

Në 7 Qershor 2024, kreu i Financave, Mete, ka komanduar në postin e kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve zonjën Elidjana Çelaj, e cila mban detyrën e Drejtoreshës së Bizneseve VIP në atë institucion.

Lexo edhe:

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Vendimi i ministrit nuk ka asnjë bazë ligjore.

Në ligjin “Për procedurat tatimore”, e konkretisht në nenin 17 të tij, thuhet se: “Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve emërohet, lirohet, apo shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave”.

Ndërkohë që “dorëheqja” e Ceno Klosit është formalizuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 334, dt. 05.06.2024 për “lirimin nga detyra”, caktimi i pasardhëses së tij nuk ka kaluar nga e njëjta rrugë ligjore.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për lirimin nga detyra të Ceno Klosit

Veprimet jo-ligjore të ministrit Mete janë denoncuar zyrtarisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, nëpërmjet një kallëzimi që është vënë në dispozicion edhe të “Boldneës.al”.

Denoncuesi vë në dijeni SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për elementët anti-ligjorë të kryera nga ministri Ervin Mete në procedurat për zëvendësimin e Ceno Klosit.

Sipas denoncimit të dorëzuar në SPAK, “Më datë 7.06.2024, Ministri i Financave, Ervin Mete, ka nxjerrë Urdhërin Nr. 75, nëpërmjet të cilit cakton Znj. Elidjana Çelaj, aktualisht drejtoreshë e Drejtorisë së Bizneseve VIP, për të ushtruar detyrat funksionale të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve”.

Për denoncuesin/denoncuesit, “komandimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, duke anashkaluar vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave, është një shkelje flagrante”.

Gjithashtu, një tjetër paligjshmëri, sipas denoncimit, është se ministri Mete ka caktuar një nëpunës civil, siç është zonja Çelaj, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. “Personi që ka emëruar ministri tashmë është edhe nëpunës civil, pasi e gëzon këtë status kur është emëruar drejtor i drejtorisë së bizneseve VIP në Tatime, por njëkohësisht edhe nuk është nëpunës civil, për shkak se pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nuk e ka këtë status”.

Në fund të denoncimit, aludohet edhe për një tjetër situatë ekstra-ligjore në vendimin e ministrit të Financave për caktimin e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

“Ky vendim i paligjshëm, a lidhet me firmosjen për rezultatin e një kontrolli tatimor për një biznes që prej disa kohësh mbahet peng nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj (VIP)?”, thuhet në denoncimin e dorëzuar në adresë të SPAK-ut.

Etiketa: ceno klosiElidjana ÇelajErvin Metekreu i tatimevespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
Para

Temperaturat deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat

TË GJITHA

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com