Seanca plenare vijon ende, por të pranishëm në sallë janë vetëm 10 deputetë, 6 prej të cilëve i përkasin opozitës, ndërkohë që vetëm 4 deputetë janë nga maxhoranca.
Në sallë nuk është asnjë përfaqësues nga kabineti qeveritar. Siç duket, ligjvënsit e maxhorancës dhe pjesëtarët e qeverisë kanë shpërfillur direktivat e kryesocialistit Rama për pjesëmarrje në punimet e parlamentit.