• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dortmund-Real, 5 gjëra që duhen pasur parasysh për finalen e Champions League

15:37 : 01/06/2024
në SPORT

Fituesi serial i Champions League, Real Madrid, do të kërkojë të shkatërrojë ëndrrat e Borussia Dortmundit në finalen që do të zhvillohet në Wembley mbrëmjen e sotme.

Kampionët spanjollë kërkojnë kurorën e tyre të 15-të europiane dhe të gjashtën në 11 sezonet e fundit kundër një Dortmundi që shpreson të fitojë kompeticionin për herën e dytë.

AFP Sports ka nënvizuar pesë gjëra që duhen pasur parasysh në finalen e madhe:

Fushata e Bellingham për Topin e Artë

Jude Bellingham është emblema e diferencës mes dy klubeve dhe shkallës së sfidës me të cilën përballet Dortmundi këtë fundjavë.

Lexo edhe:

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

Champions/ Shkëndija e Tetovës reziston në Uells, mbyllet pa gola sfida ndaj TNS

Pas daljes në skenë si një talent i jashtëzakonshëm adoleshent te Birmingham në nivelin e dytë të futbollit anglez, Bellingham arriti nivele më të larta gjatë tre viteve te Dortmund.

Ai më pas u shit për mbi 100 milionë euro (85 milionë £) te Madridi 12 muaj më parë dhe ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme edhe pse vetëm 20 vjeç duke shkëlqyer në radhët e madrilenëve.

Bellingham tashmë është kurorëzuar lojtari më i mirë i sezonit në La Liga pasi ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet dukeë ndihmuar Madridin të fitojë titullin spanjoll.

Nëse i shton koleksionit edhe trofeune  Champions League ai mund të bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në 2001, veçanërisht me Tre Luanët që do të luftojnë edhe për të fituar Euro 2024.

A mund të shkëlqejë Sancho në kthimin në shtëpi?

Jadon Sancho kthehet në qytetin e tij të lindjes, por me ngjyrat e Dortmundit ai ka lulëzuar në dy periudha të ndryshme.

24-vjeçari u kthye në Gjermani në janar si huazim nga Manchester United, që kishte paguar Dortmundin 73 milionë sterlina (93 milionë dollarë) për sulmuesin më pak se tre vjet më parë.

Sancho pati vështirësi nën drejtimin e tre trajnerëve të ndryshëm tek United dhe përfundimisht u përjashtua nga Erik ten Hag pas një grindjeje publike me holandezin.

I kthyer te Dortmund, ai është dukur një lojtar ndryshe dhe ka luajtur një rol kryesor në fitoren e gjysmëfinales, ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germain.

Fitorja ndaj Madridit do të mbyllte një përmbysje spektakolare në sezonin e tij dhe do të ndihmonte në lehtësimin e dhimbjes së provuar pak vite më parë në Wembley.

Sancho ishte një nga tre anglezët që humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 të humbur ndaj Italisë.

Lamtumirë ëndrrash për Reus?

Së bashku me Mats Hummels, Marco Reus është një nga vetëm dy lojtarët e Dortmundit që përjetuan humbjen në finalen e 2013 ndaj Bayern Munich.

Dëmtimet e kanë privuar të përmbushë potencialin e tij të plotë, duke përfshirë një problem në kyçin e këmbës që e bëri atë të humbasë fitoren e Gjermanisë në Kupën e Botës 2014.

Por, lojtari i lindur në Dortmund ka qenë ylli i madh i klubit, duke shënuar 170 gola, gjatë një epoke ku verdhezinjtë kanë ndihmuar në zhvillimin e Bellingham, Sancho dhe Erling Haaland.

Tani 35 vjeç, e shtuna do të jetë ndeshja e tij e 429-të dhe e fundit në karrierën e Dortmundit që mund të ketë një fund përrallor.

Fullkrug vs Rudiger

Një përplasje e peshave të rënda mes dy ndërkombëtarëve gjermanë mund të vendosë fatin e finales.

Brenda dy javësh, Niclas Fullkrug dhe Antonio Rudiger do të rreshtohen në të njëjtën anë kur Gjermania do të kërkojë lavdinë në Euro 2024.

Ata kanë marrë rrugë shumë të ndryshme drejt ndeshjes më të madhe në futbollin europian për klube.

Vetëm dy sezone më parë Fullkrug luante në kategorinë e dytë të Gjermanisë me Werder Bremen, por fitoi grumbullimin e parë në ekipin kombëtar në moshën 29 vjeç për Kupën e Botës 2022 dhe më pas erdhi transferimi i tij i madh te Dortmundi verën e kaluar.

Sulmuesi i madh ka shënuar 16 gola këtë sezon, duke përfshirë fituesin në gjysmëfinale, ndeshjen e parë kundër PSG.

Rudiger është tashmë një fitues i Champions League që nga koha e tij te Chelsea dhe qendërmbrojtësi luajti një rol të madh në ecurinë e Madridit në finale duke mbyllur sulmuesin e Manchester Cityt, Haaland dhe Bayern Munich, Harry Kane.

Ancelotti, mjeshtri i Champions League

Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti tashmë qëndron i vetëm si njeriu i vetëm që ka fituar Champions-in katër herë si trajner dhe mund të krijojë një diferencë të qartë si trajneri më i suksesshëm në historinë e kompeticionit në Wembley.

Ancelotti udhëhoqi Milan-in drejt lavdisë në Champions League në 2003 dhe 2007 përpara se t’i jepte fund thatësirës 12-vjeçare të Madridit duke fituar trofeun e 10-të në 2014 gjatë qëndrimit të tij të parë në kryeqytetin spanjoll dhe duke e fituar atë përsëri në 2022.

Por është gjatë periudhës së tij të dytë si trajner i Real Madridit që përzierja e menaxhimit të yjeve dhe aftësive taktike të Ancelottit ka filluar të marrë lavdërimet e merituara dhe italiani të kon siderohet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Etiketa: Bayern Munichchampions leagueDortmund

Lajme të lidhura

SPORT

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

23:06 : 08/07/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija e Tetovës reziston në Uells, mbyllet pa gola sfida ndaj TNS

22:14 : 08/07/2025
SPORT

Arb Manaj bën heroin, Drita triumfon në duelin e parë kualifikues të Champions-it

22:00 : 08/07/2025
SPORT

Bayern Munich ka gati ofertën, 100 milionë euro për yllin e ri francez

20:26 : 08/07/2025
SPORT

Egnatia pret Breidablik, formacionet zyrtare të sfidës kualifikuese të Champions League

19:57 : 08/07/2025
SPORT

TNS-Shkëndija Tetovë/ Dy ish-lojtarë të Shqipërisë titullarë, formacionet zyrtare

19:36 : 08/07/2025
Para

Asgjësohen 334 bimë narkotike të Vlorë, shpallet në kërkim autori

TË GJITHA

“Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

14:13 : 11/07/2025

Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri shoqërore! Sfidoi Policinë me snajper në makinë

13:55 : 11/07/2025

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

13:32 : 11/07/2025

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

13:23 : 11/07/2025

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com