• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria me pensionin më të ulët në Europë”, Bozdo: Rama po e dërrmon vendin

13:40 : 07/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka deklaruar se Shqipëria është vendi me pensionin më të ulët në Europë.

Bozdo shprehet se sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian. Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Ai shton se mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

Bozdo tha se, shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.

Bzodo deklaron se Edi Rama po e dërrmon vendin “dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre“.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

Deklarata e plotë:

Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulti në Evropë. Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian. Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.

Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanar-ndricuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se, varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Sipas Eurostat rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë.

Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, që e ka kthyer këtë sektor në lavatriçe të parave të krimit të organizuar vendas dhe të huaj.

Shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur kryeministri tregohet me gisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, si kumbar i mafias dhe zhbërës i zgjedhjeve të lira. Kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.

Kur shqiptarët renditet të tretët në botë si azilkërkues. Vendi i tyre nuk është në luftë si Siria dhe Afganistani, por qeverisja është një talebanizëm i veshur me Brioni dhe lustruar me reklama të paguara në mediat e vendit dhe të huaja.

Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre.

Partia Demokratike është në ballë të kesaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

Gjyshërit e fëmijëve tanë meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte.

Etiketa: Edi RamaEno Bozdokrimpensione te uleta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
Para

I dënuar me burg në Spanjë, kapet në aksin Vorë - Fushë Krujë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com