• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Melonin shkon nga Rinasi drejt Gjadërit me helikopter, pritet nga Rama

12:39 : 05/06/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri, ku po inspekton qendrat e refugjatëve që po ndërtohen nga qeveria italiane në territorin shqiptar, më konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër.

Meloni është pritur në aeroportin e Rinasit nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe më pas është nisur me helikopter drejt Gjadërit. Aty ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.

Pas inspektimit të punimeve në Gjadër, Meloni dhe Rama janë nisur drejt Shëngjinit, aty ku kanë planifikuar edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Marrëveshja e nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Gergia Meloni, i hapë rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që do të kapen në brigjet italiane.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.

Lexo edhe:

Vuçiç pret takimin me Trump: S’ka rëndësi se ku bisedojmë, u konsultova me Orban dhe Melonin

Mbahej në Gjadër, riatdhesohet emigranti i parë! Ministri italian: Operacionet do vazhdojnë

Kjo vizitë e Melonit në Shqipëri vjen në një kohë kur emisioni “Report” në televizionin shtetëror italian RAI 3 ka publikuar dy dokumentare që dëshmonte lidhjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale. Meloni i ka dalë publikisht në mbrojtje homologut të saj shqiptar.

Kampet e pritjes së refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër ishin planifikuar për t’u hapur më 20 maj, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi ato ende nuk janë gati.

Marrëveshja “Rama-Meloni” është kundërshtuar fort nga opozita në Itali, të cilët e kanë konsideruar si një propagandë të kryeministres italiane, pasi do të shpenzohen sipas kostot fillestare 650 milionë euro për ngritjen e dy kampeve në Shqipëri, edhe pse ata pretendojnë se kostoja ka shkuar në 800 milion euro, ndërkohë që në Itali janë shpenzuar vetëm 52 milionë euro për ngritjen e 10 qendrave strehimi për refugjatë.

Po ashtu, marrëveshja Rama-Meloni është kundërshtuar dhe nga opozita në Shqipëri, duke depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit votoi me shumicë 5 me 4 në favor të Ramës, duke e konsideruar si në përputhje me Kushtetutën paktin e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë.

30 deputetë të opozitës që kishin depozituar padinë, e konsideronin marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerësore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruana, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Etiketa: gjaderhelikoptermeloni

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç pret takimin me Trump: S’ka rëndësi se ku bisedojmë, u konsultova me Orban dhe Melonin

21:43 : 02/05/2025
AKTUALITET

Mbahej në Gjadër, riatdhesohet emigranti i parë! Ministri italian: Operacionet do vazhdojnë

08:57 : 20/04/2025
BOTA

Qeveria italiane për takimin Meloni-Vance: Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera

21:27 : 18/04/2025
BOTA

Tension në konferencën me Meloni, Trump mohon të ketë ofenduar Evropën: Nuk e kam quajtur kurrë ‘parazite’

22:05 : 17/04/2025
BOTA

Do të rifillojë BE tarifat hakmarrëse? Meloni: Uroj të ul në tryezë Trumpin dhe liderët europianë

19:58 : 17/04/2025
AKTUALITET

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

17:07 : 15/04/2025
Para

E rëndë! Var veten 33-vjeçarja në Tiranë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com