• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë, gjyqtarja Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes

Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën...

20:47 : 01/06/2024
në AKTUALITET

Fëmijët anë e mbanë botës kanë festuar sot 1 Qershorin, teksa shumë organizata kanë bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe siguri për ta. Shqipëria është një ndër ato shtete ku siguria e fëmijëve është thuajse inekzistente edhe kjo për faj të autoriteteve dhe kamikazëve në drejtësi.

Një ngjarje e tepër e rëndë është shënuar pak ditë më parë në kryeqytet, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.

Për të qenë më të saktë. Një qytetari, me inicialet Aldor N. i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës. Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet Dea K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qendruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.

Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.

Lexo edhe:

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Pas ngjarjes, Aldor N., i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes. Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por gjyqtarja Majlinda Dogga ka mbyllur sytë para pamjeve dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim skandaloz të marrë ditën e sotme.

Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.

Por duket se kjo gjyqtare e ka të rrugës një veprim të tillë. Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrton pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.

Por, si duket, kjo gjyqtare kamikaze nuk merrka mësim nga gabimet e së shkuarës. Një jetë u mor për shkak të mungesës së urdhrit të mbrojtjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fëmijë. Sot ajo vajzë duhej të festonte 1 qershorin si shumë fëmijë të tjerë, por është rrezikuar. Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares i duket normale.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.

Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetasja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero’, kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.

Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion.

Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.

Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.

Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua. Mirëpo duket se tani po përdoret ajo shprehja “kalova lumin, të dhje*sha kalin”. Si shumë të tjerë që kanë kaluar vettingun, nuk pyesin më për ligje. Edhe gjyqtarja Dogga nuk arrin të shohë me zë e figurë se si rrezikohet një vajzë, por sërish ka refuzuar urdhrin e mbrojtjes. /Pamfleti

Etiketa: fëmijëgjyqatremajlinda doggarrembimurdher-mbrojtje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

09:37 : 06/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
BOTA

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
BOTA

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025
Para

Euro 2024/ Prej 28 vitesh nuk fitojnë Evropianin, Federata gati premion për Gjermaninë

TË GJITHA

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

12:55 : 10/11/2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg/ Akuzat

12:52 : 10/11/2025

Nuk fituan asnjë bashki, Salianji: PD nuk është në rrugën e duhur, ka humbur pasionin

12:47 : 10/11/2025

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com