I ftuar në një intervistë në Skype për Fax News, Petrit Vasili ka folur për zhvillimet politike të ditës së sotshme, seancën plenare dhe protestën e organizuar nga opozita shqiptare pranë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Si fillim ai ka folur për debatet e sotshme në seancën plenare ku është shprehur se ishte një seancë shumë e rëndësishme.
“Ishte një seancë shumë e rëndësishme sepse vinte fill mbas emisioneve tronditëse, jo vetëm të RAI 3 por edhe të komunikimeve të BILD-it gjerman, i cili përveç shumë gjërave të tjera bëri publike dhe faktin që në Gjermani ka një dosje të hapur, në të cilën ëshë implikuar dhe vëllai i Edi Ramës në një çështje trafiku droge në Hanover, pra ishte një seri lajmesh tronditëse, dhe njëkohësisht ishte në tavolinë, një kërkesë e opozitës për një mocion me debat, me kryeministrin, me kryeprotagonistin e të gjithë denoncimeve të aferave mafioze që emisioni publik RIA 3 ka bërë” ka thënë Vasili.
Gjithashtu ai foli dhe për ndalimin e seancës plenare nga Lindita Nikolla.
“ Refuzimi i Lindita Nikollës sot ka qënë një nga skandalet më të rënda të plurarizmit shqiptar”.
Sipas tij e gjithë kjo situatë e cila përvijoji me refuzimin e Nikollës për të mbajtur një debat kaq të madh sigurisht që ju vu kapaku, jo vetëm krimit, por edhe fajësisë absolute që rëndon mbi Edi Ramën dhe qeverisë së tij të lidhur me narkoshtetin që mbizotëron në Shqipëri.
Gjithashtu ai u shpreh se zyra e shetit është kthyer në një zyrë mafioze biznesesh dhe emisioni RAI 3 solli përkufizimin e narkoshtetit.
Në lidhje me deklaratat e Melonit Vasili tha se: “ Unë Melonin nuk dëgjoj si një politikane që është në fushatën e saj elektorale”.
Gjithashtu ai shtoi se “ Për mafjen e Edi Ramës nuk kam ndërmend të dëgjoj Melonin, pasi më mjaftojnë të gjitha raportet ndërkombëtare pa përjashtim”.
Në fund ai u shpreh se “Puna e një opozite matet me veprimet e saj, nuk matet me asnjë kriter tjetër sepse opozita denoncon fortë dhe është në aksion të vazhdueshëm në protestë, ka vënë me shpatulla pas muri qeverinë dhe është e vetmja opozitë që ka çuar pas hekurave pafund njerez të kësaj qeverie”.