• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet Evropiane – Qëndrimet e Partive për zgjerimin

Cilat parti gjermane janë për zgjerimin e BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor dhe pse e kundërshtojnë parti të tjera?

15:38 : 08/06/2024
në BOTA

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kryesore të diskutuara nga partitë gjermane në fushatën zgjedhore për Parlamentin Evropian 2024, por qëndrimet e tyre për këtë çështje partitë i kanë shkruar në programe. Ja një përmbledhje.

CDU/CSU: “Zgjerimi me kushte dhe gradual”

CDU/CSU (Unioni Kristian-Demokrat dhe Unioni Kristian-Social), partia kryesore e opozitës, e mbështet zgjerimin e BE-së, por thekson se vendet kandidate duhet të përmbushin të gjitha kriteret e anëtarësimit.

Citat origjinal nga programi i CDU/CSU:

Lexo edhe:

Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

“Europa është më e madhe se BE-ja, por BE-ja është zemra e Evropës. Përpara një anëtarësimi duhet që të gjitha kriteret e anëtarësimit të plotësohen plotësisht. Anëtarëve të ardhshëm të BE-së duhet t’u ofrohet një perspektivë konkrete. Për këtë ne propozojmë hapa të ndërmjetëm për vendet kandidate drejt anëtarësimit në BE. Këto mund të përfshijnë pjesëmarrjen në programe të veçanta të BE-së, qasje graduale në tregun e brendshëm ose dhënien e katër lirive themelore.”

Në bazë të sondazheve aktuale, CDU/CSU, e cila si kandidate kryesore kaUrsula von der Leyen (CDU) dhe Manfred Weber (CSU) pritet të marrë më së shumti vota në Gjermani, afro 30 përqind.

Ursula von der Leyen me buqetë lulesh në duar me një sërë figurash nga PPE

SPD: “Përshpejtimi i anëtarësimit”

SPD (Partia Social-Demokrate e Gjermanisë) është një nga partitë më të vjetra dhe më të mëdha të Gjermanisë, që përfaqëson krahun e majtë dhe social-demokrat. Aktualisht, SPD kryeson koalicionin qeverisës të qendrës së majtë në Gjermani. Socialdemokratët kërkojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe propozojnë hapa të ndërmjetëm për integrimin e këtyre vendeve.

Zitat nga programi: “Pas dhjetëvjeçarëve të vonesave, është koha të pranojmë shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE, nëse plotësojnë kriteret e anëtarësimit. Ne besojmë se qasja në tregun e përbashkët duhet të jetë e mundur edhe para anëtarësimit të plotë, për të inkurajuar reformat dhe zhvillimin ekonomik.”

Katarina Barley, kandidate e SPD-së
Katarina Barley, kandidate e SPD-sëFotografi: DW

SPD aktualisht ka pësuar një rënie shumë të thellë në sondazhe. Të shtunën paradite ishte 16 përqind.

Die Grünen-Të Gjelbrit: Të gjelbrit janë të vetmit që Ballkanit Perëndimor i kushtojnë një pasazh më vete.

Die Grünen (Të Gjelbrit), partia ekologjiste dhe progresive që aktualisht është në koalicion qeverisës, është partia e vetme që i kushton një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor në program.

ZItate origjinale nga programi:

  • “E ardhmja e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, është në BE. Premtimi për anëtarësim në BE është një motor i rëndësishëm për procesin e ndjeshëm të paqes dhe pajtimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky premtim anëtarësimi nuk duhet të vihet në rrezik.”
  • “Fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, statusi i kandidatit për Bosnjën dhe Herzegovinën dhe liberalizimi i vizave për Kosovën janë hapa të rëndësishëm.”
  • “Ne mbështesim zhvillimin demokratik dhe përpunimin e së kaluarës në Bosnjë dhe Herzegovinë dhe mirëpresim praninë e EUFOR-it për të forcuar sigurinë në vend. Ne forcojmë KFOR-in për të mbështetur procesin e paqes.”
  • “Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme në tryezën e negociatave. Ky është parakusht për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një çelës për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.”

Të Gjelbrit, që në qeverinë gjermane përfaqësohen ndër të tjera me ministren e Jashtme, Analenna Baerbock, në sondazhet e fundit dalin me humbje të elektoratit.

