• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Avokati i Dorian Aliajt: Nuk ishte i organizuar, euforia e moshës…

15:52 : 02/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Avokati Mirash Ndoci i cili ka marrë në mbrojtje Dorian Alinë, njërin prej të arrestuarve si sulmues i avokatit Sokol Mëngjesi, në një reagim të gjatë ka sqaruar se sulmi sipas tij nuk ishte i qëllimshëm dhe as i planifikuar.

Në përgjigje për Top Channel, avokati Ndoci e nis reagimin e tij duke shprehur solidaritet dhe duke i uruar shërim të shpejtë kolegut të tij, avokatit Sokol Mëngjesi.

Ai shton më tej se në media është abuzuar, pasi sipas tij, nuk  ka patur një koordinim midis të rinjve apo dhe nuk ka pasur porositës për këtë situatë, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se ishte kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ai i cili deklaroi se autorët janë takuar rreth 1 muaj më parë. Ndërkohë që ka qenë klienti i tij, Dorian Alia i cili e ka identifikuar vjehërrin e tij Dritan Nanon si porositës të sulmit.

Avokati Mirash Ndoci thotë se ishte euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia që çuan në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas tij, përfshirja e dy kushërinjve Drivald Alia dhe Elton Kasaj si dhe shokut Romario Tabaku janë rastësore dhe aspak të organizuara.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe duke marrë parasysh rëndësinë e transparencës dhe profesionalizmit në trajtimin e çështjeve ligjore, dëshiroj të sqaroj disa aspekte të rëndësishme lidhur me situatën e ndodhur dhe klientin tim, Dorian Alia.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

Edhe pse jam përfaqësuesi i të dyshuarve, unë jam avokat dhe ndihem thellësisht i prekur për atë çka i ndodhi kolegut dhe mikut tim dhe njëkohësisht gjej rastin t’i uroj shërim të shpejtë. Profesioni ynë na vendos përballë sfidave të cilat duhet maturi dhe profesionalizëm për t’u dalë mbanë. Veprimet e kryera nga Dorian Alia, nuk kanë qenë aspak të qëllimshme dhe të përllogaritura.

Askujt mos i ndodhtë një situatë e tillë, siç është shprehur i penduar dhe vetë ai duke kërkuar ndjesë përpara Gjykatës për veprimin e pakontrolluar dhe impulsiv ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Duke kërkuar ndjesë familjes së avokatit dhe në veçanti fëmijëve të tij por edhe opinionit dhe shoqërisë që u prek shumë nga ngjarja. Nuk mund të lë pa përmendur faktin se është abuzuar në media duke dalë në përfundime për të cilat janë organet kompetente ato që do të shprehen, nuk është etike dhe rëndon situatën, konkludimet e mediave që ka patur një koordinim midis të rinjve apo dhe që ka patur një porositës për këtë situatë.

 Është e vërtetë që pikënisja e kësaj situate është trashëgimia e pronës, përfaqësues ligjor për sistemimin (kthimin) e së cilës ka qenë avokat Sokol Mëngjesi. Prona për të cilën përflitet është trashëgimi e znj. Albana Nano, vjehrra e Dorian Aliajt (bashkëshorti i vajzës së vetme të familjes Nano). Janë të njohura kalvaret e gjata të kthimit të pronave në dyert e gjykatave dhe problematikat e hasura me falsifikimet e dokumentacioneve bashkëshoqëruese. Problematikat e pronës, përfaqësimi dhe manipulimet e dyshuara, kanë bërë që znj. Albana Nano t’i drejtohet organeve kompetente duke kryer një kallëzim penal me qëllim vijueshmërinë me ekspertizat për shkrimin dhe firmat në kontratën e porosisë. Siç e dëshmon dhe vetë i dyshuari, ai nuk ka kontaktuar më parë me avokatin Sokol Mëngjesi.

Ka qenë një takim midis vjehrrit të tij z. Dritan Nano dhe avokatit në muajin shkurt 2024, ku Dorian Alia ka qëndruar në distancë dhe ka ndjekur zhvillimin e bisedës me tone jo të përshtatshme nga ana e avokatit për pretendimet e ngritura për pagesat mbi përfaqësimin e kryer. Bisedat familjare e kanë bërë të njohur situatën dhe kanë rihapur problematikën. Dihet që kur diskutohet për pronat dhe aq më tepër për zhvatje të padrejtë të tyre, nuk mund të ketë një atmosferë qetësie. Euforia e moshës, sedra e prekur dhe gjaknxehtësia, çuan në reagimin e papërmbajtshëm dhe aspak të hijshëm të Dorian Aliaj, i cili në momentin kur e kuptoi situatën u vetëdorëzua në polici. Përfshirja e dy kushërinjve Drivald Alia dhe Elton Kasaj si dhe shokut Romario Tabaku janë rastësore dhe aspak të organizuara. Theksoj se familjarët e Dorian Alia, (bashkëshortja me fëmijët, vjehrri Dritan Nano dhe vjehrra Albana Nano) kanë qenë në Pogradec në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Sapo është kontaktuar nga policia z. Dritan Nano është drejtuar vetë drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e policisë. Në momentin e ndalimit të të dyshuarit Dorian Alia, iu bë e ditur se dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88-25 i Kodit Penal. Me administrimin e akteve nga organi i akuzës, të dyshuarit iu rëndua pozita duke e çuar përpara Gjykatës edhe për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal. Ftojmë publikun dhe mediat të tregojnë maturi dhe të presin vendimet e organeve kompetente, duke shmangur paragjykimet dhe nxitjen e tensioneve të panevojshme. Në këtë mënyrë, mund të kontribojmë të gjithë për një proces të drejtë dhe transparent”-thuhet në reagimin  e avokatit Mirash Ndoci.

Etiketa: Avokati Mirash NdocidhunimiDorian AliaDritan NanoSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

17:07 : 08/05/2025
AKTUALITET

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

20:51 : 06/05/2025
AKTUALITET

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

19:29 : 26/04/2025
AKTUALITET

Dhunimi i faturistes së OSHEE, arrestohet 39-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej

22:01 : 25/04/2025
AKTUALITET

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

11:28 : 18/04/2025
AKTUALITET

U dhunuan nga nipat e Kapllanajt/ Reagon BKH: U sulmuam pa asnjë motiv, po kryenim detyrën

12:05 : 16/04/2025
Para

Puntata e dytë e emisionit "Report"/ Reagon Rama: Shikojeni dhe gjykojeni vetë!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com