• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meloni vjen sot në Shqipëri, do inspektojë qendrat për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër

08:33 : 05/06/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojë këtë të mërkurë Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e refugjatëve që po ndërtohen nga qeveria italiane në territorin shqiptar, më konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër. Marrëveshja e nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Gergia Meloni, i hapë rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që do të kapen në brigjet italiane.

Sipas axhendës, Meloni dhe Edi Rama në orën 11:15 do të vizitojnë kampin e Gjadrit dhe më pas në orën 12:00 në kampin pritës në Shëngjin do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.

“Ditën e sotme (Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15. Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.” – thuhet në njoftimin e axhendës.

Kjo vizitë e Melonit në Shqipëri vjen në një kohë kur emisioni “Report” në televizionin shtetëror italian RAI 3 ka publikuar dy dokumentare që dëshmonte lidhjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale. Meloni i ka dalë publikisht në mbrojtje homologut të saj shqiptar.

Lexo edhe:

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Kampet e pritjes së refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër ishin planifikuar për t’u hapur më 20 maj, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi ato ende nuk janë gati.

Marrëveshja “Rama-Meloni” është kundërshtuar fort nga opozita në Itali, të cilët e kanë konsideruar si një propagandë të kryeministres italiane, pasi do të shpenzohen sipas kostot fillestare 650 milionë euro për ngritjen e dy kampeve në Shqipëri, edhe pse ata pretendojnë se kostoja ka shkuar në 800 milion euro, ndërkohë që në Itali janë shpenzuar vetëm 52 milionë euro për ngritjen e 10 qendrave strehimi për refugjatë.

Po ashtu, marrëveshja Rama-Meloni është kundërshtuar dhe nga opozita në Shqipëri, duke depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit votoi me shumicë 5 me 4 në favor të Ramës, duke e konsideruar si në përputhje me Kushtetutën paktin e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë.

30 deputetë të opozitës që kishin depozituar padinë, e konsideronin marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerësore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruana, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Etiketa: gjadermarreveshjameloniRamashengjinvizite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët në gjithë vendin bojkotojnë seancat gjyqësore për 3 ditë

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com