Ndërkohë që mediat më të mëdhaja ndërkombëtare i kanë vënë emrin që i takon, si kreu i narko-shtetit të vetëm në Europë, Edi Rama vijon me postime në rrjetet sociale duke sulmuar këdo që i ka vënë emrin e vërtetë.
Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe një herë personat që u morën në intervistë apo u përmendën nga investigimi i emisionit Report në RAI 3, në lidhje me lidhjet e krimit të qeverinë e tij.
Pas protestës së sotme të opozitës para Parlamentit, e cila mori vëmendje ndërkombëtare, Rama ka sulmuar opozitën dhe mediat e huaj se po hedhin baltë mbi qeverinë e tij e cila çdo ditë përfshihet nga skandali në skandal.
Përpjekje të dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar shqiptarët se po sulmohet nga ish-krahu i tij i djathë, Arben Ahmetaj, nga lideri i opozitës apo edhe nga Beketi,janë dukshëm tallaze të një njeriu të cilit i ka rënë propaganda përtokë.
Me anë të një postimi në X, Rama ka theksuar se se vesi del me shpirtin, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i ndjekin më.
Reagimi i plotë i Edi Ramës:
“Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë popull qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mbajuni shënim çdo gjë dhe mos i falni më për asgjë, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”, shkruan Rama.