• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i Tabakut: Mazhoranca ka miratuar 20 ligje në interes të oligarkëve

11:59 : 09/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar se mazhoranca në pushtet miraton ligje me porosi, duke numëruar 20 të tilla të cilat sipas saj janë bërë në interes të një grupi individësh.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se një skemë që po përdoret që të përfitohet nga pronat shtetërore, është që pronat vihen në dispozicion të privatit që të ndërtojnë kulla, dhe qeveria përfiton zyra apo ambiente në këto ndërtesa.

“Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë”, shkruan Tabaku.

Postimi i Tabakut:

Ligjbërja ne funksion të pakicës!

Lexo edhe:

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme.

E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash.
Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë.

Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH.

Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj. kjo skemë është përdorur në të vërtetë nga Bashkia e Tiranës drejtuar nga Veliaj, që ka rezultuar në përfundimin që Tirana ka sot më shumë pallate, më pak parqe dhe padyshim jo më shumë zyra për bashkinë dnonëse ka më shumë staf për banorë se sa bashkitë më të mëdha të rajonit, përfshirë dhe Stambollin.
E njëjta skemë tani do të përdoret nga qeveria që u thotë shqiptarëve që do të marrë më shumë zyra për veten e saj por në fakt do t’u dhurojë një hapësirë publike që sot përdoret nga qeveria një privati. Me të drejtë, ndokush mund të thotë se çfarë humbet një qeveri që ofron godinën për ndërtim? Më së paku humbet përgjegjshmërinë, trajton trojet publike si private e futet në aventura shkëmbimi pronash të cilat nuk i gëzon pronari legjitim po sillet shteti si sekser ordiner.
Në të vërtetë plani i qeverisë më shumë se sa përpjekje e menduar për të zhvilluar kapacitet e godinave qevritare është një plan biznesi me paratë e shqiptarëve që shkojnë në arkën e tyre personale. Dhe kjo nuk është sajesë! Mjafton të lexojmë raportin e fundit të SPAK që shpejgon se si koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i një pushteti të kalbur në korrupsion, se si ministra dhe ish ministra, zv kryeministra dhe ish zv kryeministria, bashkiakë dhe ish-bashkiakë kanë përdorur taksat që paguhen nga shqiptarët dhe hiqen nga goja e familjeve të tyre për tu pasuruar abuzivisht.

Kur flitet për të parandaluar korrupsionin, kur debatojmë dhe ndërtojmë strategji me fjalë të mëdha duhet t’i kemi parasysh edhe këto skema korrupsioni të ngritura me djallëzi. Janë këto skema që anë fytyra e vërtetë e qeverisë e veshur me lëkurën e deles që kullot mbi lëndinat e Shqipërisë. Korrupsioni endemik është pikërisht ky! Sistemi korrupt me të cilin janë ndërtuar themelet e një shteti që kalbet përditë me frikën që zë poshtë shpresën e shqiptarëve.
Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë.

Etiketa: Jorida Tabakukoncencioneligjeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

15:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
Para

Analiza e REL: Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com