Baerbock me xhup lëkure të zezë dhe bluzë të bardhë përpara një sfondi të gjelbër me shkronja të bardha.
Annalena Baerbock gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare 2024Fotografi: Thomas Banneyer/dpa/picture alliance

FDP: “Reforma dhe realizëm”

FDP (Partia e Lirë Demokratike), një parti liberale dhe mbështetëse e tregut të lirë, aktualisht e përfaqësuar në qeveri ndër të tjera, me ministrin e Financave,Christian Lindner, aktualisht është pjesë e qeverisë. FDP mbështet zgjerimin e BE-së, por kërkon më shumë realizëm dhe reforma institucionale për të siguruar që BE të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

Zitat origjinal nga programi: “Politika e zgjerimit të BE-së duhet të jetë më realiste dhe të shoqërohet me reforma institucionale për të bërë BE-në më të aftë për të pranuar anëtarë të rinj. Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e anëtarësimit, me një fokus të veçantë në sundimin e ligjit.”

AfD: Zgjerimit i BE-së me referendum popullor

AfD (Alternativa për Gjermaninë) është një parti e djathtë dhe euroskeptike. Është një nga partitë më të zëshme dhe është nën vëzhgim nga organet kushtetuese, si parti ekstremiste. Në program,  AfD nuk përmend specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor, por thekson se çdo zgjerim i BE-së duhet t’i nënshtrohet një referendumi popullor. Ata theksojnë rëndësinë e rikthimit të sovranitetit kombëtar dhe vendimmarrjes së pavarur për çdo ndryshim të marrëveshjeve që lidhen me zgjerimin e BE-së, dhënien e sovranitetit dhe angazhimet financiare.

Gjermani | AfD-Bundesparteitag 2023 në Magdeburg - 28/07/2023: Maximilian Krah (majtas-djathtas), kandidati i AfD për vendin e parë në zgjedhjet evropiane, Tino Chrupalla (në mes), kryetar federal i AfD dhe kryetar i grupit parlamentar të AfD, dhe Alice Weidel (djathtas), kryetare federale e AfD dhe kryetare e grupit parlamentar të AfD, në podium gjatë kongresit federal të AfD në Magdeburg.
Maximilian Krah (majtas-djathtas), kandidati i AfD për vendin e parë në zgjedhjet evropiane, Tino Chrupalla (në mes), kryetar federal i AfD dhe kryetar i grupit parlamentar të AfD, dhe Alice Weidel (djathtas), kryetare federale e AfD dhe kryetare e grupit parlamentar të AfD, në podium gjatë kongresit federal të AfD në Magdeburg.Fotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance

Zitat nga programi: “Për sa kohë që sovraniteti shtetëror i shteteve kombëtare nuk është rikthyer, Gjermania nuk duhet të ndryshojë apo të nënshkruajë marrëveshje lidhur me zgjerimin e BE-së, dhënien e sovranitetit dhe angazhimet financiare pa një referendum popullor. Ne e konsiderojmë si një të drejtë të natyrshme të çdo populli në Bashkimin Evropian të votojë për qëndrimin në BE, unionin monetar apo projekte të tjera mbikombëtare.”

AfD mendohet të pësojë një rritje në këto zgjedhje,  në sondazhet më të fundit lëviz nga 13 deri 16 përqind.

BSW (Bündnis Sahra Wagenknecht): “Moratorium për zgjerimin”

BSW (Aleanca Sahra Wagenknecht), një lëvizje e re politike e udhëhequr nga Sahra Wagenknecht, një figurë e njohur e së majtës gjermane, është gjithashtu kundër zgjerimit.

Zitat nga programi : “Një politikë fqinjësie që synon paqen, eliminimin e varfërisë dhe zhvillimin duhet të zëvendësojë premtimet e ngutshme për anëtarësim. Ne besojmë se zgjerimi duhet të ndalet derisa të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme.”

Një nga arësyet  e kundërshtimit, është kostoja ekonomike, shkruan në program, BSW.

Sahra Wagenknecht,  në një poster të varur në një pemë në Berlin.
Fushata zgjedhore Gjermani, per Zgjedhjet Evropiane 2024, Bündnis Sahra Wagenknecht BSW – Poster zgjedhor në Berlin me mbishkrimin: “Maulkorb oder Meinung?” – shqip: “Mbyllëse goje, apo mendim?”Fotografi: picture alliance/Fotostand

Zitat nga programi: “Një anëtarësim i pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë do të ngarkonte buxhetin e BE-së me 36.7 miliardë euro shtesë çdo vit. Prej tyre, vetëm për Ukrainën do të shpenzoheshin 26.6 miliardë euro. Tatimpaguesi gjerman do të duhej të siguronte shpenzime shtesë vjetore prej 9 miliardë eurosh, një shumë që është urgjentisht e nevojshme në institucionet tona të kujdesit ose në shkolla!”

