• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ambasada amerikane në Sarajevë i përgjigjet Vuçiç: Prona është e shtetit

21:15 : 11/06/2024
në RAJONI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të martën pyetjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjen e pronës shtetërore në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se është e qartë se prona shtetërore i përket shtetit.

Më herët të martën, Vuçiq e akuzoi Ambasadën amerikane në Sarajevë se ka shkaktuar “krizë” në Bosnje e Hercegovinë (BeH) duke pretenduar se prona shtetërore nuk u takon entiteteve por shtetit.

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë e vet në Instagram.

Ambasada amerikane iu përgjigj pa humbur kohë duke thënë se nuk ka nevojë të rishikohet historia ligjore e dokumentuar mirë, e as vendimet gjyqësore në lidhje me pronën shtetërore në BeH.

Lexo edhe:

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

“Siç tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në një fjalim në shkurt 2024: ‘Ka një mënyrë për të folur për pronën duke folur për të në institucionet përkatëse. Por pikënisja është ende e qartë: prona i përket shtetit’”, tha Ambasada Amerikane në Sarajevë.

O’Brien tha në shkurt se në vitin 2001 BeH nënshkroi Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u ratifikua nga Asambleja Parlamentare e BeH dhe ia atribuoi pronën shtetërore BeH-së, e jo entiteteve të saj.

Bosnje e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.

Bosnje e Hercegovina nuk ka ligj për pronën shtetërore tash e 20 vjet për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Vuçiqit ngriti pyetje për pronën shtetërore në BeH pas kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor.

Ai kuvend u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se Deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Sërpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime.

Republika Sërpska është përpjekur në të kaluarën të nxjerrë ligje që do të rregullonin çështjen e pronës në nivel entiteti. Por, përpjekjet e saj janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës.

Ambasada amerikane rikujtoi në maj 2023 se “sipas ligjit ndërkombëtar dhe praktikës së vendosur shtetërore, vetëm shtetet kanë autoritetin e nevojshëm për të trashëguar të drejtat dhe detyrimet e shteteve paraardhëse, dhe në këtë rast, është shteti i Bosnje e Hercegovinës”.

Në atë kohë, ajo theksoi se kjo çështje ishte zgjidhur me Kushtetutën e BeH – e cila është pjesë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit – e cila thotë: “Republika e Bosnje e Hercegovinës, emri zyrtar i së cilës tani e tutje do të jetë ‘Bosnje e Hercegovina’, do ta vazhdojë ekzistencën e saj ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare si shtet”.

Në shtator të vitit 2004, Këshilli për Zbatimin e Paqes i kërkoi Bosnje e Hercegovinës që të gjente një zgjidhje të përhershme për çështjen e pronës shtetërore dhe dhënia e kësaj prone u ndalua me ligjin e vendosur një vit më vonë nga përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown./REL

Etiketa: Ambasada amerikane në SarajevëVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

13:03 : 26/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
RAJONI

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

15:00 : 22/08/2025
RAJONI

Protestat në Serbi/ Demonstruesit bllokojnë Pallatin e Drejtësisë, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

12:15 : 19/08/2025
RAJONI

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025
Para

Gjuriç sulmon Osmanin: Demaskoi agjendën e “Shqipërisë së madhe”, s’e japim Kosovën

TË GJITHA

VIDEO/ Shtohen incidentet ndaj izraelitëve, këngëtarit David D’Or i hedhin bojë të kuqe në koncert

18:35 : 01/09/2025

Nën arrest shtëpiak shiste d*ogë nga dera, arrestohet shqiptari në Itali

18:28 : 01/09/2025

Vera e vitit 2025, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar

18:20 : 01/09/2025

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, prek me fjalët për të birin: Ti as që e di kur është ditëlindja ime

18:14 : 01/09/2025

Zyrtare/ Pas nisjes së dobët të sezonit, Tiranës i largohet sulmuesi kryesor

18:09 : 01/09/2025

Dhun*i një fëmijë te “Zyber Hallulli”, nis procedimi penal ndaj edukatores

17:58 : 01/09/2025

Cfarë ndodhi me Adrian Bajramin? Pak ditë më parë hidheshin hidheshin klipe të tij si kuqezi

17:56 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com