• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arrestimet dhe frikësimet ndikuan në rënien e lirisë së shtypit në SHBA

18:49 : 02/06/2024
në BOTA

Ngacmimet, arrestimet, rënia e besimit dhe kufizimet si rezultat i problemeve ekonomike e bëjnë të vështirë punën e gazetarëve në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit, mediat amerikane punojnë kryesisht pa ndërhyrje, por Shtetet e Bashkuara megjithatë kanë rënë me 10 pikë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit në vitin 2024.

Disa gazetarë në Shtetet e Bashkuara janë arrestuar ose kërcënuar gjatë mbulimit të protestave kundër luftës Izrael-Hamas. Incidente të tilla, thonë ekspertët, kanë një ndikim negativ.

“Nëse mbulon një protestë dhe arrestohesh dhe ndoshta lëndohesh, do të mendosh dy herë nëse do të shkosh sërish herën tjetër kur mendon se ka rrezik që do të mund të kalosh natën në burg”, thotë Clayton Weimers, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së Reporterëve pa Kufij në SHBA.

Numri i shkeljeve të lirisë së shtypit ka rënë vitet e fundit, por incidente si bastisja e një redaksie në Kansas, arrestimet dhe kërkesat nga gjykatat që gazetarët të dorëzojnë dokumentet që zotërojnë, kanë ndikuar në rënien në Indeksin Botëror të lirisë së shtypit.

Një faktor tjetër, thonë Reporterët pa Kufij, është gjuha e ashpër e disa udhëheqësve politikë.

Lexo edhe:

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

Zyrtarët duhet të mbështesin median si pjesë e rëndësishme e demokracisë, thotë presidentja e Klubit Kombëtar të Shtypit Emily Wilkins.

“Ju bëj thirrje udhëheqësve tanë që të jenë të guximshëm dhe të thonë të vërtetën për median dhe rolin që ajo luan në demokraci. Ata duhet ta kuptojnë se çdo herë që sulmojnë gazetarët dhe median në tërësi, kjo është një goditje kundër demokracisë dhe dobëson vendin tonë”, thotë zonja Wilkins.

Faktorë tjerë që ndikojnë në ashpërsimin e mjedisit mediatik janë çështjet ekonomike. Analistët thonë se për shkak se kanë mbetur pak gazetarë, disa çështje mbulohen pak, ose aspak nga gazetarët.

Gazetarja e gazetës ‘Plain Dealer’ në Klivland, Sabrina Eaton, thotë se ajo është një nga të vetmet gazetare që mbulon Kongresin për audiencën në Ohajo.

“Nga ne pritet të informojmë për atë që po ndodh. Nëse askush nuk është në terren për t’i njoftuar njerëzit se çfarë po bëjnë ligjvënësit, mendoj se kjo është një tragjedi”, thotë zonja Eaton.

Duke vënë theksin te dezinformimi në nivele të larta dhe mosbesimin ndaj mediave, zoti Weimers thotë se gazetarët kanë një përgjegjësi të madhe.

“Ne jemi të prirur ta kuptojmë lirinë e shtypit si një të drejtë për gazetarët, por aty përfshihen edhe detyrimet që kanë vetë gazetarët. Ata kanë detyrimin etik të mbulojnë çështjet në mënyrë të drejtë, të jenë transparentë dhe të mbajnë përgjegjësi kur bëjnë gabime”, thotë zoti Weimers nga Reporterët pa Kufij.

Por jo gjithçka është përkeqësuar, thonë Reporterët Pa Kufij. Nëse miratohet një projekt-ligj i ri për shtypin, i cili ka mbështetje dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ai do të ofrojë mbrojtje më të madhe për gazetarët dhe burimet e tyre nga kërkesat e qeverisë për qasje në të dhënat e gazetarëve./VOA

Etiketa: arrestimetfrikësimetliriarëniaSHBAshtypi

Lajme të lidhura

BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
Para

Zelensky: Kina po përpiqet të minojë konferencën e paqes në Zvicër

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com