Në sondazhet e kohëve të fundit, BSW pritet ë marrë afro 7 për qind të votave gjermane.

Die Linke: “Zgjerimi i lidhur me standardet sociale dhe demokratike”

Die Linke (E Majta) është një parti e majtë që përfaqëson interesat e punëtorëve dhe shtresave më të ulëta të shoqërisë. Ata mbështesin zgjerimin e BE-së, por kërkojnë që anëtarësimi të jetë i lidhur ngushtë me përmbushjen e standardeve sociale dhe demokratike.

Citat origjinal nga programi i Die Linke:

“Zgjerimi i BE-së duhet të lidhet me standarde sociale dhe demokratike! Një anëtarësim në BE duhet të lidhet me indikatorë zhvillimi social, të sundimit të ligjit dhe demokratik në vend dhe nuk duhet të jetë as pjesë e marrëveshjeve gjeostrategjike të NATO-s dhe SHBA-së dhe as të jetë i lidhur me kushte për shkurtime dhe privatizime.”

E majta pritet të marrë rreth 3 përqind të votave të elektoratit gjerman.

Një mur provizor me postera të ndryshëm politik për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2024 në Gjermani: CSU (Bavaria) me Manfred Weber, slogani: "Për një Bavari të fortë në Evropë"; SPD me Olaf Scholz dhe Katarina Barley, slogani: "Zërat më të fortë të Gjermanisë për Evropën"; Die Grünen, slogani: "Vetëm demokracia krijon liri"; AfD, slogani: "Vendi ynë i pari"; Die Partei, (Partia) slogani: "Gjermania është federatë"; VOLT, slogani: "Mos u bë budalla"; dhe Tierschutzpartei (Partia e mbrojtjes së kafshëve), slogani: "Stop transportet e kafshëve me dhimbje".
Pllakatë zgjedhore në Bavari, Manrfed weber është kandidati kreysor i simotrës bavareze të CDU-së, CSU.Fotografi: picture alliance/Eibner-Pressefoto/Franz Feiner

Zgjedhjet Evropiane 2024 në Gjermani

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Gjermani mbahen më 9 qershor 2024; qendrat e votimit janë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00. Në zgjedhje marrin pjesë 41 parti. Janë thirrur të votojnë rreth 64.9 milionë njerëz, për herë të parë, votojnë edhe të rinj duke filluar nga mosha 16 vjeçare.

Në Parlamentin aktual Evropian, Gjermania përfaqësohet nga 14 parti: CDU/CSU (29 deputetë), SPD (16 deputetë), Të Gjelbrit (21 deputetë), AfD (11 deputetë), FDP (5 deputetë), Die Linke (5 deputetë), Freie Wähler (2 deputetë), ÖDP (1 deputet), Piratenpartei (1 deputet), Volt (1 deputet), Die PARTEI (1 deputet), Familienpartei (1 deputet), Tierschutzpartei (1 deputet) dhe Partia për Kërkime Shëndetësore (1 deputet). Gjermania ka gjithsej 96 deputetë nga 720 në Parlamentin Evropian./DW

Etiketa: BEpartizgjedhjet europiane

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

15:08 : 23/05/2025
RAJONI

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

10:41 : 23/05/2025
AKTUALITET

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

10:34 : 23/05/2025
AKTUALITET

Resuli: Shqipëria klasifikohet tek vendet e treta, nëse hyjmë në Europë do jemi “si të njerkës”

09:47 : 23/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
BOTA

DW: Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

08:34 : 23/05/2025
Para
Foto ilustruese

Kujdes infeksionet në pishina! Paralajmërojnë mjekët: Klori i tepër i dëmton fëmijët

TË GJITHA

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

17:24 : 24/05/2025

Sulmet ruse vrasin 13 persona në Ukrainë, plagosen dhjetëra të tjerë

17:13 : 24/05/2025

Mbylli sezonin si protagonist në mbrëmjen e titullit, Sherri: Jetova ëndrrën e fëmijërisë time

17:03 : 24/05/2025

U largua në janar nga Partizani, sulmuesi gjen golin e parë me skuadrën e re (Video)

16:47 : 24/05/2025

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh

16:38 : 24/05/2025

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

16:30 : 24/05/2025

Universitetet në Hong Kong hapin dyert për studentët e huaj të Harvardit

16:21 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com